Zgjedhja dhe pozicionet e lajmeve në TIME.al përcaktohen automatikisht nga një program kompjuterik.

Koha ose data e shfaqur tregon momentin kur lajmi është futur ose rifreskuar në TIME.al.

TIME.al nuk merr asnjë përgjegjësi për besueshmërinë e informacioneve të marra.

Burime·Kushtet për indeksimin·Si funksionon TIME.al?·Marketing·Blog·Kontakt·Kushtet e përdorimit·Privatësia

© 2026 TIME.al

Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆
TIME.al

Top temat e ditës

LajmeSportMagazine
10h|17h|23h
|Moti|Marketing|Kontakt
TIME.al

Të gjitha lajmet.Në një vend.

Top temat e ditës

Përditësuar: ...

||
LajmeSportMagazine
Lajmet e fundit|YouTube|Burime
Të gjithaFutbollBasketbollFormula 1TenisVolejboll

Të gjitha

Lautaro, tensione me Argjentinën

Lautaro, tensione me Argjentinën

TV Klan·para 50 minutash

Pas zhgënjimit të madh në finalen e Botërorit dhe largimit të Lionel Messit, Argjentina po përballet me një periudhë të vështirë, mes tensioneve dhe pikëpyetjeve për të ardhmen e kombëtares. Në prag të miqësoreve ndaj Burkina Fasos, Bolivisë dhe Beninit, situata brenda “Albicelestes” mbetet e tensionuar. Në qendër të vëmendjes është edhe Lautaro Martinez, i cili, sipas mediave argjentinase, mund të zgjedhë të mos i bashkohet skuadrës për këto takime. Problemet nuk lidhen vetëm me aspektin sportiv. Një prej figurave më të rëndësishme të stafit të Lionel Scalonit pritet të largohet, ndërsa rinovimi i kontratës së trajnerit nuk ka mjaftuar për të qetësuar situatën. Mes Federatës Argjentinase të Futbollit dhe lojtarëve është krijuar një përçarje e fortë. Në sfond janë edhe disa shpërblime të papaguara pas Botërorit, çka ka bërë që disa prej futbollistëve kryesorë të konsiderojnë mundësinë e mungesës në miqësoret e ardhshme. Në këtë klimë pasigurie është mbyllur edhe një kapitull i rëndësishëm. Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën kombëtares në moshën 39-vjeçare. Largimi i kapitenit historik lë një boshllëk të madh, jo vetëm në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes. Në këtë situatë, vëmendja është përqendruar te Lautaro Martinez. Sulmuesi dhe kapiteni i Interit mund të zgjedhë të qëndrojë në Itali, një skenar që do të ishte i mirëpritur nga klubi zikaltër. Në vend të dy udhëtimeve ndërkontinentale dhe tre miqësoreve, Lautaro do të mund të vijonte stërvitjen me Interin dhe të përgatitej në kushtet optimale për rikthimin e kampionatit dhe sfidat e Champions League. Një mundësi që Interi do ta shihte me interes, ndërsa Argjentina përballet me një prej momenteve më delikate të ciklit të saj të fundit. Klan News /tvklan.al

