
Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë tërhequr vëmendjen gjatë një performance të përbashkët, pas një momenti të ndodhur në skenë. Teksa ndodheshin përballë publikut, Ledri iu drejtua Xhensilës me fjalët “Të dua”, moment që është filmuar nga të pranishmit dhe më pas është shpërndarë në rrjetet sociale. “Jemi aktorë”, video e dh*nës ndaj Edi Kuçit, […]

Beyonce, një nga yjet më të mëdha të muzikës botërore feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 45 vjeç dhe nëna e saj, Tina Knowles, i ka kushtuar një dedikim emocionues në rrjetet sociale. Në llogarinë e saj personale në Instagram , Tina Knowles publikoi një fotografi nga materniteti, ku mban në krahë Beyoncé-n e porsalindur. Nëna e këngëtares së famshme kujtoi momentin e parë kur pa të bijën, duke e përshkruar si një nga çastet më të lumtura të jetës së saj. Ajo shprehu gjithashtu krenarinë për karakterin që Beyoncé ka ndërtuar ndër vite, duke theksuar se, pavarësisht vështirësive dhe “zhurmës” rreth saj, ajo vazhdon të krijojë, të mbështesë të tjerët dhe të ecë përpara. “E kujtoj këtë ditë 45 vjet më parë. U deshën nëntë orë që të vije në jetë. Në këtë fotografi unë jam e rraskapitur, por në të njëjtën kohë më e lumtur se kurrë deri në atë moment të jetës sime, më 4 shtator 1981. Këtu shohim për herë të parë njëra-tjetrën në sy. Lidhja është kaq e fortë, kaq e bukur dhe kaq e fuqishme. Ajo nuk është thyer kurrë dhe nuk do të thyhet kurrë”, shkroi ajo, duke kujtuar ditën e lindjes së vajzës së saj. Nga të gjitha gjërat e bukura që ke, ajo që dua më shumë është zemra jote e madhe. Për këtë jam më krenare. Mbi të gjitha, ti je një njeri i jashtëzakonshëm. Dhe pavarësisht gjithë asaj zhurme, ndonjëherë të tmerrshme, që të rrethon, ti vazhdon të ecësh përpara. Të krijosh, të duash, të mbështesësh vazhdimisht të tjerët, të shkruash historinë dhe të përdorësh mendjen tënde gjeniale, duke punuar pa pushim dhe duke u përqendruar te puna jote…”. Beyoncé është një nga artistet më të suksesshme në historinë e muzikës, me një karrierë të jashtëzakonshme si këngëtare, autore këngësh dhe performuese. Ajo u bë e famshme fillimisht me Destiny’s Child dhe më pas ndërtoi një karrierë solo me shumë çmime dhe hite botërore.