Bota Polonia në alarm, kërcënohen Donald Tusk dhe ministri i Mbrojtjes, policia dhe agjencitë e sigurisë mblidhen me urgjencë Një plan i mundshëm atentati ndaj kryeministrit Donald Tusk dhe ministrit të Mbrojtjes ka ngritur alarmin në Poloni, duke nxitur një mbledhje urgjente të drejtuesve të sigurisë. Autoritetet e cilësuan kërcënimin “jashtëzakonisht shqetësues” dhe vlerësuan se kishte shumë gjasa të vihej në zbatim. Donald Tusk dhe Władysław Kosiniak-Kamysz Redaksia 11 Tetor, 16:45 | Përditesimi: 11 Tetor, 16:53 2026-10-11 16:53:08 Share Tweet Një kërcënim i cilësuar nga qeveria polake si “jashtëzakonisht shqetësues” ngriti sot për sigurinë e kryeministrit Donald Tusk dhe ministrit të Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz. Autoritetet po hetojnë një plan të mundshëm atentati ndaj tyre dhe vlerësojnë se gjasat që kërcënimet të viheshin në zbatim, ishin të mëdha Tusk u njoftua që herët të dielën në mëngjes. Informacioni kishte mbërritur si fillim tek shërbimet e sigurisë dhe më pas iu përcoll policisë. Autoritetet nuk zbuluan se kush e kishte bërë kërcënimin apo si parashikohej të kryhej sulmi. “Po e trajtojmë këtë çështje me shumë seriozitet”, tha Jacek Dobrzyński, zëdhënës i ministrit që mbikëqyr shërbimet e inteligjencës. LEXO EDHE: Ministri Nufi vizitë në Ankara: Konsolidojmë partneritetin strategjik Shqipëri–Turqi në mbrojtje dhe siguri! Pas një takimi urgjent të dielën mes shërbimeve të sigurisë, policisë dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme, ai theksoi se ky rast kishte ngritur dyshime të forta se kërcënimet mund të ktheheshin në veprime konkrete. “Muaj pas muaji, vit pas viti, policia merr gjithnjë e më shumë kërcënime dhe mesazhe shqetësuese. Në këtë rast, po flasim për një mundësi të madhe që këto kërcënime të mund të zbatoheshin”, u shpreh ai. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Marcin Kierwiński, dhe koordinatori i shërbimeve speciale, Tomasz Siemoniak, kanë urdhëruar marrjen e masave të forta të sigurisë ndaj dy drejtuesve të qeverisë. Alarmi vjen …

Pas operacionit të rëndë, Ertila u përball me dhimbje fizike dhe një gjendje të rënduar emocionale, aq sa nuk gjente forcën të ngrihej nga shtrati. Në ditët më të errëta të jetës së saj, kur qëndronte e mbyllur në dhomë me grilat e ulura, një mike e njohur në rrjetet sociale u bë mbështetja që i duhej për të gjetur sërish veten. Në “Ka Një Mesazh Për Ty” në Tv Klan, Ertila rrëfeu se si Klodiana, me humorin, energjinë dhe telefonatat e përditshme, e ndihmoi të dilte nga errësira dhe të rifitonte forcën për të vazhduar përpara. Sot, ajo e surprizon në studio për t’i treguar se sa shumë ka vlejtur prania e saj në momentet kur kishte më shumë nevojë për dikë pranë. Ertila: Në spital unë duhet të rrija një javë. Përballesha me dhimbje shumë të mëdha, por duke kaluar këto dhimbje dhe duke kaluar zhgënjimin unë e kisha shumë më të vështirë. Mu bë shumë më e vështirë dhe kjo gjë më bëri që të bie akoma më shumë në depresion. E humba pak aty kontrollin. Isha pak e dobët momentalisht. Nuk e gjeja dot forcën që të ringrihesha dhe të vazhdoja dhe t’i përballja të gjitha këto. Dhe atë moment shfaqet ë një shoqja ime Klodiana e cila është shkaku që unë e kam sjellë sot në studio. Ardit Gjebrea: Si u shfaq Klodiana? Ertila: Klodiana Koçaj është një vajzë nga Vlora . Ardit Gjebrea: Si e njohe? Ertila: Unë Klodianën e kam njohur në rrjetet sociale nga Facebook-u. Në 2021-in ndodhi që ishim në karantinë për Covid, ishim të detyruar që të rrinim brenda dhe aty unë gjendem tek një grup ‘shqiptarët nëpër botë’. Edhe ky grup kishte shumë familjarë, njerëz që na ndihmonin, ishte edhe një doktoreshë që kishte hapur grupin e ajo ishte dhe si psikologe dhe na ndihmonte, hapte tema që të flisnin njerëzit, u jepte energji pozitive, të tejkalonin karantinën dhe aty jam gjetur te ky grupi. Aty kam njohur Klodianën. Thjesht e simpatizova kështu si fillim, por nuk e dija që do lidhesha aq shumë dhe sot do gjendesha këtu. Ardit Gjebrea: Çfarë të bëri që u lidhët aq shumë? Ertila: Klodiana shumë va…

