
Më 18 tetor, Hollywoodi mbajti eventin e tij më joshës në Galanë e Muzeut të Akademisë 2026, e cila u zhvillua për të gjashtin vit radhazi, me qëllim mbështetjen e punës së Muzeut të Akademisë për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kinematografike. I prezantuar nga Tom Ford, Robert Rodriguez, Steven Spielberg dhe Kate Capshaw, eventi i këtij viti nderoi Charlize Theron me Çmimin Ikonë, John Carpenter me Çmimin Luminary dhe Colman Domingo me Çmimin Vantage, ndërsa Taylor Swift bëri një paraqitje të veçantë muzikore. Por përpara se të fillonte ceremonia, të gjithë sytë ishin te tapeti i kuq. Gala e Muzeut të Akademisë, e krahasuar shpesh me Met Gala, u ofron të ftuarve të saj më shumë liri për sa i përket veshjeve. Këtë vit, mbizotëroi shkëlqimi klasik i Hollivudit, me prekje moderne dhe subversive. Ndër pamjet që spikatën ishin Naomi Ackie me një krijim të mrekullueshëm vjollcë nga Balenciaga, Maya Hawke me një fustan Prada të zbukuruar me kristale dhe Mia Goth me një fustan të zi Dior të ngushtë me xixa. Ja paraqitjet që spikatën. Greta Lee, veshur me Dior Elle Fanninng, veshur me Valentino Maya Hawke, veshur me Prada Hailey Bieber, veshur me Chanel Taylor Swift, veshur me Dior Naomi Ackie, veshur me Balenciaga

Modelja dhe stilistja e rrobave të banjës, Sahara Ray, ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare. Ajo ishte e njohur edhe për lidhjen e saj të mëparshme me këngëtarin e famshëm Justin Bieber. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga familja e saj përmes një deklarate zyrtare. Sipas njoftimit, Sahara Ray ndërroi jetë në spital, e rrethuar nga familjarët e saj. Deri më tani, shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur. Ray fitoi popullaritet falë karrierës së saj në modeling, ndërsa ishte mjaft aktive edhe në rrjetet sociale. Në Instagram, ku promovonte markën e saj të rrobave të banjës, Sahara Ray Swim, ajo kishte grumbulluar afro 900 mijë ndjekës. Në vitin 2020, ajo krijoi gjithashtu një llogari në platformën OnlyFans. Modelja ishte vajza e legjendarit australian të sërfit, Tony Ray. Gjatë fëmijërisë, ajo kaloi shumë kohë duke udhëtuar mes Australisë, Kalifornisë dhe Havait. Jeta e saj mori një tjetër drejtim pak muaj më parë, kur u bë nënë për herë të parë. Në janar, Sahara Ray njoftoi lindjen e vajzës së saj, të cilën e quajti Snow, duke publikuar edhe fotografi të foshnjës në rrjetet sociale. Megjithatë, ajo nuk zbuloi identitetin e babait të fëmijës.