Zgjedhja dhe pozicionet e lajmeve në TIME.al përcaktohen automatikisht nga një program kompjuterik.

Koha ose data e shfaqur tregon momentin kur lajmi është futur ose rifreskuar në TIME.al.

TIME.al nuk merr asnjë përgjegjësi për besueshmërinë e informacioneve të marra.

Burime·Kushtet për indeksimin·Si funksionon TIME.al?·Marketing·Blog·Kontakt·Kushtet e përdorimit·Privatësia

© 2026 TIME.al

Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆
TIME.al

Top temat e ditës

LajmeSportMagazine
10h|17h|23h
|Moti|Marketing|Kontakt
TIME.al

Të gjitha lajmet.Në një vend.

Top temat e ditës

Përditësuar: ...

||
LajmeSportMagazine
Lajmet e fundit|YouTube|Burime
KryesorePolitikëEkonomiBallkanBoteKulturëTeknologji

Lajmet nga ora 10:00 e tutje — 11 tetor 2026

Plani i errët rus| Vë në ‘shënjestër’ zyrtarët europianë që furnizuan Ukrainën me armë

Plani i errët rus| Vë në ‘shënjestër’ zyrtarët europianë që furnizuan Ukrainën me armë

TV Klan·para 1 ore

Shërbimi sekret ushtarak rus, GRU, dyshohet se ka hartuar plane për eliminimin e drejtuesve të kompanive evropiane të mbrojtjes që furnizojnë Ukrainën me armë. Sipas Financial Times , i cili citon pesë shërbime sekrete evropiane, këto plane janë pjesë e luftës hibride të Moskës kundër Perëndimit, me synimin për të dobësuar mbështetjen ushtarake për Kievin. Disa drejtues dhe presidentë ekzekutivë të kompanive të industrisë së mbrojtjes kanë konfirmuar se janë paralajmëruar nga shërbimet e inteligjencës të vendeve të tyre për rrezikun e përgjimit dhe atentateve të mundshme. Si pasojë, ata kanë shtuar masat e sigurisë, duke angazhuar truproja private dhe, në disa raste, duke siguruar mbrojtje të armatosur gjatë gjithë ditës. Një nga rastet më të njohura është komploti i zbuluar në Gjermani në vitin 2024, që kishte si objektiv Armin Papperger, drejtori ekzekutiv i kompanisë Rheinmetall, një nga prodhuesit kryesorë të armëve në Evropë dhe një mbështetës i rëndësishëm i furnizimit të Ukrainës me armatime. Pas zbulimit të planit, Papperger u vu nën mbrojtjen e vazhdueshme të policisë dhe rojeve private. Sipas gazetës britanike, raste të tjera të ngjashme janë zbuluar dhe parandaluar nga kundërzbulimi evropian që nga viti 2024. Burimet e inteligjencës perëndimore pretendojnë se GRU bashkëpunon me grupe të krimit të organizuar dhe persona të rekrutuar përmes internetit, të cilëve u ofrohen para për të kryer detyra të caktuara. Kjo metodë synon të fshehë përfshirjen e drejtpërdrejtë të autoriteteve ruse dhe ta bëjë më të vështirë identifikimin e organizatorëve. Sipas një zyrtari perëndimor të inteligjencës, qëllimi kryesor mund të jetë psikologjik dhe jo domosdoshmërisht eliminimi fizik i objektivave. Frikësimi i drejtuesve të kompanive mund t’i bëjë ata të hezitojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me Ukrainën, ndërsa shpenzimet e larta për sigurinë mund të rëndojnë veçanërisht kompanitë e vogla dhe bizneset fillestare që prodhojnë pajisje dhe komponentë për dronë. Kërcënimi, sip…

Apartamentet tek Rana e Hedhun ‘kapin majat’, çmimi 2700 euro për metër katror! Tregun imobiliar po e ndikojnë të huajt dhe emigrantët

Apartamentet tek Rana e Hedhun ‘kapin majat’, çmimi 2700 euro për metër katror! Tregun imobiliar po e ndikojnë të huajt dhe emigrantët

