
Korça do të mirëpresë nga data 13 deri më 15 qershor edicionin e katërt të Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit Gjon Mili, një aktivitet që sjell në qytet artistë, kineastë dhe krijues të artit bashkëkohor nga vende të ndryshme të botës. Festivali organizohet nga AGORA Art Center dhe kurohet nga Yllka Gjollesha, me asistente kuratore […]

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shprehu gatishmëri për bashkëpunim me partitë e tjera për çështjen e

Gazetari Besar Bajraktaraj ka siguruar detaje të reja në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, për të cilin policia ka shpallur në kërkim si autor të dyshuar, Armand Shakaj 41-vjec. Ky i fundit për t’iu fshehur kontrolleve rutinë të policisë, ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij brenda të cilit dyshohet […]

Policia e Tiranës ka goditur tre raste të ushtrimit të prostitucionit në apartamente të marra me qira në Rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”. Në kuadër të operacionit u arrestuan tre shtetase të huaja: dy shtetase kineze, 39 dhe 42 vjeçe, si dhe një shtetase vietnameze, 43 vjeçe. Sipas hetimeve, ato kishin marrë [...] Read More...

Propozim-ligji për mbrojtjen nga përdorimi i produkteve të duhanit ose produkteve të ngjashme dje kaloi në lexim të parë në seancën plenare të Kuvendit informoi ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, transmeton Portalb.mk. “Propozim-ligji për mbrojtjen nga përdorimi i produkteve të duhanit ose produkteve të ngjashme dje kaloi në lexim të parë në seancën plenare të […]

Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjenerali i Forcave Ajrore amerikane, Alexus G. Grynkewich, tha se Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) gradualisht do të përshtatë forcën për mbështetjen e misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, gjatë vitit të ardhshëm, për shkak të, siç tha ai, përmirësimit të situatës së sigurisë në vend. “NATO dhe KFOR-i janë të përkushtuar për sigurinë në Kosovë”, tha komandanti Grynkewich përmes një njoftimi më 12 qershor. “Është ky angazhim që ka çuar në rritjen e stabilitetit, teksa organizatat e sigurisë në Kosovë janë bërë më të afta. Kushtet aktuale ofrojnë mundësi për të optimizuar madhësinë dhe pozicionimin e KFOR-it”, shtoi ai. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë është vendosur më 1999 në vend. Nga afër 50.000 trupa sa ishin dislokuar në atë vit, pas përfundimit të luftës, në Kosovë aktualisht janë rreth 4.600 trupa paqeruajtëse të KFOR-it nga shtete të ndryshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian, EULEX. Ky mision paqeruajtës po ashtu ka përgjegjësinë e sigurisë përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë. Në njoftimin e NATO-s – që vjen në përvjetorin e 27-të të hyrjes së trupave të saj në Kosovë, pas fushatës ajrore të aleancës mbi caqet serbe – u tha se situata e sigurisë ka vazhduar që të përmirësohet në vitet e fundit. Për këtë arsye, në janar NATO-ja ndaloi dislokimin e forcave rezervë në KFOR pas pothuajse dy vjetësh të rotacionit të vazhdueshëm. “Teksa situata e sigurisë në Kosovë mbetet përgjithësisht stabile, NATO do të optimizojë praninë e KFOR-it dhe gradualisht do të përshtatë forcën e tij aktuale gjatë vitit të ardhshëm”, u tha në njoftimin e aleancës ushtarake perëndimore. Ndryshimet do të ndodhin gradualisht në përputhje me kushtet në terren dhe ato mund të zhbëhen, nëse është e nevojshme, tha NATO. Aleanca ushtarake perëndimore kujtoi se kishte rritur numrin e dislokimeve për pothuajse 1.000 …

Dita e sotme, 12 qershor, konsiderohet historike, të paktën sipas ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian, të cilët janë mbledhur në Qipro për të shënuar hyrjen në fuqi të Paktit të ri për Emigracionin dhe Azilin. I miratuar në vitin 2024 pas negociatave të gjata dhe të vështira, që nisën gjatë krizës së madhe të […]

