Zgjedhja dhe pozicionet e lajmeve në TIME.al përcaktohen automatikisht nga një program kompjuterik.

Koha ose data e shfaqur tregon momentin kur lajmi është futur ose rifreskuar në TIME.al.

TIME.al nuk merr asnjë përgjegjësi për besueshmërinë e informacioneve të marra.

Burime·Kushtet për indeksimin·Si funksionon TIME.al?·Marketing·Blog·Kontakt·Kushtet e përdorimit·Privatësia

© 2026 TIME.al

Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆
TIME.al

Top temat e ditës

LajmeSportMagazine
10h|17h|23h
|Moti|Marketing|Kontakt
TIME.al

Të gjitha lajmet.Në një vend.

Top temat e ditës

Përditësuar: ...

||
LajmeSportMagazine
Lajmet e fundit|YouTube|Burime
KryesorePolitikëEkonomiBallkanBoteKulturëTeknologji

Lajmet nga ora 10:00 e tutje — 26 tetor 2026

Zelensky: Kemi pritur gati një muaj që SHBA të na furnizonte me raketa

Zelensky: Kemi pritur gati një muaj që SHBA të na furnizonte me raketa

abcNEWS·para 1 ore

Ukraina ka pritur për gati një muaj që sekretari i mbrojtjes i SHBA-së të miratojë furnizimet kritike me raketa, ka thënë të hënë presidenti Volodymyr Zelensky, ndërsa Rusia rriti sulmet ndaj energjisë dhe infrastrukturës civile. “Në veçanti, ne kemi pritur për gati një muaj që zoti Hegseth të miratojë raketat për Patriot dhe NASAMS. Unë [...] Read More...

Dy orë pas thirrjes së protestës në Tiranë, qytetarët nuk grumbullohen!

Dy orë pas thirrjes së protestës në Tiranë, qytetarët nuk grumbullohen!

TetovaSot·para 1 ore

Pak persona janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit. Edhe pse kanë kaluar rreth dy orë nga orari i nisjes së protestës, pjesëmarrja në rrugë është e papërfillshme. Qytetarët e Tiranës duket se kanë zgjedhur të vazhdojnë jetën e tyre normalisht, duke mos u bashkuar më thirrjen për protestë, të cilat në ditët e […]

Vrasja me kallashnikov në Prizren, mbrojtja kërkon që gjykata ta marrë parasysh gjendjen shëndetësore të të akuzuarit gjatë vendimit

Vrasja me kallashnikov në Prizren, mbrojtja kërkon që gjykata ta marrë parasysh gjendjen shëndetësore të të akuzuarit gjatë vendimit

Kallxo·para 1 ore

Mbrojtja e Aziz Gashit, i akuzuar për vrasje të rëndë në lagjen “Arbanë” në Prizren në shtator të vitit 2023, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren që gjatë marrjes së vendimit t’i marrë parasysh gjendjen shëndetësore, historikun psikiatrik dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Në fjalën përfundimtare të dhënë më 26.10.2026, avokati […] The post Vrasja me kallashnikov në Prizren, mbrojtja kërkon që gjykata ta marrë parasysh gjendjen shëndetësore të të akuzuarit gjatë vendimit appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Shporta e konsumatorit për shtatorin, 58.117 denarë për një familje katër anëtarëshe

Shporta e konsumatorit për shtatorin, 58.117 denarë për një familje katër anëtarëshe

Alsat-M·para 1 ore

Gazetar: Jahja Abazi Për një familje katëranëtarëshe, shporta mesatare konsumatore e Ministrisë së Ekonomisë për shtatorin kushton 58.117 denarë. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, thotë se shporta e ministrisë është ulur krahasuar me gushtin. “Për muajin shtator të vitit 2026 shporta mesatare konsumatoree ministris është 58117 denarë për një amvisëri 4 antarëshe ajo është e … The post Shporta e konsumatorit për shtatorin, 58.117 denarë për një familje katër anëtarëshe appeared first on Alsat .

Protestat/ Policia e Tiranës me udhëzim urgjent: Të miturit jo pyetje pa prindër e psikolog, celularët jo pa vendim gjykate

Protestat/ Policia e Tiranës me udhëzim urgjent: Të miturit jo pyetje pa prindër e psikolog, celularët jo pa vendim gjykate

VizionPlus·para 1 ore

Policia e Tiranës u ka dërguar një udhëzim urgjent efektivëve për trajtimin e rasteve me të mitur, në kuadër të protestave të fundit të studentëve. Në…

Plagosja e Vishkullit dhe studentët me dëmtime të rënda/ Pritet prova nga Italia: Plumb gome apo material tjetër?

Plagosja e Vishkullit dhe studentët me dëmtime të rënda/ Pritet prova nga Italia: Plumb gome apo material tjetër?

