
Rusia po ndërton një radar gjigand në Kaliningrad, i aftë të zbulojë avionë dhe raketa në distanca nga 900 deri në 3.000 kilometra, duke forcuar ndjeshëm kapacitetet e saj të mbikëqyrjes ushtarake mbi Evropën. Sipas një hetimi të gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), bazuar në imazhe satelitore të kompanisë finlandeze Iceye, Moska po zgjeron ndjeshëm praninë dhe infrastrukturën ushtarake në rajonin e Baltikut. Radari i ri, që po ndërtohet pranë qytetit të Gvardejskut, përbëhet nga tri rreshta të mëdha antenash, secila mbi 500 metra e gjatë, të vendosura në formë ylli. Sistemi i përket teknologjisë OTH, e njohur si radar përtej horizontit, që përdor përhapjen e valëve radio për të zbuluar objektiva në distanca shumë më të mëdha se radarët tradicionalë. Kjo i mundëson Rusisë të monitorojë hapësirën ajrore jo vetëm në rajonin e Baltikut, por edhe në zona të largëta të Evropës, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe. Kaliningradi është një nga pikat më të rëndësishme strategjike të Rusisë në Evropë. Në këtë enklavë, të vendosur mes Polonisë dhe Lituanisë, ndodhen Flota ruse e Baltikut, sisteme raketore dhe njësi të mbrojtjes ajrore. Rajoni ka rëndësi të veçantë edhe për shkak të korridorit të Suualkit, një rrip i ngushtë territori mes Polonisë dhe Lituanisë, që lidh vendet baltike me pjesën tjetër të NATO-s. Në rast konflikti, ndërprerja e këtij korridori mund të izolonte Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë nga aleatët e tyre. Sipas raportit të Iceye, në Kaliningrad janë identifikuar më shumë se 20 instalime të lidhura me inteligjencën e sinjaleve dhe luftën elektronike. Krahas radarit të ri, pranë Çernjahovskut ndodhet edhe një kompleks i madh rrethor antenash. Këto sisteme mundësojnë përgjimin e komunikimeve satelitore, gjurmimin e lëvizjeve ajrore, zbulimin e raketave balistike dhe ndërhyrjen në sinjalet elektronike. Imazhet satelitore tregojnë gjithashtu strehime të mbrojtura për avionët luftarakë në bazën e Çkalovskut, që mund të shërbej…

Vazhdojnë tensionet diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës ndërkohë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se mund të jetë marrë një vendim politik për të ngadalësuar mbështetjen e Uashingtonit ndaj Kievit. Ai theksoi se vonesat në dërgesat e armëve dhe kufizimet në shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, janë “të vështira për t’u shpjeguar”. Gjatë një bisede online me një delegacion të Kongresit amerikan Zelensky deklaroi se Ukraina nuk ka marrë shpjegime të plota lidhur me kufizimet e vendosura për përdorimin e sistemit “Starshield”, i cili është i nevojshëm për kryerjen e sulmeve me dronë dhe për mbrojtjen kundër sulmeve ruse. “Për fat të keq, dimë se Pentagoni po vonon dërgimin e raketave, për të cilat partnerët tanë kanë paguar tashmë. E gjithë kjo lë të kuptohet se është marrë një vendim politik për të ngadalësuar mbështetjen ndaj nesh”, tha Zelensky. Zelensky deklaroi gjithashtu se Ukraina është e gatshme të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës për një periudhë prej 30 ditësh, me kushtin që Uashingtoni t’i ofrojë Ukrainës raketa për sistemin “Patriot”. Ndëërkohë presidenti amerikan Donald Trump shprehu sërish pakënaqësitë e tij ndaj Zelensky, duke thënë se dikush tjetër duhet të negociojë në emër të Kievit. “Mendoj se është koha që dikush tjetër të negociojë në emër të Ukrainës, sepse ajo që ka ndodhur, shumë pak territor është zhvendosur, por një million njerëz, një numër i jashtëzakonshëm njerëzish kanë vdekur. Ukraina mund ta kishte zgjidhur këtë gjë shumë kohë më parë. Ndoshta është koha që dikush tjetër të negociojë”, tha Trump. Trump deklaroi se Zelensky nuk e di për çfarë po flet dhe se nëse do ta kishte dëgjuar presidentin amerikan, do të kishte bërë një marrëveshje shumë më të mirë shumë kohë më parë. Klan News /tvklan.al

