Zgjedhja dhe pozicionet e lajmeve në TIME.al përcaktohen automatikisht nga një program kompjuterik.

Koha ose data e shfaqur tregon momentin kur lajmi është futur ose rifreskuar në TIME.al.

TIME.al nuk merr asnjë përgjegjësi për besueshmërinë e informacioneve të marra.

Burime·Kushtet për indeksimin·Si funksionon TIME.al?·Marketing·Blog·Kontakt·Kushtet e përdorimit·Privatësia

© 2026 TIME.al

Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆
TIME.al

Top temat e ditës

LajmeSportMagazine
10h|17h|23h
|Moti|Marketing|Kontakt
TIME.al

Të gjitha lajmet.Në një vend.

Top temat e ditës

Përditësuar: ...

||
LajmeSportMagazine
Lajmet e fundit|YouTube|Burime
KryesorePolitikëEkonomiBallkanBoteKulturëTeknologji

Lajmet nga ora 10:00 e tutje — 11 tetor 2026

Liderët politikë uruan 11 Tetorin, theksuan rëndësinë e luftës antifashiste dhe forcimit të shtetit

Liderët politikë uruan 11 Tetorin, theksuan rëndësinë e luftës antifashiste dhe forcimit të shtetit

Portalb·para 1 ore

Liderët shtetërorë dhe politikë në Maqedoninë e Veriut kanë uruar 11 Tetorin, Ditën e Kryengritjes Popullore, me rastin e 85-vjetorit të kësaj ngjarjeje historike. Në mesazhet e tyre, ata kanë theksuar rëndësinë e luftës antifashiste, sakrificën e paraardhësve dhe përgjegjësinë për ndërtimin e një shteti demokratik dhe të zhvilluar, shkruan Portalb.mk. Kryeministri i Republikës së […]

Shpërthimi në rafinerinë greke, vdes edhe shqiptari i dytë, arrestohen 4 persona për aksidentin tragjik

Shpërthimi në rafinerinë greke, vdes edhe shqiptari i dytë, arrestohen 4 persona për aksidentin tragjik

Javanews AL·para 1 ore

Pas 2 ditësh në luftë për jetën, ka ndërruar jetë edhe shqiptari i dytë i plagosur nga shpërthimi në rafinerinë e naftës “Motor Oil” në Greqi. Dorian Hysa, 50 vjeç, emri dhe foto e të cilit raportohet nga Top Channel, nuk u mbijetoi dëmtimeve të rënda në kokë. Aksidenti i 9 tetorit i kishte marrë […]

EMRI/ Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë

EMRI/ Shpërthimi në fabrikën në Greqi, ndërron jetë dhe shqiptari tjetër. Arrestohen drejtuesit e kompanisë

Top Channel TV·para 1 ore

Zhvillimet në aksidentin në punë që ndodhi në fabrikat e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi në Greqi janë tragjike, pasi pak para orës 13:00 të së dielës, punëtori i dytë i plagosur rëndë, 50-vjeçari Dorian Hysa, gjithashtu ndërroi jetë, sipas informacionit nga thriassio.gr. Burri fatkeq 50-vjeçar u shtrua i intubuar në gjendje jashtëzakonisht kritike në Spitalin e Përgjithshëm “Thriasio” të Elefsinës, pasi kishte pësuar lëndime të rënda në kokë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ai iu nënshtrua plagëve të marra, duke e çuar bilancin tragjik të aksidentit në dy të vdekur. Kujtojmë se 43-vjeçari Robert Cakaj, me origjinë shqiptare, me shumë plagë, i cili u transferua në Njësinë e Djegieve në Thriasio, ndërroi jetë në spital më 9 tetor, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë. Në të njëjtën kohë, Policia greke po i vë nën vëzhgim masat e pamjaftueshme të sigurisë gjatë punimeve të mirëmbajtjes. Autoritetet vazhduan me tre arrestime të reja të drejtuesve të “Motor Oil”, të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në mbikëqyrjen e projektit kontrovers. Top Channel Taboola End of Taboola

'Misioni i radhës është të bëhem kryeministër', kryebashkiaku i Prishtinës zbulon ambicien politike në një intervistë në rrugët e New York-ut

'Misioni i radhës është të bëhem kryeministër', kryebashkiaku i Prishtinës zbulon ambicien politike në një intervistë në rrugët e New York-ut