11 tetor 2026- Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi të dielën se Ukraina dhe Rusia kishin rënë dakord për atë që ai e përshkroi si një “ armëpushim energjetik ”. Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se armëpushimi energjetik hynte në fuqi menjëherë, por nuk dha detaje të mëtejshme. Nuk pati asnjë konfirmim të menjëhershëm nga Kievi apo Moska. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të dielën se Ukraina ishte e gatshme të ndalte sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Moska do të ndërpriste sulmet e saj ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Të shtunën, Trump fajësoi sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse për rritjen e çmimeve të naftës në SHBA dhe tha se Zelensky “ duhet patjetër t’i ndalë ”, duke shtuar se Ukraina duhet të zëvendësonte udhëheqësin e saj, pasi sipas tij, ai kishte humbur disa mundësi për të arritur një marrëveshje me Moskën. Rritja e ndjeshme e çmimeve globale të naftës, e cila pasoi shpërthimin e luftës në Iran në shkurt, është kthyer në një problem politik për Partinë Republikane të Trumpit, përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit që do të mbahen muajin e ardhshëm. Në këto zgjedhje, demokratët e opozitës mund të fitojnë kontrollin e njërës ose të të dyja dhomave të Kongresit. Të dielën, Zelensky përsëriti qëndrimin e kahershëm të Ukrainës se vendi ishte i gatshëm të ndalte sulmet ndaj rafinerive ruse vetëm si pjesë e një uljeje të ndërsjellë të përshkallëzimit të konfliktit. Kjo do të kërkonte që Moska të ndërpriste sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës. Çdo marrëveshje e tillë duhet të shoqërohet me “ garanci reale ”, deklaroi Zelensky. “Shkaku i vërtetë i luftës në Evropë është Rusia dhe vetëm Rusia”, tha Zelensky, pa iu referuar drejtpërdrejt deklaratave të Trumpit. “Sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mund të ndalen që sot, por presidenti Vladimir Putin nuk dëshiron ta bëjë këtë.” Të shtunën, Zelensky reagoi me zemërim ndaj njoftimit të Trumpit për një marrëveshje për furnizimin me naftë di…

Kronikë Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore Lehtësira të reja fiskale për ndërmarrjet e përfshira në industrinë e prodhimeve ushtarake. Një propozim për disa ndryshime ligjore, parashikon zerim të TVSH si për importin e mallrave dhe pajisjeve të nevojshme për linjat e prodhimit, ashtu dhe për shitjen e produkteve. Këto ndërmarrje nuk do t’i nënshtrohen as taksave vendore. Sokol Dema 11 Tetor, 16:46 | Përditesimi: 11 Tetor, 17:19 2026-10-11 16:52:09 Share Tweet Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes propozojnë ndryshime në ligjin për prodhimin dhe tregtimin e armëve, dhe pajisjeve ushtarake, me synimin për të nxitur zhvillimin e kësaj industrie në Shqipëri. Projektligji parashikon më shumë lehtësi fiskale , por edhe kontrolle më të forta për të verifikuar aktivitetin e tyre dhe mënyrën se si përdorin përfitimet nga shteti. Aktualisht kompanitë që veprojnë në industrinë ushtarake janë të përjashtuara nga nga Tatimi mbi të ardhurat për 10 vitet e parë, duhet të paguajnë TVSH të reduktuar në 10 % për furnizim apo shitje të armatimit ushtarak, si dhe nuk i nënshtrohen taksave doganore për mallrat që i shërbejnë prodhimit. LEXO EDHE: Berisha 'zbulon' një tjetër histori rozë të Vlora Hysenit? ''Bashkëjetonte me Ron Yeffet, e ka deklaruar vetë''! Por anëtarët e Komisionit e përgënjeshtrojnë (VIDEO) LEHTËSIRAT FISKALE SIPAS LIGJIT AKTUAL 1. Subjekti i licencuar në industrinë e prodhimit të armatimit ushtarak në Republikën e Shqipërisë përfiton lehtësira, duke përfshirë: a) normë të tatimit mbi të ardhurat korporative 0% për 10 vjetët e parë pas fillimit të aktivitetit; b) shkallë të reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar prej 10% për furnizimin/shitjet e armatimit ushtarak; c) përjashtim nga taksat doganore për mallrat, të cilat shërbejnë drejtpërdrejt për prodhimin e armatimit ushtarak. Lista e mallrave të përjashtuara përcaktohet me vendim të Kë…

