
Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj trajnerit Jurgen Klopp pas barazimit pa gola ndaj Greqisë. Pasiguria dhe pakënaqësia po rriten ndjeshëm në Gjermani për shkak të ecurisë të kombëtares në Ligën e Kombeve. Matthaus theksoi se përfaqësuesja gjermane po paguan një çmim të lartë për grumbullimin e 44 lojtarëve të ndryshëm. Sipas tij, eksperimentet e shumta taktike kanë prishur tërësisht harmoninë dhe automatizmet e lojës në fushë. “Nuk jemi të kënaqur dhe Gjermania po paguan çmimin për 44 lojtarët. Në përgjithësi, ishte e qartë se shumë elementë të lojës së tyre nuk ishin ende në harmoni të plotë. Fatkeqësisht, pikët që mblodhëm nuk ishin në nivelin e kërkuar. Nuk mund të jemi të kënaqur me pikët që mblodhëm”, theksoi ai. /tvklan.al

Pas largimit dramatik nga kombëtarja portugeze dhe përplasjes së bujshme me trajnerin Jorge Jesus, Cristiano Ronaldo ka lënë pas tensionet me Portugalinë dhe është rikthyer menjëherë te Al-Nassr. 41-vjeçari është shfaqur në stërvitje me klubin saudit, i cili ka publikuar edhe një fotografi të tij me pamjen e re. “DHI. Në zemër të Najdit. Në Al-Nassr”, shkruan klubi në rrjetet sociale, duke konfirmuar rikthimin e kapitenit portugez në përgatitje. Ronaldo u largua nga Danimarka pas situatës së tensionuar me kombëtaren dhe tani fokusohet te klubi. Sulmuesi pritet të jetë në dispozicion të Al-Nassr për ndeshjen e së premtes kundër Al-Draih. Pas gjithë zhurmës që rrethoi marrëdhënien e tij me Portugalinë dhe Jorge Jesus, Ronaldo ka vetëm një mënyrë për t’u përgjigjur: me gola në fushë. Top Channel Taboola End of Taboola