Shqiptarja·para 1 ore

Kosova & Rajoni 'Misioni i radhës është të bëhem kryeministër', kryebashkiaku i Prishtinës zbulon ambicien politike në një intervistë në rrugët e New York-ut Në një intervistë të shkurtër të realizuar në rrugët e New Yorkut nga influenceri i njohur Khan, ai tha se synimi i tij është të bëhet kryeministër i Kosovës dhe "ta pastrojë e ta rregullojë shtetin". Përparim Rama Redaksia 11 Tetor, 15:09 | Përditesimi: 11 Tetor, 15:14 2026-10-11 15:14:44 Share Tweet Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama , ka zbuluar se synimi i tij i radhës në politikë është posti i kryeministrit të Kosovës. Deklarata u bë në një video të publikuar nga influenceri i njohur Khan, i cili realizon intervista spontane me kalimtarë duke i pyetur: “Çfarë bëni për të jetuar?”. Në video, Rama shihet duke ecur në rrugët e Neë Yorkut, kur ndalet nga influenceri. “Jam kryetar i kryeqytetit, Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës. Misioni i radhës është që të bëhem kryeministër dhe ta pastrojmë e ta rregullojmë shtetin”, thotë Rama. LEXO EDHE: 'Flamuri serb do të valëvitet në Prizren', Daçiç kërcënon gjatë fushatës elektorale në Serbi! Ish-ministri gjerman: Kjo rrugë çon në luftë, BE t'i ndërpresë fondet Serbisë (VIDEO) Ai godeti edhe Albin Kurtin, duke thënë se kryeministri aktual “nuk po bën punë të mirë.” Më tej, ai tregon se Prishtina po përgatitet për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe fton Khan të vizitojë kryeqytetin e Kosovës. Videoja është publikuar më 10 tetor në rrjetet sociale të influencerit. Sipas postimeve të Përparim Ramës në Facebook, ai ndodhej në Neë York më 23 dhe 24 shtator 2026, ku mori pjesë në aktivitetin “Origination Finance Studio North America”, së bashku me liderë të tjerë, për të diskutuar mbi “Financimin e së Ardhmes”. Feroz Khan, është një influencer që del rrugëve të New York -ut dhe interviston njerëz, tw famshwm ose jo, duke u bërë pyetjen e thjeshtë "Çfarë bën për të nxjerrë bukën e gojës'. Videot e tij janw shumw tw famshme nw rrjete sociale U.D/Shqiptar…

A po i zhduk teknologjia ‘kabinat e kuqe’ në Europë? Po kthehen në biblioteka që të mbijetojnë

A po i zhduk teknologjia ‘kabinat e kuqe’ në Europë? Po kthehen në biblioteka që të mbijetojnë

TV Klan·para 1 ore

Kabinat telefonike, dikur një mjet i domosdoshëm komunikimi, po përpiqen të mbijetojnë në epokën e telefonave inteligjentë. Në disa vende, ato po shndërrohen në biblioteka të vogla, kioska kafeje dhe hapësira digjitale, ndërsa komunitetet lokale po angazhohen për të ruajtur kabinat historike. Në fshatin Sharrington, në Angli, 90-vjeçari Derek Harris ka nisur një fushatë për të shpëtuar kabinën e kuqe telefonike të zonës. Banorët janë organizuar për të kryer të paktën një telefonatë në javë, në mënyrë që kabina të qëndrojë në shërbim edhe për një vit tjetër. Harris thekson se kabina mbetet një mjet i rëndësishëm komunikimi për komunitetin rural, ku mbulimi i rrjetit celular është i dobët. Një tjetër rast vjen nga ishulli Leuis, në Skoci, ku Uilliam Arnold udhëtoi rreth 1.450 kilometra nga shtëpia e tij në Kornuoll për të shpëtuar një kabinë telefonike nga çaktivizimi. Ai kreu 52 telefonata, duke ndihmuar në arritjen e numrit minimal të thirrjeve të nevojshme për ta mbajtur atë në funksion. Përtej përpjekjeve për të ruajtur përdorimin tradicional, kabinat telefonike po marrin edhe funksione të reja. Disa janë kthyer në mini-biblioteka dhe kioska kafeje, duke u përshtatur me nevojat e komuniteteve. Në Strasburg, kompanitë TeleCoop dhe Commoun kanë krijuar një prototip të ri kabine prej druri të ricikluar, të pajisur me një telefon Socotel dhe një tablet me ekran me prekje. Projekti synon të rikthejë kabinat në hapësirat publike, duke ofruar telefonata falas, lidhje interneti dhe akses në shërbime të kufizuara digjitale, si posta elektronike dhe rrjetet sociale. Nisma parashikon gjithashtu ripërdorimin e çipave nga telefonat celularë ende funksionalë, si një mënyrë për të reduktuar mbetjet elektronike dhe për të promovuar një model më të qëndrueshëm teknologjik. Në Itali, ndërkohë, një projekt i kompanisë TIM për rikthimin e kabinave telefonike digjitale nuk ka ecur sipas parashikimeve. Plani fillestar parashikonte instalimin e 450 kabinave në Milano, me synimin për t’…