Mbështetja për Presidentin Donald Trump ka rënë në nivelin më të ulët historik, sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos, ndërsa amerikanët shprehin shqetësim për çmimet e larta të karburanteve para zgjedhjeve të mesmandatit më 3 nëntor. Sondazhi katërditor tregon se rreth 31% e amerikanëve e mbështesin punën e Trumpit në detyrë, një rënie prej një pikë përqindjeje krahasuar me dy javë më parë, çka përbën nivelin më të ulët gjatë gjithë mandateve të tij presidenciale. Kur u pyetën se për cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet për Kongresin do të mbaheshin sot, rreth 47% e votuesve të regjistruar në nivel kombëtar zgjodhën demokratët, ndërsa 35% zgjodhën republikanët. Ky avantazh i demokratëve prej 12 pikësh është më i madhi i regjistruar gjatë ciklit aktual zgjedhor dhe mund të forcojë shpresat e tyre për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit amerikan. Për republikanët, humbja e kontrollit në cilëndo prej dhomave të Kongresit mund ta vështirësojë zbatimin e agjendës së Trumpit gjatë dy viteve të fundit të mandatit të tij. Anketimi, i cili u zhvillua në internet, mblodhi përgjigje nga 1,679 të rritur në SHBA, përfshirë 1,279 votues të regjistruar. Rezultatet e sondazhit kanë një marzh gabimi prej 2 pikësh përqindjeje për të gjithë të anketuarit. Klan News /tvklan.al

Presidenti i SHBA-së Donald Trump përdori trazirat e dhunshme në Francë si argument kundër demokratëve në betejën e tij për të mbrojtur një vend në Senatin e Kansasit, i mbajtur prej kohësh nga republikanët, por që rrezikon t’u bjerë kundërshtarëve të tij politikë. Tubimi i Trump në emër të presidentit aktual republikan, Roger Marshall, ishte […]

Përfaqësuesja demokrate në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Rashida Tlaib, ka kërkuar arrestimin dhe hetimin e një ushtaraku izraelit, i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen e vajzës pesëvjeçare palestineze Hind Rajab në Rripin e Gazës. Tlaib theksoi se autoritetet amerikane kanë detyrimin ligjor të hetojnë rastin, pasi ushtari Sean Glass raportohet se ndodhet aktualisht në territorin e SHBA-ve. Në një reagim të publikuar të hënën në rrjetet sociale, Tlaib iu referua raportimeve për praninë e Glass në Shtetet e Bashkuara dhe kërkoi që institucionet amerikane të ndërmarrin veprime për të zbardhur rolin e tij të dyshuar në ngjarjen e rëndë. Ajo argumentoi se SHBA-të, si palë në Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit dhe në Konventat e Gjenevës, kanë përgjegjësi për të hetuar dhe për të ndjekur penalisht personat e dyshuar për krime të rënda ndërkombëtare. “Si palë në Konventën për Gjenocidin dhe Konventat e Gjenevës, qeveria jonë është e detyruar ta arrestojë dhe ta hetojë atë për këto krime lufte dhe akte gjenocidi”, shkroi Tlaib në reagimin e saj. Deklarata e kongresmenes amerikane shoqërohej me një raport të publikuar nga Fondacioni Hind Rajab (HRF), një organizatë që dokumenton dhe ndjek raste të dyshuara të krimeve të luftës të kryera nga ushtarë izraelitë në Gaza. Organizata njoftoi se i ka paraqitur Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve një kërkesë urgjente për arrestimin e Sean Glass. Sipas HRF-së, Glass ka komanduar kompaninë ushtarake të njohur si “Vampire Empire”, e cila dyshohet se ishte e përfshirë në vrasjen e Hind Rajab, anëtarëve të familjes së saj dhe personelit mjekësor që po përpiqej t’i vinte në ndihmë vajzës. Organizata pretendon se hetimi i saj e vendos Glass dhe trupat nën komandën e tij në afërsi të drejtpërdrejtë të automjetit, ku ndodhej fëmija në momentin e sulmit. “Sean Glass sot lëviz i lirë në Shtetet e Bashkuara. HRF kërkon që autoritetet amerikane ta arrestojnë dhe ta sjellin para drejtësisë”, deklaroi org…