“Rasti Cristiano Ronaldo” vijon të jetë një temë e nxehtë diskutimi në Portugali, ndërsa së fundmi për këtë çështje ka folur edhe kampioni i botës me Francën në vitin 1998, Bixente Lizarazu. Në një intervistë për gazetën portugeze Record, ish-mbrojtësi francez i ka dhënë një paralajmërim Cristiano Ronaldos për marrëdhënien e tij me Kombëtaren portugeze. Lizarazu e ka drejtuar gishtin nga vetë Ronaldo, Federata Portugeze e Futbollit dhe trajneri Jorge Jesus, duke e cilësuar mënyrën se si po trajtohet kjo polemikë si një “gabim të rëndë”. Ish-futbollisti francez u ndal edhe te personaliteti i Ronaldos dhe “egoja” që e ka karakterizuar gjatë karrierës së tij. “Egoja ishte forca jote, por tani është armiku yt më i keq. Sepse kur arrin në moshën që je, përfundon në varrezën e elefantëve, ju siguroj”, u shpreh Lizarazu. Fjalët e tij vijnë në një moment kur e ardhmja dhe roli i Ronaldos me Kombëtaren portugeze vijojnë të diskutohen, ndërsa vëmendja është përqendruar te mënyra se si Portugalia do ta menaxhojë fazën e fundit të karrierës së kapitenit dhe pesë herë fituesit të Topit të Artë. Top Channel Taboola End of Taboola
Opinion Ylli Pata: Zgjimi i vonë i PD-së për balotazhin, pse e prishi vetë? Duhet të kujtojmë se atëherë zgjedhjet e deputetëve bëheshin direkt me kandidatë. Në 2005, PD dhe Sali Berisha përfitoi nga heqja e balotazhit, por më vonë u fundos keqas, siç ishte fundosur pas 22 marsit 1992. Është pikërisht ky kompleks që ka mbetur në mendjen e tij që më pas e bëri çorap sistemin në vend. Foto ilustruese Ylli Pata 5 Tetor, 18:47 | Përditesimi: 5 Tetor, 18:51 2026-10-05 18:51:05 Share Tweet Oerd Bylykbashi, personazhi më i besuar i Sali Berishës për reformën elektorale, ka deklaruar se opozita kërkon rikthimin e balotazhit në zgjedhje. Për ta sqaruar në fjalë të thjeshta; nëse një kandydat në zgjedhje nuk arrin të marrë 50+1% të votave shkon në një raund të dytë, ku më pas fiton kandidati që merr më shumë vota. Duket teknikalitet, por është thelb, pasi jep më shumë mundësi për zgjedhësit, e për më shumë për ata zgjedhës që nuk janë të ngjitur e indoktrinuar me ideologjitë e grupeve dominantę. LEXO EDHE: ‘Fatura e kripës, keni përdhunuar Kushtetuesen’- Manja përplaset me Strazimirin për Territorialen: Ti e di shumë mirë që qyteti ka edhe fshat Me balotazh , siç e ka treguar historia fitojnë ata kandidatë që kanë mbështetjen e qendrës, elektoratit gri, apo pjesës që nuk është ideologjikisht i bindur, është shumë i rëndësishëm. Franca, që është nëna e këtij sistemi po na e tregon jo prej vitesh po dekadash. Të gjithë kandidatët për President të Francës që pas rrëzimit të murit të Berlinit e kanë mbiemrin Le Pen. Në fakt janë babë e bijë. Jean Marie Le Pen dhe Marine Le Pen kanë qenë kandidatët presidencialë të së djathtës konservatore dhe stoike të Francës. Sado Le Pen-ët janë munduar që të marrin pjesë të elektoratit gri, janë mundur në raundin e dytë gjithmonë. Pasi në këtë raund, zgjidhet në shumë raste jo më e mira e mundshme por e keqja më e vogël. Shqipëria e ka provuar këtë sistem, qoftë në zgjedhjet parlamentare, qoftë në ato vendore. Në shumë raste(edhe pse pak) kan…

Sport Përgatitjet për Evropianin 2027, Kombëtarja U-21 barazon në limite kundër Ukrainës Përfaqësuesja e drejtuar nga Alban Bushi ka barazuar 2-2 kundër Ukrainës. Kombëtarja e 21-vjeçarëve Redaksia 5 Tetor, 18:32 | Përditesimi: 5 Tetor, 18:34 2026-10-05 18:34:23 Share Tweet Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve e ka mbyllur në mënyrë dramatike ndeshjen miqësore kundër Ukrainës. Kuqezinjtë në fund barazuan 2-2, në duelin që ishte i vlefshëm për përgatitjet e Evropianit U-21, që zhvillohet në Shqipëri në 2027 bashkë me Serbinë. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Dodajt, i cili krijoi edhe mundësi të tjera shënimi. Por në pjesën e dytë, brenda dy minutash u përmbys rezultati nga ukrainasit të cilët shënuan fillimisht me penallti e në vijim pas një goditje dënimi ku e gjithë mbrojtja ishte në gjumë. Më pas ata mbeten me 10 lojtarë e kjo ndihmoi Shqipërinë të shtonte trysninë e kërkonte golin e cili erdhi në minutën e fundit, pas zhvillimit të një goditje këndi ku Maksuti me kokë shënoi atë të barazimit 2-2. LEXO EDHE: Kombëtarja U-21/ Trajneri Alban Bushi: Kemi pasur mjaftueshëm kohë për t’u përgatitur, duam fitoren ndaj Ukrainës Ne.k./Shqiptarja.com TAG: kombetarja U-21 miqesore ukraina u-21 Komente Komento KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.4% Jo 21.6% Nuk e di 6.9% Vota total: 2265 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po Jo Nuk e di Lajme të tjera 'Janë e ardhmja e futbollit shqiptar', Bushi për afrimet e reja te Kombëta…