Zgjedhja dhe pozicionet e lajmeve në TIME.al përcaktohen automatikisht nga një program kompjuterik.

Koha ose data e shfaqur tregon momentin kur lajmi është futur ose rifreskuar në TIME.al.

TIME.al nuk merr asnjë përgjegjësi për besueshmërinë e informacioneve të marra.

Burime·Kushtet për indeksimin·Si funksionon TIME.al?·Marketing·Blog·Kontakt·Kushtet e përdorimit·Privatësia

© 2026 TIME.al

Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆
TIME.al

Top temat e ditës

LajmeSportMagazine
10h|17h|23h
|Moti|Marketing|Kontakt
TIME.al

Të gjitha lajmet.Në një vend.

Top temat e ditës

Përditësuar: ...

||
LajmeSportMagazine
Lajmet e fundit|YouTube|Burime
ShowbizLifestyleShëndetUdhetimeTech

Të gjitha

“Gjeniu”, suksesi i radhës në Tv Klan! Albert Dumani zbulon detajet e serialit

“Gjeniu”, suksesi i radhës në Tv Klan! Albert Dumani zbulon detajet e serialit

TV Klan·para 15 minutash

5 tetor 2026 – Drejtori i programacionit, Albert Dumani, ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, ku foli për serialin e ri “Gjeniu”, që po transmetohet në Televizionin Klan, duke zbuluar më shumë detaje rreth historisë dhe personazheve kryesore. Dumani tregoi se seriali është një dramë familjare ku ndërthuren misteri, tradhtia, vrasjet dhe sekretet e së kaluarës. Në qendër është Devrani, një djalë me aftësi të jashtëzakonshme në matematikë, të cilin babai e shfrytëzoi që në fëmijëri për të fituar para përmes lojërave dhe shfaqjeve. Më vonë, babai e braktisi familjen dhe Devrani u rrit me nënën, vëllezërit dhe motrën. Pas shumë vitesh, kur Devrani bëhet i suksesshëm dhe fiton një bursë studimi në SHBA-të, babai rikthehet në jetën e familjes. Por, qëllimi i tij nuk është vetëm të rindërtojë marrëdhënien me të bijtë, pasi ai vazhdon të përfshihet në mashtrime dhe veprimtari të paligjshme. “ Është një dramë familjare… një dramë e fuqishme familjare ku miksohet misteri, vrajsjet, tradhtia… Është lidhja atë-bir, por që ka disa sekrete të së kaluarës. Ka, për shembull, personazhi kryesor është Devrani, që është gjeniu. Ai ishte një djalë i vogël me aftësi, i cili në matematikë ishte jashtëzakonisht… pra dinte, parashikonte gjëra, dinte të zgjidhte ekuacione që nuk zgjidheshin edhe nga profesorët. Ishte një gjeni. Dhe babai i tij e shfrytëzoi këtë djalë të vogël për shumë vite, sepse ishte një njeri lakmiqar, mashtrues, i cili shfrytëzonte aftësitë e të birit për të bërë lojëra shpejtësie, bënte shfaqje ku shfrytëzonte aftësitë e djalit. Por arriti një moment që babai i Devranit i braktisi ata për një grua tjetër, dhe kështu Devrani u rrit së bashku me dy vëllezërit dhe me tre vëllezërit dhe me motrën e tij, së bashku me nënën, vetëm. Dhe pas shumë vitesh, kur Devrani bëhet i famshëm dhe fiton një bursë studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rishfaqet babai i tij duke u munduar që të infiltrohet sërish tek familja e tij dhe të tërheqë djalin e vogël afër vetes, duke i dh…

AI mund të bëjë shumë gjëra, por këto 5 aftësi tonat janë ende të pazëvendësueshme

AI mund të bëjë shumë gjëra, por këto 5 aftësi tonat janë ende të pazëvendësueshme

