
SPAK ka kryer një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal, të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike, ku paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal dyshohet se janë pastruar nga disa biznesmenë, përfshirë Artur Shehun, i cili zotëron një pjesë të konsiderueshme të tokave në Zvërnec. Prokuroria e Posaçme ka zbardhur detaje nga letërporosia e autoriteteve spanjolle, ku Artur Shehu përmendet si një nga personat e hetuar për përfshirje të dyshuar në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Sipas dokumentit, Shehu dyshohet se ka marrë pjesë në takime të zhvilluara në disa vende të Europës dhe Amerikës, përfshirë Monakon dhe Arubën, ku janë diskutuar dhe planifikuar operacione për blerjen, transportimin dhe futjen e sasive të mëdha të kokainës në tregun europian. Hetimet, të pasqyruara në letërporosinë spanjolle, e lidhin atë me një grup personash të tjerë të dyshuar, të cilët sipas autoriteteve kanë zhvilluar takime të shumta në vende të ndryshme gjatë viteve, me fokus organizimin e trafikut ndërkombëtar të drogës. SPAK bën me dije se të dhënat janë pjesë e një procedimi penal në vijim dhe po analizohen në kuadër të hetimeve më të thelluara për aktivitetin e dyshuar kriminal. Top Channel Taboola End of Taboola

Rrjeti social Facebook ka pësuar probleme teknike gjatë minutave të fundit, duke bërë që shumë përdorues të mos kenë mundësi të aksesojnë profilet e tyre. Raportime të shumta kanë ardhur edhe për Instagramin, ku përdoruesit po hasin vështirësi në hyrje dhe në përdorimin normal të platformës. Të dyja rrjetet sociale janë pjesë e kompanisë Meta. […]

Ukraina pritet të kërkojë edhe 20 miliardë dollarë financim ushtarak nga aleatët e saj perëndimorë gjatë një takimi që do të zhvillohet javën

Ruajtja e arkivave audiovizuale të Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTM) është një nga projektet që do të realizohet në përputhje me memorandumin e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe turizmit ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe Ambasadës së Francës në Maqedoninë e Veriut. Dokumenti u nënshkrua sot nga ministri Zoran Ljutkov dhe ambasadori Kristof Le […]

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Endrit Thaçi, përmes një postimi në “Instastory”, ku tregoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të atin, i cili po mbahet në [...] Read More...

Kronikë Report Tv siguron dosjen/ Koçeku e Hamzai trafik droge nga Amerika Latine drejt BE! Tonelatat me kokainë fshiheshin në ngarkesa me qymyr, fruta e sojë Redaksia 12 Qershor, 13:05 | Përditesimi: 12 Qershor, 13:07 2026-06-12 13:07:00 Share Tweet SPAK ka goditur dy grupe kriminale të trafikut të drogës që drejtoheshin nga Alfredo Hamzai dhe Luçiano Koçeku . Në dosjen e siguruar nga Report Tv tregohet se s funksiononte grupi kriminal dhe struktra që kishin ngritur me role të ndara mes anëtarëve të grupit. -Droga trafikohej nga Amerika latine (Kolumbia, Ekuador, Bolivia, Surinam, Paraguai, Uruguai, Porto-Riko e Brazil) në drejtim të Europës, kryesisht në portet Anterverp (Belgjikë) dhe Roterdam (Holandë) përmes kompanive të transportit detar në formën e qymyrit të drurit, pastave të frutave ose në pako të fshehura në kontenierë, të cilat në shumicën e rasteve janë kompani të krijuara dhe drejtuara prej tyre posaçërisht për këtë aktivitet, në bashkëpunim të mundshëm brenda shërbimeve doganore në porte të Europës. -Trafikimi i lëndëve narkotike nga shtetet e Amerikës Latine drejt Europës realizohet përmes kompanive tregtare të frutave, mishit, qymyrit dhe sojës. Përpunimi dhe ekstraktimi kimik kryhet në magazina apo ambiente të marra me qira në disa shtete europiane, kryesisht në Hollandë dhe Belgjikë. Këto lëndë shpërndahen më pas në disa shtete të BE-së, me një çmim që varion nga 26,000 deri në 30,000 euro për kilogram. Shitja kryhet në territore ku dukshëm furnizimi mbulohet vetëm nga prurjet e tyre, si Belgjika, Hollanda, Britania e Madhe, Irlanda, Italia dhe Spanja. LEXO EDHE: Syrit të Berishës “i dhemb zemra” për arrestimet e Spak! Censuron lajmin për Ilir Shtufin, Artur Shehun etj. Po ashtu, në dosje thuhet se Hamzai dhe Koçeku kanë bashkëpunim të vceçantë me njëri tjetrin për trafikun e drogës. Lajmi kryesor: DOSJA/ Trafikuan qindra kg drogë nga Amerika Latine në BE, SPAK godet dy grupe kriminale, njëri i i vëllezërve Koçeku, 20 masa sigurie! Në pranga Ores…

Sali Berishës i jepet vizë për në SHBA. Departamenti Amerikan i Shtetit sqaroi më herët për ABC News se ka lëshuar disa përjashtime për të sanksionuarit bazuar në nenin 7031(c), kur u pyet për kryetarin e PD. Lëshime që përfshijnë një grup të sanksionuarish, përfshirë Berishën. Në një intervistë në “NewsLine” në ABC News, analisti [...] Read More...

Policia ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e dy aktiviteteve pasditen e sotme në kryeqytet, protestën qytetare dhe 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Tubimi mbahet prej 12 ditësh tanimë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa aktiviteti i PS-së pritet të mbahet këtë të premte në sheshin “Italia”. Kështu, prej orës 16:00 e deri në përfundim […]
Qendrat e emigrantëve të ngritura nga Italia në Shqipëri, në Gjadëer, janë vënë nën vëzhgimin e institucioneve europiane, pasi Avokatja e Përgjithshme e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, Laila Medina, ka shprehur dyshime mbi përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së për mbrojtjen e azilkërkuesve. Në opinionin e saj, Medina thekson se shtetet anëtare […]

Përmbyllet me sukses edicioni i parë i “Javës së Muraleve Arbëreshe” Pallagorio shndërrohet në një galeri arti në qiell të hapur, që bashkon Arbërinë e Krotonës me Kosovën Edicioni i parë i “Javës së Muraleve Arbëreshe – Settimana dei Murales Arbëreshë” u përmbyll me një pjesëmarrje të gjerë dhe entuziazëm të madh. Ky projekt, i […]