
Një operacion i gjerë antidrogë në Stamboll ka çuar në ndalimin e 22 personave, mes tyre edhe disa emra të njohur të botës së spektaklit dhe medias turke, në një hetim të udhëhequr nga Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit. Mes të ndaluarve është edhe aktorja mjaft e njohur Beren Saat, e cila njihet gjerësisht edhe […]

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Kosovën me rastin e Ditës së Çlirimit, duke vlerësuar sakrificën e qytetarëve, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetjen e NATO-s. Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se liria e Kosovës erdhi falë sakrificës së mijëra burrave dhe grave, luftës së UÇK-së dhe vendosmërisë së […]
Në Shkup, në komunën e Aerodromit, oficerët e policisë ndaluan katër shtetas turq për qëndrim të parregullt në vend, dhe pas përfundimit të procedurave, ata do të ngrenë kallëzime përkatëse. Katër shtetas turq të arrestuar në Shkup për qëndrim të parregullt Dje, midis orës 09:00 dhe 12:00 në Shkup, në territorin e komunës Aerodrom , oficerë policie nga Shërbimi … The post Katër shtetas turq të arrestuar në Shkup për qëndrim të parregullt appeared first on Alsat .

Qiraja mesatare e apartamenteve në Tiranë për vitin 2026 ka arritur në 721 euro në muaj, duke e bërë strehimin një nga sfidat më të mëdha financiare për qytetarët dhe familjet. Sipas standardeve ndërkombëtare të përballueshmërisë së strehimit, një familje ose individ nuk duhet të shpenzojë më shumë se 30% të të ardhurave mujore për qira. Kur kjo përqindje tejkalohet, konsiderohet se familja përballet me vështirësi financiare për të mbuluar kostot e banimit. Ndërkohë, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ka arritur në rreth 930 euro. Kjo do të thotë se një individ duhet të shpenzojë rreth 77% të të ardhurave të tij bruto vetëm për të paguar qiranë mesatare në kryeqytet. Situata bëhet edhe më e rëndë kur llogariten të ardhurat neto. Me një pagë mesatare neto prej rreth 740 eurosh në muaj, qiraja mesatare përthith afërsisht 97% të të ardhurave, duke e bërë strehimin praktikisht të papërballueshëm për një person me të ardhura mesatare. Edhe familjet me dy të punësuar përballen me vështirësi. Një familje me dy të rritur dhe një fëmijë, me të ardhura mesatare bruto rreth 182 mijë lekë në muaj, duhet të shpenzojë rreth 39% të buxhetit për qiranë. Nëse llogariten të ardhurat neto, kjo peshë arrin afërsisht 49%. Përveç kostove të larta të strehimit, familjet shqiptare vazhdojnë të shpenzojnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave për ushqime. Sipas të dhënave të fundit, ushqimet dhe pijet joalkoolike përbëjnë rreth 40% të shpenzimeve mujore familjare, një nivel shumë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian. Në vitin 2024, familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht rreth 93 mijë lekë në muaj për konsum. Nga kjo shumë, rreth 36,900 lekë u përdorën për ushqime dhe pije joalkoolike. Ndërkohë, çmimet e qirave në Tiranë vijojnë të mbeten të larta, sidomos në zonat më të kërkuara pranë qendrës. Apartamentet e tipologjisë 1+1 në këto zona jepen me qira nga 600 deri në 900 euro në muaj, ndërsa në periferi çmimet luhaten zakonisht nga 400 deri në 500 euro. Në disa zona të k…

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata Qendrore e Seulit, pasi u shpall fajtor për abuzim me pushtetin dhe veprime që, sipas prokurorëve, favorizuan armikun duke rrezikuar sigurinë kombëtare. Sipas vendimit të gjykatës, Yoon ishte i përfshirë në planifikimin e dërgimit të dronëve në Korenë e Veriut në tetor të vitit 2024. Prokuroria argumentoi se operacioni kishte për qëllim krijimin e një situate tensioni ushtarak që do t’i shërbente si justifikim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila më vonë dështoi dhe shkaktoi krizë të thellë politike në vend, shkruan Guardian . Hetuesit specialë deklaruan se përpjekja për të “fabrikuar kushte lufte” përmes inkursionit me dronë minoi sigurinë e shtetit dhe rriti ndjeshëm tensionet mes dy Koreve. Yoon ka mohuar akuzat. Avokatët e tij kanë deklaruar se ai nuk urdhëroi dhe as nuk miratoi operacionin, duke këmbëngulur se fluturimet e dronëve ishin një përgjigje ndaj balonave të mbushura me mbeturina që Koreja e Veriut kishte dërguar për muaj me radhë drejt jugut. Autoritetet e Koresë së Veriut kishin akuzuar Seulin në vitin 2024 se kishte dërguar dronë mbi Phenian për të shpërndarë fletushka propagandistike. Megjithatë, pavarësisht rritjes së tensioneve, incidenti nuk çoi në përplasje ushtarake mes dy vendeve. Ky është vetëm një nga proceset gjyqësore që rëndojnë mbi ish-presidentin konservator. Në shkurt të këtij viti, Yoon u dënua me burgim të përjetshëm për drejtimin e një kryengritjeje dhe përpjekjen për të paralizuar punën e parlamentit përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Ai ka apeluar edhe atë vendim, duke pretenduar se veprimet e tij ishin ndërmarrë “vetëm për të mirën e kombit”. Karriera politike e Yoon mori fund pasi u shkarkua nga detyra nga Gjykata Kushtetuese, e cila miratoi procedurën e shkarkimit të tij. Zgjedhjet e parakohshme që pasuan u fituan nga presidenti aktual, Lee Jae Myung. Top Channel Taboola End of Taboola

Protokolli i marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilin Presidenti amerikan, Donald Trump pritet ta nënshkruajë së shpejti, parashikon rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit pa taksa, si dhe lehtësimin e sanksioneve kundër Iranit, në varësi të përpjekjeve të Teheranit për respektimin e marrëveshjes. Sipas raportimit të Axios, që citon një diplomat […]

SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon sot një operacion të gjerë për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Sipas informacionit paraprak, personat nën hetim dyshohen për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha, të kryera [...] Read More...

Partia Socialiste feston sot 35-vjetorin e themelimit të saj me një organizim të posaçëm në Sheshin “Italia” në Tiranë. Me këtë rast, kryeministri

Nga Thoma Gëllçi Dje, ndërsa ndiqja njëkohësisht ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit në televizor dhe protestën në Tiranë në kompjuter, mendja më shkoi te viti 2018, kur isha Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së. Ishin ditët e Kampionatit Botëror të Futbollit. Në rrugët e Tiranës nuk kishte protesta. Në kafene, bare dhe ambiente […]

Saranda është renditur në krye të katër destinacioneve më të lira bregdetare në Evropë për verën e vitit 2026. Me ardhjen e sezonit veror, shumë prej destinacioneve më të njohura turistike të Evropës, si bregdeti i Amalfit në Itali apo ishulli grek i Santorinit, vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e turistëve nga e gjithë bota. Megjithatë, [...] Read More...