Italia ndryshon identitet në Champions League

Italia ndryshon identitet në Champions League

TV Klan·para 1 ore

Pas përfundimit të ditës së parë të Champions League, bilanci i skuadrave italiane është i përzier: dy humbje, një barazim dhe një fitore. Në pamje të parë, një start zhgënjyes. Megjithatë, rezultatet nuk tregojnë të gjithë historinë. Përtej pikëve të grumbulluara, Interi, Roma dhe Como dhanë një sinjal pozitiv për mënyrën se si futbolli italian po përpiqet të ndryshojë. Të trija skuadrat treguan një futboll ofensiv, me kontroll të topit, iniciativë dhe dëshirë për ta zhvilluar lojën në gjysmën e kundërshtarit. Dhe përballë tyre nuk ishin kundërshtarë të zakonshëm: Interi luajti ndaj Real Madridit në Santiago Bernabéu, Roma u përball me Fenerbahçen, ndërsa Como sfidoi Leipzigun. Ky është një ndryshim domethënës për futbollin italian, i cili prej vitesh është kritikuar në Europë për pragmatizmin dhe qasjen e tepruar mbrojtëse. Gasperini dhe Chivu treguan se të luash me tre mbrojtës nuk do të thotë domosdoshmërisht të mbrohesh me pesë. Interi, pavarësisht gabimeve që i kushtuan dy gola, tregoi personalitet që në minutat e para. Zikaltrit patën periudha të gjata kontrolli dhe nuk u tërhoqën përballë një prej skuadrave më të forta të Europës. Ishte një paraqitje që dëshmoi se skuadra e Chivut nuk kishte shkuar në Madrid vetëm për të mbijetuar, por për të luajtur futboll. E njëjta qasje u pa edhe te Roma. Në një ndeshje të vështirë, verdhekuqtë kontrolluan topin dhe patën iniciativën për pjesën më të madhe të takimit, duke e përfunduar sfidën në barazim 1-1 ndaj Fenerbahçes. Rezultati mund të mos jetë ai që dëshirohej, por mënyra e interpretimit të ndeshjes ishte një sinjal pozitiv. Ndërkohë, Como bëri një hyrje spektakolare në Europën e madhe. Skuadra italiane dominoi për periudha të rëndësishme dhe vuri në vështirësi Leipzigun, duke shënuar katër gola. Një paraqitje që tregon se edhe skuadrat italiane mund të luajnë me guxim, intensitet dhe ambicie në skenën europiane. Nota më e dobët shkon për Napolin. Përballë Arsenalit, skuadra e Allegrit zgjodhi një qasje shumë më…

Elbasani-Egnatia, supersfida e javës së 4-t

Elbasani-Egnatia, supersfida e javës së 4-t

TV Klan·para 1 ore

Sezonin e kaluar diskutuan titullin, ndërsa këtë herë përballen që në javën e katërt të kampionatit. Elbasani dhe Egnatia janë gati për supersfidën e radhës në Superligë, me dy skuadrat që vijnë në këtë përballje me objektiva dhe ecuri të ndryshme. Egnatia e ka nisur kampionatin në mënyrë perfekte. Kampionët kanë marrë pikët e plota në tri javët e para dhe kryesojnë renditjen, duke dhënë sinjale të qarta se edhe këtë sezon synojnë të jenë protagonistë në luftën për titull. Në krahun tjetër, Elbasani ka grumbulluar vetëm dy pikë dhe vjen në këtë 90-minutësh pas humbjes me Dinamon. Verdheblutë kërkojnë reagimin ndaj kampionëve, në një sfidë që mund të jetë edhe një test i rëndësishëm për skuadrën. Statistikat e tre javëve të para tregojnë se Elbasani ka potencial në fazën ofensive. Skuadra ka shënuar 3 gola dhe ka regjistruar 2 asistime, me një mesatare prej 1 goli për ndeshje. Megjithatë, shqetësimi mbetet në mbrojtje, pasi ka pësuar 4 gola. Të dielën luhet edhe një tjetër përballje me peshë, Laçi-Vllaznia. Derbi i veriut vjen në një moment ku fitorja do të ishte më shumë se tre pikë për të dyja skuadrat. Laçi ka provuar deri tani të treja rezultatet, ndërsa Vllaznia ka marrë vetëm dy barazime dhe një humbje. Kuqeblutë kanë shfaqur momente ku loja është përmirësuar, por ajo që mungon është vazhdimësia dhe, mbi të gjitha, rezultati. Përballja me Laçin mund të jetë mundësia ideale për të dhënë një përgjigje në fushë. Të shtunën, vëmendjen e merr edhe Partizani-Dinamo, ndërsa një tjetër duel interesant është Teuta-Vora. Durrsakët kanë grumbulluar 7 pikë në tre javët e para dhe janë ende të pamposhtur, ndërsa Vora ka humbur dy ndeshjet e fundit, ndaj Egnatias dhe Tiranës. Në Durrës, skuadra mike do të kërkojë të reagojë, ndërsa Teuta synon të ruajë ritmin pozitiv të fillimit të sezonit. Klan News /tvklan.al

Reklamë

Hapësirë reklamimi

Kontaktoni ekipin TIME.al për rezervim.