Partia e djathtë gjermane Alternativa për Gjermaninë (AfD) është shënjestruar nga një sulm i madh kibernetik, i cili dyshohet se ka ekspozuar qindra mijëra email-e, raportuan sot mediat vendase. Sipas AfD-së, gjatë një sulmi nga hakerët dyshohet se janë vjedhur të dhëna nga llogaritë e email-it të partisë. “Në shtator të vitit 2026 ndodhi një [...] Read More...

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të hënën mbrëma se Rusia “është sjellë mirë në lidhje me Ukrainën”. Ai ka sugjeruar gjithashtu se dikush tjetër, përveç presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duhet të negociojë në emër të Kievit zyrtar për fundin e luftës. Duke folur me gazetarët teksa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për të

Pakënaqësia ndaj gjendjes së arsimit, rritjes së kostos së jetesës dhe krizës së strehimit ka nxjerrë mijëra qytetarë në rrugët e disa vendeve evropiane, përfshirë Francën, Spanjën, Portugalinë dhe Italinë. Protestat, të cilat në disa raste nisën në mënyrë paqësore, janë shoqëruar edhe me përplasje të dhunshme me policinë, plaçkitje dhe dëmtime të pronave. Në Francë, nxënësit e shkollave të mesme kanë protestuar kundër mungesës së mësuesve, kushteve të këqija në shkolla dhe problemeve me pranimin në universitete. Demonstratave iu bashkuan edhe qytetarë të tjerë, të cilët shprehën pakënaqësinë për rritjen e çmimeve, veçanërisht të karburanteve, si dhe për përkeqësimin e kushteve ekonomike. Një nga sindikatat më të mëdha të vendit, Konfederata e Përgjithshme e Punës, ka mbështetur protestat, duke kërkuar uljen e çmimeve, rritjen e pagave dhe përmirësimin e pensioneve. Ndërkohë, qeveria franceze ka njoftuar masa për të përballuar mungesën e stafit arsimor, përfshirë angazhimin e 3 mijë mësuesve zëvendësues. Në Spanjë, në qendër të protestave është kriza e strehimit. Aktivistët kanë dalë në rrugë kundër rritjes së qirave dhe dëbimeve, duke kërkuar ngrirjen e çmimeve dhe mbrojtje më të madhe për qiramarrësit. Pakënaqësia u shtua pas rastit të një 87-vjeçareje, e cila u dëbua nga banesa e saj pasi fondi i investimeve që e zotëronte i rriti qiranë me 230%. Gruaja ndërroi jetë dy javë më vonë, pasi ishte shtruar në spital. Qeveria e kryeministrit socialist Pedro Sánchez tentoi të miratonte masa emergjente për strehimin, përfshirë kufizimin e dëbimeve dhe rregullimin e qirave afatshkurtra, por nisma nuk mori mbështetjen e nevojshme në parlament. Ndërkohë, aktivistët kanë paralajmëruar vijimin e protestave dhe një grevë të përgjithshme më 11 nëntor. Edhe në Portugali, qindra qytetarë u mblodhën në Lisbonë për të protestuar kundër çmimeve të larta të banesave. Sipas të dhënave zyrtare të cituara në raport, çmimet e pronave në vend u dyfishuan nga viti 2015 deri në vitin 2024,…