TV Klan·para 18 minutash

Inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si punojmë dhe po prek gjithnjë e më shumë profesione. Por, në këtë realitet të ri, avantazhin nuk do ta kenë vetëm ata që dinë të përdorin AI-në. Më të rëndësishme do të jenë aftësitë që na ndihmojnë të mendojmë, të përshtatemi dhe të marrim vendime. Dikur, të ishe i përgatitur për të ardhmen do të thoshte të mësoje një program të ri, të merrje një certifikatë ose të ndiqje zhvillimet në profesionin tënd. Sot situata ka ndryshuar! AI nuk përdoret më vetëm nga kompanitë e teknologjisë. Ajo po ndihmon mjekët, mësuesit, bizneset dhe profesionistët e fushave të ndryshme. Mund të analizojë të dhëna, të përmbledhë raporte, të shkruajë tekste, të krijojë kode dhe të kryejë shumë detyra që më parë kërkonin orë të tëra. Kjo ka sjellë edhe një pyetje të madhe: Cilat aftësi do të mbeten të vlefshme në një botë ku AI mund të kryejë shumë detyra brenda pak sekondash? Përgjigjja është më pozitive nga sa mund të duket. AI po i bën më të rëndësishme disa aftësi njerëzore si krijimtaria, përshtatja me ndryshimet, mendimi kritik dhe aftësia për të udhëhequr. Teknologjia mund të ndihmojë në shumë prej këtyre proceseve, por vendimmarrja dhe gjykimi njerëzor mbeten thelbësore. Përshtatja me ndryshimet Teknologjia po ndryshon me ritme shumë të shpejta. Modele të reja të AI-së dhe mjete të reja shfaqen vazhdimisht. Për këtë arsye, aftësia për t’u përshtatur po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. Kjo do të thotë të jesh i gatshëm të mësosh gjëra të reja, të përdorësh teknologji të panjohura dhe të ndryshosh mënyrën e punës kur ekzistojnë zgjidhje më të mira. Në një botë të drejtuar nga AI, të mësuarit nuk përfundon me shkollën apo universitetin. Aftësia për t’u përshtatur mund të jetë ajo që e mban një profesion të vlefshëm në të ardhmen. Krijimtaria AI mund të krijojë përmbajtje, të analizojë informacion dhe të automatizojë shumë procese. Por idetë e reja dhe imagjinata njerëzore mbeten shumë të rëndësishme. Krijimtaria ndihmon njerëzit të …

Aksident i rëndë në aksin Peqin–Elbasan| Humb jetën pasagjerja, plagosen dy të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Peqin–Elbasan| Humb jetën pasagjerja, plagosen dy të tjerë

TV Klan·para 26 minutash

05 tetor 2026 – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20, në aksin kombëtar Peqin–Elbasan. Ngjarja u shënua në vendin e quajtur “Pazari”, në segmentin rrugor Pajovë–Bishqem, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë një pasagjere, e cila fillimisht u raportua në gjendje të rëndë shëndetësore. Të plagosur kanë mbetur edhe dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ekipet e emergjencës mjekësore dhe shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të plotë të aksidentit. Lajmi në përditësim… /tvklan.al

“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

TV Klan·para 9 orësh

Barack dhe Michelle Obama janë më të dashuruar se kurrë duke hedhur poshtë njëherë e mirë zërat për krizë mes tyre! Ata kanë festuar 34-vjetorin e martesës, duke ndarë në Instagram dedikime të ndjera për njëri-tjetrin. Ish-presidenti amerikan publikoi një fotografi ku përqafon Michelle-in dhe shkroi: “Gëzuar përvjetorin! Jam ende burri më me fat në botë që jam me ty.” Michelle, ndërkohë, ndau një video me fotografi nga historia e tyre, që nga martesa në vitin 1992, vitet në Shtëpinë e Bardhë dhe deri te momentet e tyre më të fundit. “Të të dua bëhet gjithnjë e më bukur! Gëzuar përvjetorin. Uroj që të kemi përpara edhe shumë, shumë vite të tjera me gëzim, të qeshura dhe kujtime”, shkroi ajo. Pak muaj më parë, çifti kishte folur për marrëdhënien e tyre. Barack Obama e kishte përshkruar Michelle-in si një grua me integritet, inteligjencë dhe vlera që e kanë bërë atë një njeri më të mirë. Nga ana tjetër, Michelle kishte thënë se ata “funksionojnë si kundërpeshë për njëri-tjetrin”, duke shtuar se Barack-u i kishte dhënë asaj dhe familjes së tyre një këndvështrim më të gjerë mbi mundësitë që ofron jeta. Në fund, Barack Obama e përshkroi me humor marrëdhënien e tyre: “Edhe ajo më mban me këmbë në tokë dhe të qëndrueshëm.”

