
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së ndërmori masa dhe veprime për ngjarjen që ndodhi më 07.10.2026 lidhur me përdorimin e tepruar të forcës fizike dhe shkaktimin e lëndimeve trupore ndaj personave nga ana e punonjësve të policisë gjatë ushtrimit të autorizimeve policore. Nga verifikimet e kryera, incizimet e siguruara […]
Kujdes shëndetin Kanceri pediatrik, trajtimet e reja, Medicana – “Kujdes shëndetin” – E Diela Shqiptare (11 Tetor 2026) 1 min lexim - Publikuar 15:36, 11 Tetor 2026 #Kujdes shëndetin

Në prag të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare BE-Shqipëri, që do të mbahet këtë të martë pasdite në Luksemburg, ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, deklaroi për Klan News se autoritetet shqiptare kanë ende “detyra shtëpie” për të përmbushur përpara se vendi të arrijë anëtarësimin e plotë në familjen evropiane. “Ne po punojmë ngushtë me autoritetet shqiptare. Unë, së bashku me ekipin tim, jemi plotësisht të angazhuar në këtë proces. Mbeten ende disa kapituj për të mbyllur. Kemi përpara një afat kohor ambicioz, të propozuar nga pala shqiptare. Përmbushja e këtij afati kërkon punë intensive në disa fusha.” De Sousa përmend si detyrime kryesore vijimin e punës për shtetin ligjor dhe çështjet e mjedisit. “Përpjekjet duhet të vazhdojnë sa i përket shtetit të së drejtës dhe çështjeve mjedisore; ka shumë fusha ku puna duhet të vijojë. Ata gjithashtu mund të marrin shembull nga vendi im, Portugalia, e cila është pjesë e BE-së prej 40 vitesh.” Konferenca e ardhshme ndërqeveritare do të shënojë mbylljen e Kapitullit 20 – Politika e Ndërmarrjeve dhe ajo Industriale. Seria e konferencave ndërqeveritare me shtetet kandidate nis të hënën me Malin e Zi, i cili pritet të mbyllë dy kapituj shtesë: Kapitullin 18 (Statistikat) dhe Kapitullin 19 (Politika Sociale dhe Punësimi). Deri më tani, Mali i Zi ka hapur të gjithë 33 kapitujt e negociatave, nga të cilët 18 janë mbyllur. Ukraina dhe Moldavia pritet që të mërkurën të hapin përkatësisht edhe dy grupe kapitujsh të tjerë. Komisioni Evropian pritet të prezantojë më 28 tetor një udhërrëfyes zyrtar me afate kohore për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të tre shteteve të tjera që kryesojnë procesin e zgjerimit. Tv Klan /tvklan.al

Kompanitë europiane të industrisë së mbrojtjes po forcojnë masat e sigurisë për drejtuesit e tyre të lartë, pas paralajmërimeve të shërbimeve të inteligjencës se Rusia është duke shënjestruar individët që drejtojnë firma të përfshira në mbështetjen ushtarake të Ukrainës. Kërcënimi nuk prek vetëm prodhuesit e mëdhenj të armatimeve, por edhe ndërmarrjet më të vogla që prodhojnë dronë dhe përbërës të ndryshëm, duke rritur kostot e sigurisë në të gjithë sektorin. Sipas Financial Times, zyrtarë nga pesë agjenci europiane të inteligjencës e kanë pohuar se operativët e Kremlinit po përqendrohen gjithnjë e më shumë te drejtorët ekzekutivë dhe drejtuesit e tjerë të kompanive të mbrojtjes. Këto veprime konsiderohen pjesë e zgjerimit të fushatës ruse të sabotimit dhe operacioneve të tjera hibride në kontinentin e vjetër. Ligjvënësit gjermanë në vecanti janë paralajmëruar se Rusia po planifikon qëllimisht akte dhune ndaj individëve, duke përdorur aktorë shtetërorë ose grupe të kontrolluara prej saj. Metodat, objektivat dhe personat e përfshirë në këto operacione thuhet të jenë në ndryshim të vazhdueshëm, ndërsa përdorimi i rrjeteve të krimit të organizuar po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë. Sipas shërbimeve sekrete, një pjesë e konsiderueshme e këtyre planeve lidhet me atë që në mesin e agjentëve rusë njihet si “wet work”, një term ky i përdorur që përdoret për operacione të dhunshme, përfshirë vrasjet me porosi. Top Channel Taboola End of Taboola