Top Channel TV·para 1 ore

Dy prokurorë kanë nisur me iniciativën e tyre hetimet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”, ku dyshohen oficerë të Policisë së Shtetit, pas konfliktit gjatë të cilit u plagos Erjon Vishkulli. Në kuadër të hetimeve janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar. Ditën e nesërme, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, mëson se Prokuroria pritet të dërgojë në Itali një kërkesë për të siguruar materialin që do të nxirret nga syri i Erjon Vishkullit, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një copë gome apo material tjetër. Gjithashtu, një grup hetimor po heton plagosjen e një të riu, të cilit i janë thyer gjymtyrët, si dhe rastin e një protestuesi tjetër që u godit me skafandër nga një punonjës policie. Paralelisht, prokurorët po vijojnë hetimet edhe për raste të tjera, bazuar në denoncimet e depozituara. Ndërkohë, që prej nisjes së protestave, rreth 200 persona janë arrestuar dhe po hetohen. Top Channel Taboola End of Taboola

Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës

Javanews AL·para 1 ore

Këngëtari amerikan Chris Brown është dënuar me tetë muaj burg, të pezulluar për një periudhë 12-mujore, për sulmin ndaj producentit muzikor Abraham “Abe” Diaw në klubin privat Tape, në zonën Mayfair të Londrës, në orët e para të 19 shkurtit 2023. Bashkë me të, edhe reperi Omololu Akinlolu, i cili punonte si trajner vokal i […] The post Chris Brown dënohet me 8 muaj burg me kusht, sulmoi producentin muzikor në një klub të Londrës appeared first on Euronews Albania.

Aksident në Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet drejt Traumës

Aksident në Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet drejt Traumës

Top Channel TV·para 1 ore

Një 16-vjeçar është dëmtuar në një aksident rrugor në fshatin Balldre, në Lezhë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:25, në aksin dytësor “Balldre-Rraboshtë”, ku i mituri, duke drejtuar një ciklomotor, dyshohet se ka humbur kontrollin. Si pasojë, 16-vjeçari është dëmtuar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Top Channel Taboola End of Taboola

Detaje nga vendimi për urdhërin mbrojtës për Arlinda Zekajn: Pse Gjykata u vonua më shumë se një muaj për caktimin e urdhërit?

Detaje nga vendimi për urdhërin mbrojtës për Arlinda Zekajn: Pse Gjykata u vonua më shumë se një muaj për caktimin e urdhërit?

Kallxo·para 1 ore

KALLXO.com ka siguruar detaje nga aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë për caktimin e masës së urdhërit mbrojtës për Arlinda Zekajt. Sipas aktvendimit të datës 16.10.2026, Arlinda Zekaj kishte kërkuar urdhër mbrojtës me datë 07.09.2026, ndërsa Gjykata në Pejë me të njëjtën ditë ia kishte miratuar pjesërisht atë. Më pas, me datë 09.09.2026 Arlinda Zekaj […] The post Detaje nga vendimi për urdhërin mbrojtës për Arlinda Zekajn: Pse Gjykata u vonua më shumë se një muaj për caktimin e urdhërit? appeared first on Raporto Korrupsionin! KALLXO.com .

Dikur e refuzuan si flamurmbajtës, sot është mjek në Nju-Jork/ Historia e Odise Cenajt

Dikur e refuzuan si flamurmbajtës, sot është mjek në Nju-Jork/ Historia e Odise Cenajt

Top Channel TV·para 1 ore

Kanë kaluar fiks 26 vjet që kur një nxënës me origjinë shqiptare në qytezën Nea Mihaniona, pranë Selanikut, u bë çështje për të gjithë Greqinë. Ishte Odise Cenaj, një nxënës i shkëlqyer që në bazë të rregullit se kush ishte nxënësi që kishte notat më të mira në klasë, kishte fituar të drejtën të mbante flamurin grek në paradën shkollore. Por për disa, notat e tij nuk mjaftonin. Pengesa ishte prejardhja e tij shqiptare. Polemika të ashpra shpërthyen në vitin 2000 dhe u përsëritën tre vjet më vonë. Prindër, qarqe të ekstremit të djathtë dhe politikanë kundërshtuan pjesëmarrjen e tij si flamurmbajtës. Mes zërave më të fortë kundërshtues ishte edhe prefekti i atëhershëm i Selanikut, Panajotis Psomiadhis, i cili deklaronte se grek lind, nuk bëhesh. Cenaj, me këshillën e familjes së tij, hoqi dorë për të ulur tensionet. Kanë kaluar shumë vite prej atëherë dhe tashmë flamurin grek e kanë mbajtur edhe nxënës me prejardhje shqiptare apo nga vende të tjera që kanë emigruar në Greqi. Por historia e tij mbeti një nga rastet më të njohura të debatit për përkatësinë dhe pranimin e fëmijëve të emigrantëve. Sot, në prag të përvjetorit të 28 Tetorit, ai rikthehet te kjo përvojë në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, e cila përshkruan se çfarë ka ndodhur me jetën e tij. Në vitin 2004 ai u largua për studime në Shtetet e Bashkuara. Ndihmën vendimtare ia dha shkencëtari grek Stelios Papadhopulos, i cili kishte trokitur në derën e familjes pas polemikës së flamurit. Prindërit e ndoqën disa vite më vonë. Studioi Fizikë në Boston College, vazhdoi në Harvard dhe sot punon si mjek anatomopatolog e pedagog në NYU Langone Health, në Nju-Jork. Jeton me bashkëshorten Blerta, gjithashtu me prejardhje shqiptare, dhe dy fëmijët e tyre. I kujton fyerjet pa dyshim dhe tregon se fillimisht ishte zemëruar, por mbështetja që mori nga njerëz anembanë Greqisë e ndihmoi ta kapërcente atë përvojë. Dhe për Greqinë nuk shpreh mëri. Miqtë më të ngushtë i ka ende në Selanik. Kujton ngrohtësinë e f…

123456

Reklamë

Hapësirë reklamimi

Kontaktoni ekipin TIME.al për rezervim.