Zgjedhja dhe pozicionet e lajmeve në TIME.al përcaktohen automatikisht nga një program kompjuterik.

Koha ose data e shfaqur tregon momentin kur lajmi është futur ose rifreskuar në TIME.al.

TIME.al nuk merr asnjë përgjegjësi për besueshmërinë e informacioneve të marra.

Burime·Kushtet për indeksimin·Si funksionon TIME.al?·Marketing·Blog·Kontakt·Kushtet e përdorimit·Privatësia

© 2026 TIME.al

Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆
TIME.al

Top temat e ditës

LajmeSportMagazine
10h|17h|23h
|Moti|Marketing|Kontakt
TIME.al

Të gjitha lajmet.Në një vend.

Top temat e ditës

Përditësuar: ...

||
LajmeSportMagazine
Lajmet e fundit|YouTube|Burime
KryesorePolitikëEkonomiBallkanBoteKulturëTeknologji

Lajmet nga ora 10:00 e tutje — 26 tetor 2026

Aksident në Lezhë, 16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit dhe dërgohet te Trauma

Aksident në Lezhë, 16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit dhe dërgohet te Trauma

Javanews AL·para 1 ore

Një 16-vjeçar ka mbetur i dëmtuar pas një aksidenti rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Balldre të Lezhës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:25, në aksin dytësor “Balldre–Rraboshtë”. Sipas të dhënave paraprake, i mituri po drejtonte një ciklomotor kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin. Si pasojë e aksidentit, 16-vjeçari […]

Kush janë tre personat që u përpoqën të bindnin Putinin të mos përdorte armë bërthamore në Ukrainë

Kush janë tre personat që u përpoqën të bindnin Putinin të mos përdorte armë bërthamore në Ukrainë

TV Klan·para 1 ore

Një avokat amerikan, një bankier me përvojë në Rusi dhe një ish-agjent i shërbimit sekret të Gjermanisë Lindore janë bërë pjesë e një përpjekjeje të pazakontë për të bindur presidentin rus Vladimir Putin të mos përdorë armë bërthamore në luftën kundër Ukrainës. Sipas një shkrimi të Financial Times, tre personat krijuan një kanal të veçantë komunikimi me synimin për të parandaluar një përshkallëzim të rrezikshëm të luftës. Gazeta i ka quajtur ata “njerëzit që i pëshpëritin Putinit”, për shkak të lidhjeve të tyre me presidentin rus dhe mundësisë për të komunikuar me të jashtë rrugëve zyrtare. Nisma mori rëndësi pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, kur lufta nuk po zhvillohej sipas planeve të Moskës dhe Putini nisi të kërcënonte me përdorimin e armëve bërthamore taktike nëse siguria e Rusisë do të vihej në rrezik. Ndërsa disa analistë i konsideronin këto deklarata si një përpjekje për të frikësuar Perëndimin, të tjerë druheshin se situata mund të dilte jashtë kontrollit. Një nga personat që u shqetësua më shumë për këtë mundësi ishte avokati amerikan Richard Conn, i cili jeton dhe punon në Weston, në shtetin e Konektikatit. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ai ishte zhvendosur me familjen në Moskë për të ndihmuar qeverinë e Boris Jelcinit në procesin e kalimit drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Conn u kthye në Rusi edhe në fillim të viteve 2000, gjatë mandatit të parë presidencial të Putinit, dhe që atëherë ruajti lidhjet me sipërmarrës dhe politikanë rusë. Gjatë jetës së tij, si KGB-ja, ashtu edhe CIA u përpoqën ta rekrutonin, por ai i refuzoi të dyja ofertat, duke mbetur i përkushtuar ndaj dialogut mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Personi i dytë është Bob Foresman, një bankier amerikan që ka jetuar dhe punuar për vite me radhë në ish-Bashkimin Sovjetik. Fillimisht ai qëndroi në Kiev, ku njohu gruan e tij të ardhshme, dhe më pas u vendos në Moskë, ku drejtoi sektorin e investimeve të degës lokale të Bankës së Dresdenit. Foresman ka pasu…

Dosja për kanosje e ish-burrit të Arlinda Zekajt: Kam me të mbytë, kam me të ngre zhag, as ushtria s’ka me mujtë me të hjekë nga dora ime

Dosja për kanosje e ish-burrit të Arlinda Zekajt: Kam me të mbytë, kam me të ngre zhag, as ushtria s’ka me mujtë me të hjekë nga dora ime