Lionel Messi rikthehet protagonist me fanellën e Inter Miamit. Në ndeshjen e parë pas lamtumirës nga kombëtarja argjentinase, 39-vjeçari realizoi dy gola në fitoren 4-0 ndaj DC United. Spektakli në Miami nisi që në minutën e tretë, kur Luis Suarez zhbllokoi rezultatin me një goditje të saktë me të majtën. Sulmuesi uruguaian realizoi edhe golin e dytë në minutën e 39-të, duke i dhënë Inter Miamit një avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë. Pas pushimit, ishte radha e Messit. Në minutën e 47-të, argjentinasi shfrytëzoi asistin e Suarezit dhe dërgoi topin në rrjetë. Trembëdhjetë minuta më vonë, ylli argjentinas goditi sërish, duke vulosur fitoren 4-0 dhe dopietën personale. Një sukses i rëndësishëm për Inter Miamin, që i jep fund serisë prej pesë ndeshjesh pa fitore në kampionat dhe ngjitet në vendin e dytë të renditjes me 49 pikë. Për Messin, kjo ishte një tjetër mbrëmje protagonizmi, vetëm pak ditë pas ndeshjes së fundit me Argjentinën, ku shënoi nga pika e bardhë dhe dha dy asistime. Me këtë dopietë, sulmuesi argjentinas arrin në kuotën e 102 golave me fanellën e Inter Miamit. Tv Klan /tvklan.al
Bota Aksident tragjik në Turqi/ Autobusi përplaset me kamionin, të paktën 11 të vdekur dhe 27 të plagosur Personat që mbetën të plagosur u dërguan në spitale për të marrë trajtim mjekësor, ndërkohë që shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik mbeten ende të paqarta. Pamje nga aksidenti tragjik në Turqi Redaksia 11 Tetor, 15:51 | Përditesimi: 11 Tetor, 15:54 2026-10-11 15:54:14 Share Tweet Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rajonin Akhisar të Manisës të Turqisë, ku një autobus me turistë u përplas me një kamion dhe për pasojë humbën jetën 11 persona dhe u plagosën 27 të tjerë. Sipas mediave të huaja , autobusi pas përplasjes u përmbys, ndërsa ekipet e shpëtimit thyen xhamat për të nxjerrë pasagjerët nga automjeti. Siç raportohet nga TrtHaber, aksidenti fatal ndodhi pranë sporteleve të pagesës Akhisar në autostradën Gebze-Orhangazi-Izmir. LEXO EDHE: Erdogan merr ‘timonin’ e trenit, komisionerja Kos nuk kursen batutat: S’kam frikë! A di ta drejtosh edhe helikopterin? (VIDEO) Personat që mbetën të plagosur u dërguan në spitale për të marrë trajtim mjekësor, ndërkohë që shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik mbeten ende të paqarta. "Ekipet shëndetësore dhe të shpëtimit janë dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa operacionet e shpëtimit për qytetarët e prekur nga aksidenti kanë filluar menjëherë. 11 qytetarë tanë humbën jetën në aksident, ndërsa 27 u plagosën. Të plagosurit janë dërguar në spitale. Po e monitorojmë nga afër zhvillimin e situatës në bashkëpunim me të gjitha organet përkatëse", thuhej në njoftimin e Prefekturës së Manisas. Ndërkohë ministri i Brendshëm turk, Mustafa Ciftci, teksa bëri një përditësim të situatës, ngushëlloi familjarët e viktimave. "Në aksidentin rrugor që ndodhi në rajonin Akhisar të Manisës, sipas vlerësimeve fillestare, 11 qytetarë tanë humbën jetën, ndërsa 37 u plagosën. AFAD, Policia, Xhandarmëria, Zjarrfikësit dhe ekipet shëndetësore 112 u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe filluan operacionet e shpëtimit. …

Të paktën 135 migrantë, mes tyre 15 fëmijë, kanë humbur jetën dhe më shumë se 116 persona rezultojnë të zhdukur pas përmbysjes së një anijeje që transportonte rreth 350 persona nga Xhibuti drejt Jemenit. Lajmi u bë i ditur të dielën nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila iu referua dëshmive të të mbijetuarve të tragjedisë. Sipas IOM-it, anija u përmbys gjatë natës së 8 dhe 9 tetorit, pranë zonës Guhere, në veri të qytetit portual të Obock, në Xhibuti. Më shumë se 80 persona arritën t’i mbijetonin fundosjes. Sipas raportit të organizatës, të gjithë të mbijetuarit janë shtetas etiopianë. Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë etiopiane nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment lidhur me tragjedinë. Ngjarja shënon një tjetër tragjedi në rrugët e migracionit në rajonin e Bririt të Afrikës dhe Gjirit të Adenit, ku migrantët ndërmarrin udhëtime të rrezikshme detare në përpjekje për të arritur në Jemen. Top Channel Taboola End of Taboola

