Zgjedhja dhe pozicionet e lajmeve në TIME.al përcaktohen automatikisht nga një program kompjuterik.

Koha ose data e shfaqur tregon momentin kur lajmi është futur ose rifreskuar në TIME.al.

TIME.al nuk merr asnjë përgjegjësi për besueshmërinë e informacioneve të marra.

Burime·Kushtet për indeksimin·Si funksionon TIME.al?·Marketing·Blog·Kontakt·Kushtet e përdorimit·Privatësia

© 2026 TIME.al

Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆
TIME.al

Top temat e ditës

LajmeSportMagazine
10h|17h|23h
|Moti|Marketing|Kontakt
TIME.al

Të gjitha lajmet.Në një vend.

Top temat e ditës

Përditësuar: ...

||
LajmeSportMagazine
Lajmet e fundit|YouTube|Burime
ShowbizLifestyleShëndetUdhetimeTech

Showbiz

Në Toskanë dhe larg syve të publikut, publikohen fotot e dasmës së Damiano David dhe Dove Cameron

Në Toskanë dhe larg syve të publikut, publikohen fotot e dasmës së Damiano David dhe Dove Cameron

TV Klan·para 49 minutash

Damiano David dhe Dove Cameron kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, ndërsa këngëtari italian ka ndarë me ndjekësit fotot e para nga dita e veçantë. Këngëtari dhe aktorja u martuan pak ditë më parë me një ceremoni civile në Toskanë, larg vëmendjes së mediave dhe në praninë e njerëzve të tyre më të afërt. Të hënën, më 5 tetor, Damiano David publikoi në profilin e tij në Instagram disa momente nga dasma, duke ofruar një pamje më të afërt të ceremonisë dhe festës që pasoi. Në fotografitë e publikuara, çifti shfaqet i përqafuar dhe dukshëm i lumtur. Në disa prej tyre, Damiano dhe Dove shihen duke shkëmbyer një puthje, ndërsa në të tjera kanë pozuar gjatë ceremonisë dhe festës së dasmës. Një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen ishte torta katër-katëshe e dasmës, teksa çifti shfaqet duke e prerë së bashku. Krahas fotove, Damiano David ka shoqëruar postimin me një dedikim romantik për bashkëshorten e tij: “Ditët më të bukura të jetës sime. Jam krenar që mund të të quaj bashkëshortja ime.” View this post on Instagram Për ceremoninë, Dove Cameron kishte zgjedhur një veshje të bardhë nga Valentino, të kompletuar me një pelerinë, ndërsa Damiano kishte veshur një kostum nga Cavalli. Damiano David dhe Dove Cameron u njohën në vitin 2023, ndërsa lidhja e tyre u bë publike disa muaj më vonë. Në fillim, dyshja preferoi ta mbante romancën larg vëmendjes së publikut, por me kalimin e kohës nisën të ndanin momente nga marrëdhënia e tyre edhe në rrjetet sociale. Të dy kanë folur në raste të ndryshme për marrëdhënien e tyre, ndërsa në janar njoftuan edhe fejesën, përmes postimeve në rrjetet sociale. /tvklan.al

“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

TV Klan·para 8 orësh

Barack dhe Michelle Obama janë më të dashuruar se kurrë duke hedhur poshtë njëherë e mirë zërat për krizë mes tyre! Ata kanë festuar 34-vjetorin e martesës, duke ndarë në Instagram dedikime të ndjera për njëri-tjetrin. Ish-presidenti amerikan publikoi një fotografi ku përqafon Michelle-in dhe shkroi: “Gëzuar përvjetorin! Jam ende burri më me fat në botë që jam me ty.” Michelle, ndërkohë, ndau një video me fotografi nga historia e tyre, që nga martesa në vitin 1992, vitet në Shtëpinë e Bardhë dhe deri te momentet e tyre më të fundit. “Të të dua bëhet gjithnjë e më bukur! Gëzuar përvjetorin. Uroj që të kemi përpara edhe shumë, shumë vite të tjera me gëzim, të qeshura dhe kujtime”, shkroi ajo. Pak muaj më parë, çifti kishte folur për marrëdhënien e tyre. Barack Obama e kishte përshkruar Michelle-in si një grua me integritet, inteligjencë dhe vlera që e kanë bërë atë një njeri më të mirë. Nga ana tjetër, Michelle kishte thënë se ata “funksionojnë si kundërpeshë për njëri-tjetrin”, duke shtuar se Barack-u i kishte dhënë asaj dhe familjes së tyre një këndvështrim më të gjerë mbi mundësitë që ofron jeta. Në fund, Barack Obama e përshkroi me humor marrëdhënien e tyre: “Edhe ajo më mban me këmbë në tokë dhe të qëndrueshëm.”

  • “Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!Javanews AL
1 i ngjashëmPërmbledhje
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

TV Klan·para 1 ditë

Aktorja amerikane Angelina Jolie ka publikuar pamje satelitore që tregojnë përmasat e shkatërrimit në Gaza, duke bërë thirrje për dërgimin urgjent të ndihmave humanitare dhe sigurimin e strehimit për banorët, veçanërisht përpara dimrit. Fituesja e çmimit Oscar dhe ish-e dërguara speciale e OKB-së për refugjatët publikoi të shtunën, 3 tetor, në Instagram disa imazhe krahasuese, që tregojnë ndryshimin e zonave të ndryshme të Gazës pas gati 3 vitesh luftë. “Ju mund të hapni tani Google Earth dhe të shihni se çfarë i është bërë Gazës”, shkroi Jolie, duke theksuar se lagje të tëra janë kthyer në rrënoja. Sipas saj, janë dëmtuar ose shkatërruar shtëpi, shkolla, universitete, spitale, rrugë, sisteme të ujësjellësit dhe kanalizimeve, si dhe infrastruktura të tjera jetike. Pamjet e reja satelitore u shfaqën online javën e kaluar dhe shkaktuan reagime të shumta në rrjetet sociale për shkallën e shkatërrimit. Google nuk ka bërë të ditur se kur janë publikuar apo përditësuar këto imazhe. Jolie tha se pamjet tregojnë qartë dëmet fizike, por nuk mund të tregojnë pasojat njerëzore të luftës, përfshirë familjet që janë vrarë dhe kushtet në të cilat jetojnë të mbijetuarit. Ajo bëri thirrje që ndihmat humanitare të arrijnë te civilët në përmasat e nevojshme, që spitalet të furnizohen me pajisje dhe ilaçe dhe që palestinezëve t’u krijohen kushtet për të rindërtuar shtëpitë, shkollat, spitalet dhe komunitetet e tyre. “Njerëzit kanë nevojë për strehim para dimrit. Ndihmat humanitare duhet të arrijnë te civilët në përmasat e nevojshme. Spitalet kanë nevojë për furnizime mjekësore” , shkroi ajo. Në tetor, The National raportoi se aktivisti palestinez Samer Sinijlawi kishte deklaruar se Jolie synon të krijojë në Gaza një qendër të madhe për fëmijët jetimë, si pjesë e përpjekjeve për rindërtimin e zonës. Sipas tij, kjo nismë mund të zhvillohet paralelisht me përpjekjet e udhëhequra nga qeveritë. Jolie ka folur publikisht për luftën në Gaza që prej javëve të para. Në tetor 2023, ajo dënoi s…

  • Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?Javanews AL
1 i ngjashëmPërmbledhje

Reklamë

Hapësirë reklamimi

Kontaktoni ekipin TIME.al për rezervim.