Lidhjet mes një organizate kriminale belge dhe një bande braziliane të kokainës kanë qenë në qendër të një gjyqi të rëndësishëm në Bruksel, ku janë ngritur dyshime për bashkëpunim në trafikun e drogës mes grupeve kriminale evropiane dhe karteleve të Amerikës Latine, shkruan “The Guardian”. Në orët e para të mëngjesit të 7 shtatorit, një autokolonë e policisë së armatosur rëndë përshkoi rrugët e qeta të qendrës së Brukselit, në drejtim të lagjes Haren, në periferi të verilindjes së qytetit. Efektivët u drejtuan për në adresën 22 Avenue du Bourget, një kompleks i fortifikuar, në formën e një bunkeri ushtarak, që dikur shërbente si selia e NATO-s. Kompleksi modernist, me arkitekturën e tij të rreptë dhe funksionale, u ndërtua me shpejtësi në vitin 1967. Sot, ai strehon sallën e gjyqit Justitia, ku zhvillohen gjyqet federale në Belgjikë. Pikërisht aty, në vitin 2022, u gjykuan autorët dhe bashkëpunëtorët e sulmeve terroriste të Parisit të vitit 2015 dhe të Brukselit të vitit 2016. Muajin e kaluar, efektivë të armatosur me pushkë sulmi patrullonin korridoret e gjera të ndërtesës, duke garantuar sigurinë e pjesëmarrësve në gjyqin më të bujshëm të kësaj dekade: çështjen Bressers-Carvalho. Për një muaj, gjyqtarët dhe një numër i madh avokatësh ndanë sallën kryesore të gjyqit me gazetarët dhe publikun, të vendosur në njërën anë të një ndarjeje të madhe prej xhami të blinduar. Në anën tjetër ndodheshin 31 të pandehurit, të rrethuar nga efektivë me fytyra të mbuluara, për të mos u ekspozuar ndaj hakmarrjeve të mundshme. Një skenë e tillë ngjante më shumë me realitetin e vendeve të përfshira nga aktiviteti i mafieve. Gjatë seancave të gjata të zhvilluara përgjatë muajit, dy prej të pandehurve spikatën mes të tjerëve. I pari ishte Flor Bressers, një belg 40-vjeçar, i lindur në Lommel, një qytet me 35 mijë banorë në provincën e Limburgut. Bressers ka një profil të pazakontë për botën kriminale. I diplomuar në kriminologji në Universitetin e Lirë të Brukselit (VUB), ai njihej nga…

Qeveria italiane pritet të dërgojë 500 trupa ushtarakë shtesë në Milano, pas dy ditësh trazirash të dhunshme, gjatë të cilave protestuesit u përleshën me policinë, dogjën kazanë mbeturinash, plaçkitën dyqane dhe dëmtuan prona. Lajmi u bë i ditur nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini, kreu i partisë së djathtë Liga, i cili njoftoi përmes një postimi në rrjetet sociale se qeveria do të kalojë nga fjalët në veprime për të garantuar sigurinë në qytet. Masa pritet të përfshihet në paketën e re të sigurisë, e cila do të shqyrtohet në mbledhjen e kabinetit qeveritar të martën. Ndërkohë, frika nga një përsëritje e episodeve të dhunës ka bërë që shumë biznese në qendër të Milanos të mbyllin dyert më herët dhe të mbulojnë vitrinat me dërrasa e panele mbrojtëse. Gjatë fundjavës, qindra protestues, shumë prej tyre të dyshuar si të mitur, u përfshinë në akte dhune pas një demonstrate që fillimisht ishte paqësore. Protestat u organizuan kundër përkeqësimit të shërbimeve publike dhe rritjes së kostos së jetesës. Mes bizneseve të plaçkitura ishin dyqanet e markave sportive Decathlon dhe Arc’teryx, si dhe operatori i telefonisë celulare Vodafone. Në zonat luksoze tregtare, përfshirë Via Montenapoleone dhe Galleria Vittorio Emanuele, shumë dyqane larguan mallrat nga vitrinat dhe shtuan masat e sigurisë. Kryeministrja Giorgia Meloni dënoi dhunën dhe zhvilloi të hënën një takim me ministrat dhe drejtuesit e institucioneve të sigurisë për të diskutuar situatën. Ndërkohë, ministri i Jashtëm Antonio Tajani deklaroi se qeveria do t’u përgjigjet me vendosmëri sulmeve ndaj shtetit, duke paralajmëruar edhe masa për të frenuar dhunën nga të miturit. Sipas policisë italiane, gjatë trazirave të së dielës në Milano u ndaluan 271 të rinj. Mes personave të shoqëruar në komisariate, 32 u arrestuan, përfshirë 23 të mitur, ndërsa 28 të tjerë u raportuan pranë autoriteteve gjyqësore. Tensionet nuk u kufizuan vetëm në Milano. Përleshje u regjistruan edhe në qytete të tjera veriore të Italisë, përfshi…