11 tetor 2026- Autoritetet polake thanë të dielën se po hetojnë një tentativë të mundshme për të sulmuar kryeministrin polak Donald Tusk dhe ministrin e Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz. Në një postim në rrjetin social X, zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Karolina Galecka, tha se ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwiński, dhe koordinatori i Shërbimeve Speciale, Tomasz Siemoniak, kishin urdhëruar marrjen e masave pas një “ tentative të mundshme për atentat ndaj kryeministrit … si dhe ndaj zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes Kombëtare ”. Zyrtarë të policisë, të Shërbimit të Mbrojtjes së Qeverisë dhe të Agjencisë së Sigurisë së Brendshme zhvilluan një mbledhje urgjente të dielën në qendrën kundër terrorizmit të kësaj agjencie për të diskutuar situatën, raporton Politico. Pas takimit, Jacek Dobrzyński, zëdhënësi i Siemoniakut, u tha gazetarëve se autoritetet “ po e trajtojnë këtë çështje me shumë seriozitet ”. “ Muaj pas muaji, vit pas viti, policisë po i mbërrijnë gjithnjë e më shumë kërcënime dhe mesazhe shqetësuese . Në këtë rast, bëhet fjalë për një probabilitet të lartë që këto kërcënime të jenë vënë në zbatim .” Nuk janë bërë publike detaje të tjera lidhur me komplotin e dyshuar dhe mbetet e paqartë se kush mund të fshihet pas tij. Polonia ka qenë në vijën e parë të luftës hibride të Rusisë kundër vendeve evropiane që mbështesin Ukrainën dhe ka qenë gjithashtu objekt i sulmeve kibernetike, të cilat i janë atribuuar Moskës. Javët e fundit, në Poloni është shënuar gjithashtu një valë incidentesh të dhunshme në shkolla, përfshirë vdekjen e një punonjësi të mirëmbajtjes së një shkolle, i cili u vra në një sulm me thikë. /tvklan.al

Meshkujt janë huamarrësit më të mëdhenj në banka. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se në vitin 2025 në vend rezultuan afro 348 mijë persona kredimarrës dhe 55,2% e tyre janë meshkuj. I njëjti trend ruhet edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas ekspertëve, kjo lidhet me strukturën ekonomike familjare, ku burrat janë ata që dominojnë më shumë në tregun e punës, por edhe me pagat më të larta. “Gratë janë më pak të pranishme në tregun e punës. Investimet më të mëdha i bën burri dhe nivelin më të lartë të pagave dhe të ardhurave e kanë burrat. Kjo është arsyeja përse në financat e familjes kanë dominancë në marrjen e një kredie dhe gratë janë dorëzanëse, sepse nivelin e të ardhurave gratë e kanë më të ulët” , pohoi Romina Radonshiqi, eksperte e ekonomisë. Përveç kulturës shqiptare, një tjetër arsye, thonë ekspertët, është edhe menaxhimi i riskut. “Edhe në kulturën shqiptare burri duhet të dominojë. Kemi më pak gra të suksesshme në sipërmarrje, më pak gra që kanë edukim financiar të mjaftueshëm dhe menaxhim të riskut. Burrat marrin risk më të lartë.” Shqiptarët marrin më shumë kredi për dy qëllime kryesore: konsum për nevoja personale dhe blerje banesash. Tv Klan /tvklan.al
Bota 'Do ta quajmë Oqeani i Trumpit', presidenti amerikan hedh propozimin e radhës: T'i ndryshojmë emrin Atlantikut ose Paqësorit Nga gjiret dhe liqenet,Donald Trump ka kaluar te oqeanet. Ai së fundmi ka propozuar që Oqeani Atlantik ose ai Paqësor të marrin emër të ri, duke sugjeruar "Oqeani i Trumpit" ose "Oqeani i Amerikës". Donald Trump Redaksia 11 Tetor, 16:20 | Përditesimi: 11 Tetor, 16:25 2026-10-11 16:25:02 Share Tweet Donald Trump nuk ndalet me propozimet për ndryshimin e emrave gjeografikë. Pasi shprehu dëshirën për riemërtimin e Gjirit të Meksikës dhe më pas Liqenit Ontario, presidenti amerikan tani ka hedhur idenë që edhe Oqeani Atlantik ose ai Paqësor të marrë emrin e tij Gjatë një mitingu në Clarksville, Tennessee, Trump tha se SHBA -së i duhet "edhe një oqean" dhe më pas propozoi 2 variante. "Do ta quajmë 'Oqeani i Trumpit' ose 'Oqeani i Amerikës'. Para se të largohem nga detyra, mendoj se duhet të kemi një oqean. Na duhet edhe një lumë i madh", tha ai LEXO EDHE: Gati projektligji! Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve synojnë bllokimin e marrëveshjes së Trumpit për naftën ruse Kjo nuk është hera e parë që Trump kërkon të ndryshojë emra të njohur gjeografikë. Vitin e kaluar ai riemërtoi Gjirin e Meksikës në "Gjiri i Amerikës", një vendim që u shoqërua me tensione me Meksikën dhe me kundërshtimin e agjencisë Associated Press, e cila refuzoi të përdorte emrin e ri. Më pas, në gusht, ai vendosi që Liqeni Ontario, në kufirin mes SHBA-së dhe Kanadasë, të quhej "Liqeni Amerikan", në kulmin e përplasjeve tregtare me Otavën. Megjithatë, Trump tha se nuk do të prekë emrin e lumit Hudson, duke vlerësuar eksploruesin Henry Hudson, dhe as atë të lumit Misisipi. Muajin e kaluar ai hodhi edhe idenë që shteti i Neë Mexico të quhet "Neë America", por theksoi se vendimi do t'u takonte banorëve dhe Kongresit. U.D/Shqiptarja.com TAG: donald trump Oqeani Paqesor Oqeani Atlantik SHBA Komente Komento KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendi…