
Opinion Fejton/ E takoi apo s’e takoi xhanëm? Shoku Sali pret një ftesë për takim nga ambasadori amerikan A e di ambasadori i ri amerikan, me moshë jo fort të re, që Shqipëria është vend demokratik, ku ka pozitë dhe opozitë apo jo? Dhe ky, lideri kryesor i opozitës së vendit pret, pret, e pret me padurim që t’i vijë një ftesë ose kërkesë ose lutje për takim nga ambasadori. Por ftesa/kërkesa/lutja deri tani nuk po duket që nuk po duket në horizont. Sali Berisha, Eric Wendt Hamdi Jupe 11 Tetor, 09:46 | Përditesimi: 11 Tetor, 09:50 2026-10-11 09:50:35 Share Tweet Ambasadori amerikan në Tiranë, zoti Eric Wendt , ka filluar punën zyrtarisht në Shqipëri. Ka gati një muaj këtu tani. Ky ishte lajm, se kishim kohë pa ambasador. Ai paraqiti letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, u takua me kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, Ministrin e Punëve të Jashtme, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësues të organeve të drejtësisë, këta madje, nga dy herë etj. Dhe vazhdon takimet ambasadori edhe me përfaqësues të tjerë të popullit shqiptar. Për atë punë paguhet. Vetëm një gjë nuk e ka bërë akoma deri më tani gjenerali amerikan me shumë grada në gjoksin e tij: nuk ka takuar liderin numër një të opozitës shqiptare, zotin Sali Berisha . Nuk ka gjetur dot asnjë minutë kohë të lirë në axhendën e tij të ngjeshur për një takim të tillë me rëndësi historike për marrëdhëniet midis dy vendeve aleate. Kjo përbën ngjarje. A e di ambasadori i ri amerikan, me moshë jo fort të re, që Shqipëria është vend demokratik, ku ka pozitë dhe opozitë apo jo? Dhe ky, lideri kryesor i opozitës së vendit pret, pret, e pret me padurim që t’i vijë një ftesë ose kërkesë ose lutje për takim nga ambasadori. Por ftesa/kërkesa/lutja deri tani nuk po duket që nuk po duket në horizont. Ka një kapitull te romani i Dritëroit për Zylon me titull: “Shoku Zylo pret një ftesë”. Është fjala për një Koncert Jubilar që jepej në Teatrin e Operës me rastin e festës kombëtare. Për atë koncert kishte ftesë edhe Zene…
Kosova & Rajoni 'Misioni i radhës është të bëhem kryeministër', kryebashkiaku i Prishtinës zbulon ambicien politike në një intervistë në rrugët e New York-ut Në një intervistë të shkurtër të realizuar në rrugët e New Yorkut nga influenceri i njohur Khan, ai tha se synimi i tij është të bëhet kryeministër i Kosovës dhe "ta pastrojë e ta rregullojë shtetin". Përparim Rama Redaksia 11 Tetor, 15:09 | Përditesimi: 11 Tetor, 15:14 2026-10-11 15:14:44 Share Tweet Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama , ka zbuluar se synimi i tij i radhës në politikë është posti i kryeministrit të Kosovës. Deklarata u bë në një video të publikuar nga influenceri i njohur Khan, i cili realizon intervista spontane me kalimtarë duke i pyetur: “Çfarë bëni për të jetuar?”