
Alarmi ka rënë zyrtarisht në kampin e Brazilit pikërisht në ditën e debutimit në Botërorin 2026, pasi është konfirmuar përfundimisht se Neymar nuk do të zbresë në fushë sot, më 13 Qershor, në sfidën hapëse kundër Marokut. Një lëndim i shkallës së dytë në muskulin e viçit të këmbës së djathtë e ka bërë të pamundur rikuperimin e tij në kohë, duke detyruar trajnerin Carlo Ancelotti që të mos rrezikojë dhe të presë shërimin e plotë të sulmuesit. Edhe pse 34-vjeçari po i përgjigjet mirë trajtimit gjatë stërvitjeve në New Jersey dhe gëzon mbështetjen e liderëve si Casemiro, shansi i tij i parë real për t’u parë në fushë pritet të jetë ndeshja e dytë e grupit kundër Haitit më 19 Qershor. Sidoqoftë, mediat spanjolle si TVE nuk e përjashtojnë as skenarin e zi ku ai mund të mungojë gjatë gjithë fazës së grupeve, gjë që do të ishte një goditje e rëndë për “Seleçaon” në misionin e tyre për të fituar titullin e gjashtë botëror që mungon prej 24 vitesh. Ky dëmtim pezullon përkohësisht rikthimin e madh të yllit brazilian me kombëtaren pas dy vitesh e gjysmë mungesë, duke e detyruar atë ta udhëheqë skuadrën vetëm si lider moral nga dhomat e zhveshjes në këtë fillim turneu. Top Channel Taboola End of Taboola

“Jam prej 12 vitesh i divorcuar, shpresoj të gjej një të dashur të re në këtë kampionat” , kjo ishte deklarata e aktorit Kastriot Çaushi në puntatën e parë të emisionit “Kampionët e Botës”. Ai iu referua mungesës së Italisë në Botëror, si një tifoz i tyre, por deklarata mori vëmendje të madhe. Në emisionin e sotëm, Çaushi sqaroi gjithçka, duke thënë se lajmi është shpërndarë gjithë andej, por nuk i bën përshtypje fare. “Nga mbrëmë kam një shije jo të mirë. në pyetjen e parë që më bërë mbrëmë, kisha një dramë. Unë thashë që kisha 12 vjet i divorcuar edhe sot meme në shumë faqe, thoshin që është ndarë Kastriot Çaushi nga gruaja dhe kërkon një të dashur. Duhet të flasësh drejt, se ndryshe ta marrin… Mua më bën dhe shumë përshtypje. Fare, fare”, tha ai. /tvklan.al

Një statistikë rrëqethëse po bën xhiron e botës sportive, duke vënë në pikëpyetje ëndrrat e tre gjigantëve të futbollit: Brazilit, Anglisë dhe Portugalisë. Që nga edicioni i parë i Kupës…

Bota e futbollit mban emra shumë të dashur, të cilët preferohen nga të mëdhenj e të vegjel. Ama, jo të gjithë vijnë nga një fëmijëri të pasur (ekonomikisht). Influenceri, Dijonis Biba, i ftuar në “Kampionët e Botës”, Tv Klan, u shpreh se shumica e këtyre futbollistëve kanë pasur një jetë të vështirë, e se kishin “uri për sukses”. “Po ta kesh vënë re, të gjithë futbollistët e famshëm që janë sot, të gjithë më përpara kanë pasur një jetë të vështirë. Unë mendoj se kur njeriu kur është i varfër, e ka atë urinë për sukses dhe për të arritur atë që do. Momentin që ti e ke arritur atë, normalisht Zoti ta ka prirë mbarë dhe je aty ku je sepse ke dashur me të vërtetë të shkosh aty” , tha ai. /tvklan.al

Këngëtarja Kejsi Tola, e ftuar në emisionin Kampionët e Botës në Tv Klan bëri një renditje, sipas saj, të këngëve më të bukura të Botërorëve të fundit. Ajo renditi në vendin e parë këngën e kënduar më 2018, ku në përformancë ishte edhe këngëtarja shqiptare Era Istrefi. Të dytën renditi këngën e famshme Waka Waka, Kejsi Tola: Dai Dai, këngën aktuale të Botërorit 2026 e vlerësoj. Por, do e vendosja në vendin e katërt. Këngën e Botërorit 2022 do e lija të fundit. Këngën e Botërorit 2018 do ta vendosja në vendin e parë. Edhe për shkak të Era Istrefit. Këngën e Botërorit 2024 do e vendosja në vendin e tretë. Ndërsa, Waka Waka do e vendos në vendin e dytë. /tvklan.al

Elon Musk, shefi i SpaceX, është bërë trilioneri i parë në botë. Aksionet e kompanisë që merret me teknologji hapësinore të premten dolën në bursa financiare. Vlera e aksioneve u rrit menjëherë. Ato po shiten në vlerë prej rreth 160 dollarësh për aksion, apo 18 për qind më shumë se pritjet që pati kompania. Kompania […]

Bashkëorganizatorja Kanadaja shpëtoi një barazim 1-1 në ndeshjen hapëse të Grupit B të Kupës së Botës 2026 kundër Bosnje dhe Hercegovinës në stadiumin “BMO Field” në Toronto, duke siguruar pikën e parë në histori në paraqitjen e saj të shtatë në Kupën e Botës. Rastin e parë të ndeshjes e pati Bosnja pas vetëm tre […]

Moderatorja Fjodora Fjora, e ftuar në emisionin Kampionët e Botës në Tv Klan u tregua e sinqertë për ndeshjen e mbrëmjes së sotme mes Kanadasë dhe Bosnjës. Fjora u shpreh se ka qenë në koncert dhe ndaj ka parë vetëm 20 minuta të sfidës. Shtoi se Kanadaja barazoi, pasi ka ndjerë një përgjegjësi ndaj tifozërisë së saj. Fjodora Fjora: Kanadaja luajti në fushën e saj dhe luajtën më të relaksuar, natyrisht. Goli i parë i Bosnjes ishte surprizë për të gjithë. Kanadaja ishte favorite në këtë sfidë, por besoj se goli ka qenë për atë tifozëri që ishte në stadium. Të jem e sinqertë, pashë vetëm 20 minuta të fundit të sfidës. Nuk e pashë dot, sepse isha në koncert. /tvklan.al

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së VLEN-it, Adnan Azizi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas deklaratave të këtij të fundit në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Tiranë. Azizi reagoi përmes rrjeteve sociale me komentin: “Po ç’pati ky tani me kosovarët dhe tetovarët, ncncnc?”. Më herët, Rama, duke folur për protestën […]

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se nuk do ta lejojë kurrë Iranin të ketë armë bërthamore. Është diçka që e kemi dëgjuar shpesh nga udhëheqësi izraelit. “Unë dhe presidenti Trump jemi plotësisht dakord për këtë çështje. Për më shumë se 30 vjet, kam qenë në ballë të luftës ndërkombëtare kundër programit bërthamor të Iranit”, […]