Kallxo·para 1 ore

Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë për kanosje ndaj Jeton Sylajt më 23.10.2026, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, tri ditë para se ajo të vritej nga i dyshuari, Albert Sylaj, kunati i viktimës. KALLXO.com ka siguruar aktakuzën ku janë përshkruar deklarimet e Arlinda Zekajt, të cilat i kishte bërë gjatë muajit korrik 2026 në Stacionin […] The post Dosja për kanosje e ish-burrit të Arlinda Zekajt: Kam me të mbytë, kam me të ngre zhag, as ushtria s’ka me mujtë me të hjekë nga dora ime appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Nga e mërkura, letërnjoftimet dhe patent shoferi, në telefona celularë

Nga e mërkura, letërnjoftimet dhe patent shoferi, në telefona celularë

Alsat-M·para 1 ore

Gazetar: Jahja Abazi Letërnjoftimi dhe patenta e shoferit së shpejti do të mund të jenë të qasshme edhe në telefonat celularë, përmes aplikacionit të ri mobil “m.Uslugi”. Aplikacioni do të promovohet zyrtarisht të mërkurën dhe synon të lehtësojë qasjen e qytetarëve në dokumentet personale në formë digjitale. Por kjo nuk do të thotë se qytetarët … The post Nga e mërkura, letërnjoftimet dhe patent shoferi, në telefona celularë appeared first on Alsat .

“Lëvizje sipas modelit serb”/ Studentët mbështesin idenë e krijimit të një lëvizje politike të të rinjve shqiptarë, 20-vjeçarja: Tani s’ka më fjalë, por veprime

“Lëvizje sipas modelit serb”/ Studentët mbështesin idenë e krijimit të një lëvizje politike të të rinjve shqiptarë, 20-vjeçarja: Tani s’ka më fjalë, por veprime

Top Channel TV·para 1 ore

“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë në shesh për të protestuar. “Unë jam Iris Kola, studente për Arkitekturë dhe Planifikim Peizazhi, 20 vjeçe” , tha ajo. Irisi thotë se la pas studimet për të marrë pjesë në tubime. Sipas saj, të rinjtë sot nuk protestojnë vetëm për përmirësimin e kushteve në auditore. Arsyet se përse ata dalin në shesh janë më të mëdha se kaq. “Tregu i punës është arsyeja, kushtet e spitaleve. Emigrimi, një tjetër gjë pse protestoj. Do të isha më mirë sesa jashtë në vendin tim, ky mentalitet duhet të ndryshojë. Të protestosh 5 muaj nuk është aspak e lehtë”, u shpreh studentja Kola. Protesta paqësore e flamingove, në tetor u shndërrua në një revoltë që solli përplasjen fizike ndërmjet studentëve dhe policisë. Irisi thotë se fjala u zëvendësua me veprime, pasi kërkesat e flamingove u shpërfillën nga politika. “Protesta e qershorit ishte e flaktë, më pas u kthye në një qëndresë. Por protesta tani është më shumë një revoltë, sepse në 130 ditë protestë ne u bëmë edhe objekt talljeje për qeveritarët. Ndërsa tani nuk ka më fjalë, por vetëm veprime “, deklaroi Kola. Në qershor qytetarët protestues kërkonin shfuqizimin e ligjeve që preknin natyrën, ndërsa tani kërkesa e tyre është një dhe e vetme: ata duan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje të kabinetit qeveritar. Ministria e Arsimit duhet të ishte e para që të dorëhiqej, pasi auditorët i ka bosh dhe studentët i ka të lyer me gjak”. Studentët deri më tani nuk kanë prezantuar një lider që i përfaqëson, por, nga ana tjetër, më së miri ata dinë të organizohen, duke ndarë edhe detyrat mes tyre. “Studentët protestojnë me zërin dhe forcën. Ne jemi të organizuar: dikush merret me mjekimin, dikush tjetër është te vija e parë e revoltës, dikush siguron gurët. Është e organizuar dhe ka ardhur krejtësisht organike”. Për Irisin, fitorja e studentëve në Serbi është një mesazh që edhe në vendin tonë të rinjtë duhet të drejtohen drejt një lëvizjeje politike, që nesër z…