. Në video, Rama shihet duke ecur në rrugët e Neë Yorkut, kur ndalet nga influenceri. “Jam kryetar i kryeqytetit, Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Misioni i radhës është që të bëhem kryeministër dhe ta pastrojmë e ta rregullojmë shtetin”, thotë Rama. LEXO EDHE: 'Flamuri serb do të valëvitet në Prizren', Daçiç kërcënon gjatë fushatës elektorale në Serbi! Ish-ministri gjerman: Kjo rrugë çon në luftë, BE t'i ndërpresë fondet Serbisë (VIDEO) Ai godeti edhe Albin Kurtin, duke thënë se kryeministri aktual “nuk po bën punë të mirë.” Më tej, ai tregon se Prishtina po përgatitet për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe fton Khan të vizitojë kryeqytetin e Kosovës. Videoja është publikuar më 10 tetor në rrjetet sociale të influencerit. Sipas postimeve të Përparim Ramës në Facebook, ai ndodhej në Neë York më 23 dhe 24 shtator 2026, ku mori pjesë në aktivitetin “Origination Finance Studio North America”, së bashku me liderë të tjerë, për të diskutuar mbi “Financimin e së Ardhmes”. Feroz Khan, është një influencer që del rrugëve të New York -ut dhe interviston njerëz, tw famshwm ose jo, duke u bërë pyetjen e thjeshtë "Çfarë bën për të nxjerrë bukën e gojës'. Videot e tij janw shumw tw famshme nw rrjete sociale U.D/Shqiptar…

Bota Vrasja e Ardian Nikulajt, Gjykata Supreme në Angli shqyrton më 10 mars 2027 ekstradimin e organizatorit dhe 4 vëzhguesve britanikë Më 10 mars 2027 do të shqyrtohet Apeli i kërkuar nga Shqipëria për ekstradimin e 5 të dyshuarve që dyshohet të jenë përfshirë në në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Ardian Nikulaj, Gjykata Supreme angleze Redaksia 11 Tetor, 14:58 | Përditesimi: 11 Tetor, 15:03 2026-10-11 15:03:24 Share Tweet Caktohet data kur Gjykata Supreme në Angli do të shqyrtojë apelin e kërkuar nga Shqipëria dhe Sekretarja e Shtetit për punët e Brendshme Shabana Mahmood për të ekstraduar pesë të dyshuarit si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj . Një zëdhënës i kësaj gjykate i konfirmoi gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se tashmë është caktuar data 10 mars 2027 për të shqyrtuar këtë apel. Në dispozicion të përfaqësuesit të shtetit shqiptar në këtë proces një prokuror anglez nga CPS dhe të avokatëve të të pesë të kërkuarve do të jetë një ditë e plotë gjyqi. LEXO EDHE: Incidenti në Raf Fairford, SHBA-të largojnë bombarduesit nga baza ushtarake në Britaninë e Madhe Palë në këtë proces janë Edmond Haxhia , Thomas Mithan , Harriet Bridgeman , Harry Simpson dhe Steven Hunt të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Lezhës. Gjyqtarët e Gjykatës Supreme Angleze do të duhet t'i japin përgjigje pyetjes: -Kur nxjerr një urdhër ekstradimi në bazë të nenit 93 të Ligjit për Ekstradimin të vitit 2003, a duhet Sekretari i Shtetit për Departamentin e Punëve të Brendshme të identifikojë veprën penale të përcaktuar në kërkesën për ekstradim, për të cilën personi kërkohet të ndiqet penalisht? Sipas pretendimeve, Edmond Haxhia shtetas shqiptar me pasaportë britanike, Thomas Mithan, Harry Simpson, Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt (“të paditurit”) kanë marrë pjesë në një plan që çoi në vdekjen e Adrian Nikulajt. Ai u vra në Shqipëri pasi është qëlluar me armë zjarri nga Ruben Saraiva i gjetur fajtor për vrasje dhe dënuar me burg përjetë. Republika e Shqipëri…

Bota Përndoqi ish të dashurën derisa u kyç në tualetin e picerisë, pranga shqiptarit në Itali! Policia: E kërcënonte prej kohës me mesazhe e telefonata Sipas policisë, shqiptari e kërcënonte ish-të dashurën prej kohësh me mesazhe dhe telefonata si dhe ishte përpjekur në disa raste ta takonte në vendet që ajo frekuentonte. Këto veprime i kishin shkaktuar asaj një gjendje të tillë ankthi, saqë e kishin detyruar të ndryshonte rutinën. Foto ilustruese, karabinierët Redaksia 11 Tetor, 14:49 | Përditesimi: 11 Tetor, 14:50 2026-10-11 14:50:32 Share Tweet Një shqiptar në Mestre të Venecias është arrestuar pasi e përndoqi ish-partneren derisa e detyroi të kyçej në tualetin e një picerie. Nga aty, në gjendje të rënduar emocionale, ajo telefonoi policinë duke denoncuar ish të dashurin se po e përndiqte. Sipas policisë, shqiptari e kërcënonte ish-të dashurën prej kohësh me mesazhe dhe telefonata si dhe ishte përpjekur në disa raste ta takonte në vendet që ajo frekuentonte. Këto veprime i kishin shkaktuar asaj një gjendje të tillë ankthi, saqë e kishin detyruar të ndryshonte rutinën. Në fund, ish-partneri ishte shfaqur edhe në piceri./ ANSA LEXO EDHE: Papa Leone XIV kundër dënimit me vdekje: Është e papranueshme, shkel dinjitetin dhe paprekshmërinë e jetës njerëzore P.J/Shqiptarja.com TAG: itali venecia shqiptarët në itali perndjekje Komente Komento KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.7% Jo 34.3% Nuk e di 6.1% Vota total: 5447 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit n…

Ekonomi Apartamentet tek Rana e Hedhun ‘kapin majat’, çmimi 2700 euro për metër katror! Tregun imobiliar po e ndikojnë të huajt dhe emigrantët Në qytetin e Lezhës mund të gjesh nje apartament me 1000 eruo metri katror, ndërsa në zonat bregdetare çmimet janë më të larta. Kryeson zona tek Rana e Hedhun ku aktualisht në ndërtimet e reja shiten me 2700 euro për metër katror. Përpos shqiptarëve ka dhe shumë të huaj që blejnë prona për investim. Elvis Hila 11 Tetor, 14:43 | Përditesimi: 11 Tetor, 14:48 2026-10-11 14:48:39 Share Tweet Lezha vijon të tërheqë interesin e blerësve dhe investitorëve në tregun e pasurive të paluajtshme. Në dy vitet e fundit, çmimet e apartamenteve janë rritur mesatarisht me rreth 10%, ndërsa në zonat bregdetare rritja ka qenë edhe më e ndjeshme. Shëngjini kryeson këtë tendencë, me një rritje që në disa zona si Rana e Hedhun arrin deri në 20%. Por kërkesa nuk është përqendruar vetëm te Shengjini. Bregdeti i Kunes dhe Tales gjithashtu shenojne rritje te cmimeve, tha Indrit Çuni, agjent imobiliar. LEXO EDHE: Atentati i parandaluar në Lezhë, Report Tv siguron foton e bashkëpunëtorit tjetër, Kristian Ymerit Kjo lëvizje lidhet me disa faktorë. Përmirësimi i cilësisë së ndërtimeve dhe investimet në infrastrukturë duke rritur vlerën e pronave, ndërsa turizmi ka sjellë një tjetër kategori blerësish, veçanërisht të huaj. Kryesisht janë gjermanë, ccekë dhe polakët më të intersuar për të blere prona në bregdet. Edhe zgjatja e sezonit turistik po ndikon në mënyrën se si shihet prona në bregdet. Apartamenti nuk konsiderohet më vetëm si një banesë për muajt e verës, por edhe si një mundësi për të gjeneruar të ardhura përmes qiradhënies. Çmimet e apartamenteve në qytetin e Lezhës variojnë nga 900 deri në 1000 euro për metër katror. Në Kune dhe Tale 1600 - 1700 euro per m2. Qendra e Shëngjinit shkon deri në 1800 euro/m2, ndërsa tek Rana e Hedhun deri në 2700 euro për metër katror. R.D/Shqiptarja.com TAG: Lezhe tregu imobiliar rana e hedhun cmimet e apartament…