Disa prej shenjave do të përballen me ndryshime, rikthime nga e kaluara dhe çështje që kërkojnë zgjidhje, ndërsa të tjera mund të përfitojnë nga energjitë pozitive të muajit. Kështu u shpreh astrologia, Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina”, Tv Klan, e cila sqaroi se për lëto shenja do të ketë dhe zhvillimet astrologjike më të forta të tetorit. Shehu u ndal dhe te datat më të rëndësishme të muajit, mes tyre Hëna e Re në Peshore më 10 tetor, Mërkuri i kundërt në Akrep më 24 tetor dhe Hëna e Plotë në Dem më 26 tetor. “Muaji tetor në fakt është futur me një Afërditë të kundërt në shenjën e Akrepit. Afërdita e kundërt normalisht sjell edhe probleme ekonomike, sjell edhe probleme të sensit sentimental-erotik, sepse është një Afërditë e kundërt. Në datën 10 kemi një Hënë të Re në Peshore, që do të sjellë dhe ekuilibër. Por në datën 24 futet Mërkuri i kundërt në Akrep. Dhe Mërkuri i kundërt në Akrep, ashtu si dhe bashkë me Afërditën në Akrep, tentojnë shumë të rregullojnë gjëra dhe çështje të thella që na ngelën në mendje, dhe synojnë të zbulojnë, të nxjerrin akoma më shumë situata që ne nuk i dimë. Këtu do të ndikohen më shumë Akrepi, Ujori, Luani dhe Demi. Në datën 26 kemi Hënën e Plotë në Dem, që dhe ajo do të jetë shumë e rëndësishme për këtë të kryqit të qëndrueshëm, pra siç thashë Akrep, Dem, Luan, Ujor” , u shpreh astrologia Meri Shehu. Më poshtë është renditja e shenjave të horoskopit nga më me pak fat, tek ajo më me shumë. Peshqit Peshqit në shenjën e 12-të patën zhgënjime ekonomike, gjëra të rëndësishme, por plus Hëna e Re në Peshk tenton të çlirojë disa çështje të rëndësishme të punëve sepse janë të bllokuar. Por deri në datën 10 shikojmë një bllokim akoma, plus dhe Mërkuri në Akrep, plus dhe Afërdita e kundërt në Akrep, jep një lloj pasigurie në gjendjen e tyre emocionale ose në planifikimet e tyre, kontaktet me ligjin, udhëtime, gjëra të tilla. Dhe pas datës 25 futet Afërdita e kundërt mbrapsht duke ecur në Peshore, kështu që shumë çështje pune fillojnë d…

Barack dhe Michelle Obama janë më të dashuruar se kurrë duke hedhur poshtë njëherë e mirë zërat për krizë mes tyre! Ata kanë festuar 34-vjetorin e martesës, duke ndarë në Instagram dedikime të ndjera për njëri-tjetrin. Ish-presidenti amerikan publikoi një fotografi ku përqafon Michelle-in dhe shkroi: “Gëzuar përvjetorin! Jam ende burri më me fat në botë që jam me ty.” Michelle, ndërkohë, ndau një video me fotografi nga historia e tyre, që nga martesa në vitin 1992, vitet në Shtëpinë e Bardhë dhe deri te momentet e tyre më të fundit. “Të të dua bëhet gjithnjë e më bukur! Gëzuar përvjetorin. Uroj që të kemi përpara edhe shumë, shumë vite të tjera me gëzim, të qeshura dhe kujtime”, shkroi ajo. Pak muaj më parë, çifti kishte folur për marrëdhënien e tyre. Barack Obama e kishte përshkruar Michelle-in si një grua me integritet, inteligjencë dhe vlera që e kanë bërë atë një njeri më të mirë. Nga ana tjetër, Michelle kishte thënë se ata “funksionojnë si kundërpeshë për njëri-tjetrin”, duke shtuar se Barack-u i kishte dhënë asaj dhe familjes së tyre një këndvështrim më të gjerë mbi mundësitë që ofron jeta. Në fund, Barack Obama e përshkroi me humor marrëdhënien e tyre: “Edhe ajo më mban me këmbë në tokë dhe të qëndrueshëm.”

Politikë Lajme nga emisionet ‘Territorialja’, Braçe kritika Ballës: Përgjegjësi e tij të organizonte diskutim gjithëpërfshirës, s’na informoi! Kërkoi ndjesë që s’u mblodh Komisioni i Ekonomisë Redaksia 5 Tetor, 19:49 | Përditesimi: 5 Tetor, 19:51 2026-10-05 19:51:16 Share Tweet Mungesa e diskutimeve të mëparshme të grupit të PS, për reformën territoriale, ndërkohë që pas 3 ditësh pritet të votohet në Kuvend, është përgjegjësi e kryetarit, shprehet Erion Braçe . Diskutimi, për të cilin në ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se është i pari që ndodh që prej momentit kur ka nisur të flitet për ‘Territorialen’, nuk është organizuar prej Taulant Ballës. Deputeti socialist shprehet se Komisioni i Ekonomisë nuk e ka diskutuar dhe kjo është pranuar edhe nga kryetari i grupit që ka kërkuar ndjesë. Erion Braçe: S’mundet që 3 ditë para se të votohet në parlament, të ngrihet grupi parlamentar dhe ta diskutojë dhe në mbledhje të flasin vetëm 4 njerëz. LEXO EDHE: ‘Territorialja’, Braçe: Ka kohë boll për ta korrigjuar, t’i jepet fund centrailizimit të pushtetit! Vërejtje kolegëve: Ç’na pengon, arroganca? -Përse ndodh kështu? Erion Braçe: Duhet ta shpjegojë zotëria që nxorrët në insert. Është përgjegjësi e tij e drejtpërdrejtë si kryetar i grupit të PS për të organizuar një proces gjithëpërfshirës dhe të kishte brenda vetes deputetët. E para gjë lidhej me mënyrën e organizimit të diskutimit. E dyta, lidhet me të parën. Në dy kalendarë rresht, Komisioni i Ekonomisë duhet të studionte këtë projektligj. Shumica dërrmuese e kritereve që u diskutuan lidhen me ekonominë, edhe suksesi ose jo lidhet me ekonominë. Si mundet të jetë dy herë në kalendar dhe dy herë të hiqet? Të dyja u njohën si vërejtje të rëndësishme në mbledhjen e grupit, madje zotëria kërkoi ndjesë për Komisionin e Ekonomisë. Për çështjen e mbajtjes informuar të deputetëve dhe ndarjen e informacionit në kohë me banorët, u tha që është përgjegjësi e drejtuesve politikë. Si mund të vihet 3 ditë para se të votohet dhe pa vënë pa…

Politikë Lajme nga emisionet ‘Territorialja’, Braçe: Ka kohë boll për ta korrigjuar, t’i jepet fund centrailizimit të pushtetit! Vërejtje kolegëve: Ç’na pengon, arroganca? Redaksia 5 Tetor, 19:34 | Përditesimi: 5 Tetor, 19:35 2026-10-05 19:35:39 Share Tweet Korrigjimi i pr.ligjit të ‘Territoriales’ përpara se ajo të votohet në Kuvend, në një kohë kur kjo parashikohet të ndodhë pas vetëm tri ditëve, është e vetmja rrugë që të arrihet drejt mirëqeverisjes vendore, shprehet Erion Braçe për ‘Studio Live’ në Report Tv. Në mbledhjen e sotme të grupit, deputeti ka mbajtur qëndrim kundër kësaj reforme ndaj së cilës ka pasur pikëpyetje nëse është thjesht ndarje territoriale dhe evidenton mungesën e delegimit të kompetencave në pushtetin lokal. “Ka kohë boll për ta korrigjuar dhe për t’i sjellë parlamentit një gjë që qëndron nga A te Zh. Ka kohë të mjaftueshme që qeveria qendrore të transferojë kompetenca dhe të drejta. Ka kohë boll për t’i bërë gjërat mirë dhe për të marrë më të mirën e mundshme nga kjo qeveri. Kërcënime brenda e jashtë PS kam marrë boll. LEXO EDHE: ‘Territorialja’, Braçe kritika Ballës: Përgjegjësi e tij të organizonte diskutim gjithëpërfshirës, s’na informoi! Kërkoi ndjesë që s’u mblodh Komisioni i Ekonomisë Thelbi i gjithë kësaj gjëje nuk është harta, por mirëqeverisja e institucioneve. Janë institucione që krijohen me votë. I duhet dhënë fund këtij deformimi të madh që ne përqendrojmë pushtetet te niveli i lartë ose vendor dhe nuk delegohet në hallka”, u shpreh Braçe. Harta e re duhet t’u qëndrojë parimeve për t’iu përgjigjur interesit të njerëzve. “Detyra ime dhe besoj, edhe e kolegëve të PS është ta përdorin për të sjellë ndarjen administrativo-territoriale në parime. Çdo njësi e vizatuar në hartë të jetë mbi ato parime. Duhen dhënë garanci të plota që qeveria do të transferojë pushtet dhe funksione të qenësishme që i shërbejnë qytetarit”, u shpreh Braçe. Vërejtje pati edhe për kolegët e PS që janë të bindur se reforma s’duhet të votohet dhe nuk ka as…

Kosova & Rajoni Austri/ U gjetën 11 kg kokainë në hotel, arrestohen 6 persona, mes tyre 3 shqiptarë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona, 3 shqiptarë dhe 3 italianë, të dyshuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit hetuesit gjetën një kartë aksesi për një dhomë hoteli ku u sekuestruan një sasi rreth 11 kilogramë kokainë, para cash dhe disa telefona celularë. Policia austriake Redaksia 5 Tetor, 19:28 | Përditesimi: 5 Tetor, 19:43 2026-10-05 19:43:25 Share Tweet Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona, 3 shqiptarë dhe 3 italianë, të dyshuar për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit hetuesit gjetën një kartë aksesi për një dhomë hoteli ku u sekuestruan një sasi rreth1 kilogramë kokainë , para cash dhe disa telefona celularë. Operacioni u zhvillua nga efektivë të Landeskriminalamt Wien dhe njësisë speciale WEGA, pas një hetimi që kishte nisur në fillim të qershorit 2026 ndaj një grupi të dyshuar për aktivitet në fushën e trafikut të drogës. Sipas mediave të huaja hetuesit identifikuan një nga vendndodhjet ku qëndronte grupi, të cilët u kapën dhe u arrestuan në zonën përreth qytetit Schwechat, pranë Vjenës. LEXO EDHE: Shiste drogë pranë një shkolle në Kombinat, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë! Policia sekuestron mbi 1 kg kanabis dhe kokainë (VIDEO) Ndërkohë policia po vijon me hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. A.C/Shqiptarja.com TAG: austri kokaine shqiptar italian Komente Komento KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.2% Jo 22% Nuk e di 6.8% Vota total: 2325 Votat t…