Zgjedhja dhe pozicionet e lajmeve në TIME.al përcaktohen automatikisht nga një program kompjuterik.

Koha ose data e shfaqur tregon momentin kur lajmi është futur ose rifreskuar në TIME.al.

TIME.al nuk merr asnjë përgjegjësi për besueshmërinë e informacioneve të marra.

Burime·Kushtet për indeksimin·Si funksionon TIME.al?·Marketing·Blog·Kontakt·Kushtet e përdorimit·Privatësia

© 2026 TIME.al

Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆
TIME.al

Top temat e ditës

LajmeSportMagazine
10h|17h|23h
|Moti|Marketing|Kontakt
TIME.al

Të gjitha lajmet.Në një vend.

Top temat e ditës

Përditësuar: ...

||
LajmeSportMagazine
Lajmet e fundit|YouTube|Burime
KryesorePolitikëEkonomiBallkanBoteKulturëTeknologji

Lajmet nga ora 10:00 e tutje — 26 tetor 2026

Ministri Hoxha takon ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike dhe shteti i së drejtës, në themel të rrugës evropiane të Shqipërisë

Ministri Hoxha takon ambasadorët e BE-së: Liritë demokratike dhe shteti i së drejtës, në themel të rrugës evropiane të Shqipërisë

Top Channel TV·para 34 minutash

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Shqipëri, për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend. Gjatë takimit, Ministri Hoxha nënvizoi angazhimin e palëkundur të Qeverisë ndaj lirive demokratike, përfshirë të drejtën themelore për manifestim paqësor. Ai theksoi se dhuna, vandalizmi dhe sulmet ndaj pronës publike apo private nuk mund të pranohen si mjete legjitime të shprehjes politike apo të çfarëdo forme tjetër të shprehjes, një parim që vlen si në Shqipëri ashtu edhe kudo tjetër në Evropë. Në diskutime u trajtua gjithashtu rëndësia e ruajtjes së stabilitetit institucional, respektimit të shtetit të së drejtës dhe garantimit të ligjshmërisë e proporcionalitetit të të gjitha veprimeve të autoriteteve publike. Ministri Hoxha rikonfirmoi gatishmërinë e Qeverisë për dialog në çdo kohë, kudo dhe me këdo që nuk është i përfshirë në akte dhune. Ai e cilësoi dialogun si një vlerë demokratike dhe mënyrën më të mirë për të kapërcyer dallimet, për të adresuar shqetësimet dhe për të ecur përpara së bashku. Duke u ndalur te procesi i integrimit evropian, Ministri theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një objektiv strategjik kombëtar. “Momentet e vështira duhet të forcojnë vendosmërinë tonë dhe jo të na shmangin nga reformat, standardet demokratike dhe përgjegjësitë që burojnë nga ambicia jonë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian”, u shpreh ai. Ministri Hoxha vlerësoi shkëmbimin e hapur me partnerët evropianë dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm me Shqipërinë në funksion të synimit të përbashkët për një të ardhme në Bashkimin Evropian. Top Channel Taboola End of Taboola

Zelensky i shqetësuar: SHBA po vonon furnizimin me raketa Patriot, prej një muaji presim miratimin e Hegseth

Zelensky i shqetësuar: SHBA po vonon furnizimin me raketa Patriot, prej një muaji presim miratimin e Hegseth

Top Channel TV·para 11 minutash

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina po pret prej afro një muaji miratimin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për furnizimin me raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot dhe NASAMS. Sipas Zelenskyt, çështja u diskutua gjatë një takimi me drejtuesit e lartë të mbrojtjes dhe diplomacisë ukrainase, ku në fokus ishte sigurimi i raketave interceptuese për mbrojtjen e vendit nga sulmet ruse. Kreu i shtetit ukrainas bëri të ditur se Kievi po kërkon mbështetje përmes disa kanaleve, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, vendet evropiane dhe partnerë të tjerë që disponojnë raketa të llojeve PAC-2 dhe PAC-3. Zelensky theksoi se ka udhëzuar ekipin ukrainas që ta ngrejë sërish këtë çështje me palën amerikane, ndërsa bisedimet me vendet e tjera për sigurimin e raketave vijojnë. Ai kërkoi gjithashtu përshpejtimin e zbatimit të vendimeve për ndihmën ushtarake, duke nënvizuar se çdo paketë mbështetjeje është një mundësi për të mbrojtur jetën e njerëzve. Vonesat në furnizimin me raketa vijnë në një moment kur Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe objekteve civile të Ukrainës, përpara dimrit. Për Kievin, sigurimi në kohë i sistemeve të mbrojtjes ajrore është thelbësor për të përballuar sulmet me raketa dhe dronë. Nga ana tjetër, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka pranuar se një dërgesë raketash interceptuese mund të mos jetë realizuar, por ka mohuar që vonesa të ketë motive politike. Çështja shton tensionet mes Uashingtonit dhe Kievit, në një periudhë kur palët kanë pasur mosmarrëveshje edhe për çështje të tjera të mbështetjes amerikane ndaj Ukrainës. Ndërkohë, Ukraina po vijon përpjekjet për të siguruar raketa nga partnerët evropianë dhe vendet e tjera që disponojnë rezerva, ndërsa përgatitet edhe për takimin e ardhshëm të formatit Ramstein në nëntor. Zelensky ka kërkuar që vendimet e marra për mbështetjen ushtarake të zbatohen më shpejt, duke e cilësuar këtë ndihmë si jetike për mbrojtjen e vendit. To…

123456

Reklamë

Hapësirë reklamimi

Kontaktoni ekipin TIME.al për rezervim.