Beqiri: Nis ndërtimi i Sheshit të Dëshmorëve në Haraçinë

Beqiri: Nis ndërtimi i Sheshit të Dëshmorëve në Haraçinë

TV21 MK·para 1 ore

Komuna e Haraçinës ka nisur punimet për ndërtimin e Sheshit të Dëshmorëve. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Daut Beqiri, i cili tha se projekti do t’i japë qendrës së Haraçinës një pamje të re, moderne dhe dinjitoze. Sipas Beqirit, sheshi do të krijojë një hapësirë të re për qytetarët dhe do

Zelensky i kërkon Uashingtonit raketat Patriot dhe NASAMS: Prej një muaji presim miratimin e SHBA

Zelensky i kërkon Uashingtonit raketat Patriot dhe NASAMS: Prej një muaji presim miratimin e SHBA

VizionPlus·para 1 ore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi të hënën se Kievi ka pritur prej gati një muaji miratimin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për transferimin e…

Shqiptarët rrisin përfaqësimin në Parlamentin serb/ Visar Mehmeti tregon prioritetet: Nga pasivizimi i adresave te diplomat e Kosovës

Shqiptarët rrisin përfaqësimin në Parlamentin serb/ Visar Mehmeti tregon prioritetet: Nga pasivizimi i adresave te diplomat e Kosovës

Top Channel TV·para 1 ore

Pas zgjedhjeve në Serbi, shqiptarët presin certifikimin e rezultateve, ndërsa shpresojnë që rezultati përfundimtar t’u sigurojë edhe mandatin e tretë në Parlamentin serb. Visar Mehmeti foli këtë të hënë për përfaqësimin e shqiptarëve dhe çështjet që pritet të çojnë në Parlament, nga pasivizimi i adresave dhe mosnjohja e diplomave të universiteteve të Kosovës, te përfaqësimi në institucionet shtetërore. Në një intervistë për “Breaking” me Xhoi Malësinë, Mehmeti tha se shpresa për sigurimin e tre mandateve mbetet deri në certifikimin përfundimtar të rezultatit. Ai komentoi gjithashtu bashkimin e forcave politike shqiptare në këto zgjedhje, të ardhmen politike të Aleksandar Vuçiçit dhe perspektivën e dialogut Kosovë-Serbi. Sipas Mehmetit, shqiptarët e Luginës kanë një sërë problematikash që duhet të adresohen në Parlamentin e Serbisë. Visar Mehmeti: Patjetër do të certifikohen rezultatet. Zgjedhjet shkuan mirë, ishin të mundimshme, të ngarkuara. Të sigurojmë tre mandate, shpresa vdes e fundit, do të presim finalen. Xhoi Malësia: Si e sheh rrëzimin e një pushteti mbi një dekadë? Visar Mehmeti: Padyshim një çështje pozitive, duke parë pushtetin gjithëpërfshirës prej 14 vitesh. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për Serbinë, rajonin, por edhe BE-në. Kemi pasur komisionerë të listës studentore. Xhoi Malësia: Pret një përpjekje të re për dialog me Kosovën? Visar Mehmeti: Me thënë të drejtën, lista studentore, duke mos amnistuar, se nuk dimë strukturën e saktë, në fushatë nuk është marrë shumë me Kosovën, por me problematikën në Serbi, që ka munduar këtë shoqëri. Kosova në këtë fushatë ka qenë në plan të dytë. Xhoi Malësia: Po për bashkimin e shqiptarëve? Mehmeti: Zgjedhje ka pasur edhe në vitet 2022 e 2023, nuk patëm sukses. Këtë herë kryeministri i Kosovës, u bëmë bashkë, lamë inatet personale dhe klanore që të rritim pulset në parlamentin serb. Xhoi Malësia: Po Vuçiç-i në politikë? Visar Mehmeti : Nuk do të ketë të ardhme Vuçiçi, është harxhuar komplet, i ka kaluar 14 vit…

Alarm i verdhë në Maqedoninë e Veriut, erëra mbi 50 km/h!

Alarm i verdhë në Maqedoninë e Veriut, erëra mbi 50 km/h!

TetovaSot·para 1 ore

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar alarm të verdhë për shkak të erërave të forta, të cilat në disa pjesë përgjatë luginës së Vardarit pritet të kalojnë 50 km/h. Era e fortë veriore do të vazhdojë edhe nesër. Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale shiu. Temperaturat do të lëvizin […]

Kur rinia thotë: Mjaft!

Kur rinia thotë: Mjaft!

TV Klan·para 39 minutash

Serbia në kthesë historike, studentët në qendër të vëmendjes!

123456

Reklamë

Hapësirë reklamimi

Kontaktoni ekipin TIME.al për rezervim.