  • “Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!Javanews AL
1 i ngjashëmPërmbledhje
Kandidatura për Tiranën, Braçe i palëkundur: Emri të dalë nga gara brenda PS! Nëse s’ndodh, do të ngre shtabe për të folur me socialistët

Kandidatura për Tiranën, Braçe i palëkundur: Emri të dalë nga gara brenda PS! Nëse s’ndodh, do të ngre shtabe për të folur me socialistët

Shqiptarja·para 41 minutash

Politikë Lajme nga emisionet Kandidatura për Tiranën, Braçe i palëkundur: Emri të dalë nga gara brenda PS! Nëse s’ndodh, do të ngre shtabe për të folur me socialistët Redaksia 5 Tetor, 20:03 | Përditesimi: 5 Tetor, 20:04 2026-10-05 20:04:13 Share Tweet Tirana ndodhet në muajin e saj më vendimtar lidhur me reformën territoriale, thotë Erion Braçe . Është pikërisht momenti kur Partia Socialiste mund të veprojë në dobi të qytetit dhe banorëve të tij, me seriozitetin e duhur. “Ky është muaj deciziv në gjykimin tim. Nëse do të kishte një rast që duhej mbledhur Kryesia e partisë, Asambleja e PS duhet të ishte kjo reformë. Mblidhen ata që duhet të informojnë deputetët, por që s’i kanë informuar. Nëse këta e kanë marrë seriozisht zgjedhjet, ky është muaji i fundit. Tirana është shumë e madhe, nis në Shëngjergj, do të shkojë në Rinas e Krrabë. Janë 1 milion banorë. Nëse duam që të bëhet diçka për Tiranën, është tani”, thotë Braçe në ‘Studio Live’ në Report Tv. Nga gara për kryetar nuk heq dorë, ashtu siç qëndron i palëkundur në qëndrimin se emri duhet të vijë me garë e jo me njoftim nga partia. Nëse kjo s’do të ndodhë, do të ngrejë shtabe në Tiranë ku do të bisedojë me socialistët për të zgjedhur kandidatin. LEXO EDHE: ‘Territorialja’, Braçe kritika Ballës: Përgjegjësi e tij të organizonte diskutim gjithëpërfshirës, s’na informoi! Kërkoi ndjesë që s’u mblodh Komisioni i Ekonomisë “Kam muaj që them që socialistëve, por edhe qytetarëve të Tiranës, nuk u duhet njoftim nga PS për emrin e kandidatit. U duhet një proces i nisur nga PS që përfshin masën e gjerë që mendon se PS e ka fuqinë për ta përdorur PS si instrument për të bërë këtë qytet të mirëqeveriset. Kërkoj një proces me garë brenda që bën më të mirën për qytetarët, për të energjizuar mbi të gjitha PS, për ta bërë pjesë të vendimmarrjes çdo qytetar. Nëse s’ndodh kjo, do ta bëj unë. Si? Me shtabe. Jemi në një moment kur mua më duhet të flas me socialistët. Të ngre shtabe në të gjithë Tiranën me socialistë që mbështesin n…

Reklamë

Hapësirë reklamimi

Kontaktoni ekipin TIME.al për rezervim.