VLEN tha se janë duke e dëshmuar se zhvillimi ekonomik ndërtohet me politika konkrete që mbështesin bizneset, investimet dhe hapjen e vendeve të reja të punës, që siç tha, edhe është bërë thirrje që kompanitë që i plotësojnë kushtet e Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve të aplikojnë brenda afatit dhe të shfrytëzojnë mbështetjen që

Në Washington po përgatitet një festë e pazakontë për 80-vjetorin e presidentit amerikan, Donald Trump. Më 14 qershor, ditë që pritet të mbetet në histori si një nga ngjarjet më të bujshme të ditëlindjeve presidenciale në SHBA. Në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë është ndërtuar një arenë me rreth 4 300 vende, e mbuluar nga një strukturë gjigante 27 metra e lartë e quajtur “ The Claw” , në anën jugore të rezidencës presidenciale. Punimet, me një kosto rreth 60 milionë dollarë, po financohen nga organizata UFC, ndërsa pranë saj po ndërtohet edhe një sallë vallëzimi me vlerë rreth 400 milionë dollarë. Në qendër të strukturës do të vendoset një ring, ku pritet të zhvillohen ndeshje me atletë të arteve marciale. Vetë Trump ka sugjeruar se struktura mund të mbetet e përhershme, duke e krahasuar me monumente ikonike si Kulla Eiffel, e ndërtuar fillimisht për një ekspozitë botërore dhe më pas e kthyer në simbol të Parisit. Kjo festë është pjesë edhe e përgatitjeve për 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ndërsa 14 qershori përkon gjithashtu me Ditën e Flamurit amerikan. Paralelisht me festimet, janë ngritur edhe polemika për shitjen e monedhave përkujtimore me figurën e Trump, në ar, argjend dhe me çmime që variojnë nga 250 deri në 12 mijë dollarë. Ato mbajnë simbolet “250” dhe “We the People”. Ka pasur gjithashtu akuza për përfitime financiare nga lidhjet me UFC dhe tregjet e aksioneve, të cilat janë mohuar nga administrata, duke u theksuar se menaxhimi i investimeve kryhet nga palë të pavarura. Në të njëjtën kohë, në mbarë vendin janë paralajmëruar protesta nën moton “No Kings”. Sipas sondazheve të fundit, niveli i miratimit të Trump ka rënë në rreth 37%, ndërsa vlerësimi për ekonominë edhe më poshtë, rreth 29%, ndonëse ai ruan mbështetje të fortë brenda bazës republikane. Festa dhe përdorimi i gladiatorëve apo ndeshjeve në Shtëpinë e Bardhë ka ngjallur debat të madh publik. Vetëm një pakicë e amerikanëve e konsideron të përshtatshme një skenë të tillë në r…

Irani njoftoi se ende nuk ka arritur një vendim përfundimtar lidhur me një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump për anulimin e sulmeve të planifikuara dhe miratimin e Republikës Islamike për një marrëveshje që mund të nënshkruhet gjatë fundjavës në Evropë. “Ne ende nuk kemi arritur në një përfundim për këtë çështje. Çështja po shqyrtohet nga institucionet përkatëse dhe nëse arrihet një përfundim, do të informohemi”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, duke komentuar deklaratat e Trump. Ai theksoi se pjesa kryesore e tekstit të marrëveshjes është finalizuar, por problemi ka lindur kur pala amerikane bëri kërkesa të reja dhe ndryshoi qëndrimet e saj. “Në ditët e fundit, ata gjithashtu janë përpjekur t’i imponojnë kërkesa të paarsyeshme Iranit”, shtoi Baghaei, sipas agjencisë ISNA. Zëdhënësi iranian akuzoi Uashingtonin për përdorim të forcës dhe veprime kriminale gjatë negociatave. “Ndërsa flasin për negociata, ata njëkohësisht përdorin forcën dhe veprimet kriminale. Irani ka demonstruar mungesën e gatishmërisë për të bërë kompromis mbi vijat e tij të kuqe dhe interesat kombëtare”, përfundoi ai. Top Channel Taboola End of Taboola