Presidenti ukrainas kërkon ulje të ndërsjellë të tensioneve dhe garanci konkrete nga Rusia. Deklarata vjen pas kritikave të Donald Trump për sulmet e Kievit ndaj objekteve të naftës ruse. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Moska ndërpret goditjet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase. Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Zelensky theksoi se çdo përpjekje për uljen e tensioneve duhet të jetë e ndërsjellë dhe të mbështetet në garanci konkrete. “Ukraina do të jetë e gatshme të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës nëse Rusia ndalon sulmet ndaj infrastrukturës sonë energjetike”, deklaroi presidenti ukrainas. Ai akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, se nuk dëshiron t’i japë fund sulmeve ndaj objekteve energjetike të Ukrainës, duke theksuar se Moska mban përgjegjësinë për nisjen e luftës. Deklarata e Zelenskyt vjen në një moment tensionesh të shtuara mes Kievit dhe Uashingtonit, pasi presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse. Trump i ka kërkuar Ukrainës të ndalojë këto goditje, duke pretenduar se ato ndikojnë në rritjen e çmimeve të karburanteve. Ai ka shkuar edhe më tej, duke deklaruar se Ukraina duhet të ketë një president të ri, i cili të jetë i gatshëm të negociojë për përfundimin e luftës. Këto deklarata kanë shkaktuar reagime në Kiev, ku autoritetet ukrainase argumentojnë se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse synojnë të dobësojnë aftësinë e Moskës për të financuar dhe vazhduar luftën. Një tjetër pikë mosmarrëveshjeje është marrëveshja e njoftuar nga Trump për furnizimin e tregjeve ndërkombëtare me naftë dizel ruse, e shoqëruar me lehtësimin e disa kufizimeve. Zelenski ka paralajmëruar se një vendim i tillë mund të sjellë përfitime financiare për Moskën, ndërsa lufta vazhdon. Ndërkohë, Zelensky ka raportuar për sulme të vazhdueshme ruse ndaj qyteteve dhe infrastrukturës civile e energjeti…

Përurimi i segmentit të ri hekurudhor me shpejtësi të lartë që lidh Stambollin me kufirin bullgar ka risjellë në Turqi komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos. Drejtimin e trenit të shpejtësisë së lartë gjatë udhëtimit të parë në këtë linjë e mori përsipër personalisht presidenti Erdogan, që shkëmbeu batuta me komisioneren, duke e pyetur nëse ndihej e frikësuar. Marta Kos: Unë nuk po ndihem e frikësuar! Recep Tayyip Erdogan: Për sa kohë ne jemi këtu, s’ka pse të kesh frikë. Marta Kos: A mund ta drejtosh edhe helikopterin? Recep Tayyip Erdogan: Po. Projekti për ndërtimin e linjës hekurudhore Halkalı-Kapıkule prej 229 kilometrash ka nisur në vitin 2019 dhe financohet bashkërisht nga Turqia dhe Bashkimi Evropian. Segmenti i hapur është 153 kilometra i gjatë dhe lidh Çerkezköyn me Kapıkulen, në kufirin me Bullgarinë. Linja e re hekurudhore është me binarë të dyfishtë, e elektrizuar, ku trenat lëvizin me një shpejtësi prej 200 kilometrash në orë. Sipas presidentit Erdogan, udhëtimi i pasagjerëve nga Halkalı drejt Kapıkules do të shkurtohet nga 4 orë, që zgjaste deri tani, në 1,5 orë. Kapaciteti vjetor i pasagjerëve pritet të rritet nga 600 000 në rreth 3 milionë. Tv Klan /tvklan.al