Drejtësia në krizë, Gjykata Penale e Shkupit punon me vetëm një të tretën e stafit

Drejtësia në krizë, Gjykata Penale e Shkupit punon me vetëm një të tretën e stafit

Alsat-M·para 1 ore

Gazetar: Suad Bajrami Gjykatat përballen me mungesë të gjyqtarëve dhe personelit, e cila sipas raportit të fundit të Komisionit Evropian ndikon në cilësinë dhe efikasitetin e proceseve gjyqësore. Gjykata Themelore Penale e Shkupit dhe Gjykata e Apelit në Shkup janë ndër institucionet më të mëdha dhe më të rëndësishme të sistemit gjyqësor në vend. Por … The post Drejtësia në krizë, Gjykata Penale e Shkupit punon me vetëm një të tretën e stafit appeared first on Alsat .

E papritur: Endrik Beba zbulon identitetin – “Të panjohurit” – E Diela Shqiptare (11 Tetor 2026)

E papritur: Endrik Beba zbulon identitetin – “Të panjohurit” – E Diela Shqiptare (11 Tetor 2026)

TV Klan·para 1 ore

Të panjohurit E papritur: Endrik Beba zbulon identitetin – “Të panjohurit” – E Diela Shqiptare (11 Tetor 2026) 1 min lexim - Publikuar 15:20, 11 Tetor 2026 #të panjohurit #TV Klan

Mickoski: Maqedonia nuk është krijuar për të qëndruar në vend, Maqedonia është krijuar për të fituar

Mickoski: Maqedonia nuk është krijuar për të qëndruar në vend, Maqedonia është krijuar për të fituar

TetovaSot·para 1 ore

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në fjalimin me rastin e 11 Tetorit, Ditës së Kryengritjes Popullore, bëri thirrje për unitet kombëtar, zhvillim ekonomik dhe forcimin e shtetit, duke theksuar se brezi i sotëm ka përgjegjësinë t’u lërë gjeneratave të ardhshme një vend më të zhvilluar dhe më të qëndrueshëm. Mickoski kujtoi sakrificën e […]

Përndiqte ish-partneren në Itali/ Shqiptarja mbyllet në tualetin e picerisë dhe telefonon policinë, arrestohet ish-i dashuri

Përndiqte ish-partneren në Itali/ Shqiptarja mbyllet në tualetin e picerisë dhe telefonon policinë, arrestohet ish-i dashuri

Javanews AL·para 1 ore

Një shqiptar në Mestre të Venecias është arrestuar pasi e përndoqi ish-partneren derisa e detyroi të kyçej në tualetin e një picerie. Nga aty, në gjendje të rënduar emocionale, ajo telefonoi policinë duke denoncuar ish të dashurin se po e përndiqte. Sipas policisë, shqiptari e kërcënonte ish-të dashurën prej kohësh me mesazhe dhe telefonata si […]

MPB-ja suspendon gjashtë policë për përdorim të tepruar të forcës fizike

MPB-ja suspendon gjashtë policë për përdorim të tepruar të forcës fizike

TetovaSot·para 1 ore

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale pranë MPB-së ndërmori masa dhe veprime për ngjarjen që ndodhi më 07.10.2026 lidhur me përdorimin e tepruar të forcës fizike dhe shkaktimin e lëndimeve trupore ndaj personave nga ana e punonjësve të policisë gjatë ushtrimit të autorizimeve policore. Nga verifikimet e kryera, incizimet e siguruara […]

123456

Reklamë

Hapësirë reklamimi

Kontaktoni ekipin TIME.al për rezervim.