Shqiptarja·para 1 ore

Ekonomi Apartamentet tek Rana e Hedhun ‘kapin majat’, çmimi 2700 euro për metër katror! Tregun imobiliar po e ndikojnë të huajt dhe emigrantët Në qytetin e Lezhës mund të gjesh nje apartament me 1000 eruo metri katror, ndërsa në zonat bregdetare çmimet janë më të larta. Kryeson zona tek Rana e Hedhun ku aktualisht në ndërtimet e reja shiten me 2700 euro për metër katror. Përpos shqiptarëve ka dhe shumë të huaj që blejnë prona për investim. Elvis Hila 11 Tetor, 14:43 | Përditesimi: 11 Tetor, 14:48 2026-10-11 14:48:39 Share Tweet Lezha vijon të tërheqë interesin e blerësve dhe investitorëve në tregun e pasurive të paluajtshme. Në dy vitet e fundit, çmimet e apartamenteve janë rritur mesatarisht me rreth 10%, ndërsa në zonat bregdetare rritja ka qenë edhe më e ndjeshme. Shëngjini kryeson këtë tendencë, me një rritje që në disa zona si Rana e Hedhun arrin deri në 20%. Por kërkesa nuk është përqendruar vetëm te Shengjini. Bregdeti i Kunes dhe Tales gjithashtu shenojne rritje te cmimeve, tha Indrit Çuni, agjent imobiliar. LEXO EDHE: Atentati i parandaluar në Lezhë, Report Tv siguron foton e bashkëpunëtorit tjetër, Kristian Ymerit Kjo lëvizje lidhet me disa faktorë. Përmirësimi i cilësisë së ndërtimeve dhe investimet  në infrastrukturë duke rritur vlerën e pronave, ndërsa turizmi ka sjellë një tjetër kategori blerësish, veçanërisht të huaj. Kryesisht janë gjermanë, ccekë dhe polakët më të intersuar për të blere prona në bregdet. Edhe zgjatja e sezonit turistik po ndikon në mënyrën se si shihet prona në bregdet. Apartamenti nuk konsiderohet më vetëm si një banesë për muajt e verës, por edhe si një mundësi për të gjeneruar të ardhura përmes qiradhënies. Çmimet e apartamenteve në qytetin e Lezhës variojnë nga 900 deri në 1000 euro për metër katror. Në Kune dhe Tale 1600 - 1700 euro per m2. Qendra e Shëngjinit shkon deri në 1800 euro/m2, ndërsa tek Rana e Hedhun deri në 2700 euro për metër katror. R.D/Shqiptarja.com TAG: Lezhe tregu imobiliar rana e hedhun cmimet e apartament…

Përndoqi ish të dashurën derisa u kyç në tualetin e picerisë, pranga shqiptarit në Itali! Policia: E kërcënonte prej kohës me mesazhe e telefonata

Përndoqi ish të dashurën derisa u kyç në tualetin e picerisë, pranga shqiptarit në Itali! Policia: E kërcënonte prej kohës me mesazhe e telefonata

Shqiptarja·para 1 ore

Bota Përndoqi ish të dashurën derisa u kyç në tualetin e picerisë, pranga shqiptarit në Itali! Policia: E kërcënonte prej kohës me mesazhe e telefonata Sipas policisë, shqiptari e kërcënonte ish-të dashurën prej kohësh me mesazhe dhe telefonata si dhe ishte përpjekur në disa raste ta takonte në vendet që ajo frekuentonte. Këto veprime i kishin shkaktuar asaj një gjendje të tillë ankthi, saqë e kishin detyruar të ndryshonte rutinën. Foto ilustruese, karabinierët Redaksia 11 Tetor, 14:49 | Përditesimi: 11 Tetor, 14:50 2026-10-11 14:50:32 Share Tweet Një shqiptar në Mestre të Venecias është arrestuar pasi e përndoqi ish-partneren derisa e detyroi të kyçej në tualetin e një picerie. Nga aty, në gjendje të rënduar emocionale, ajo telefonoi policinë duke denoncuar ish të dashurin se po e përndiqte. Sipas policisë, shqiptari e kërcënonte ish-të dashurën prej kohësh me mesazhe dhe telefonata si dhe ishte përpjekur në disa raste ta takonte në vendet që ajo frekuentonte. Këto veprime i kishin shkaktuar asaj një gjendje të tillë ankthi, saqë e kishin detyruar të ndryshonte rutinën. Në fund, ish-partneri ishte shfaqur edhe në piceri./ ANSA LEXO EDHE: Papa Leone XIV kundër dënimit me vdekje: Është e papranueshme, shkel dinjitetin dhe paprekshmërinë e jetës njerëzore P.J/Shqiptarja.com TAG: itali venecia shqiptarët në itali perndjekje Komente Komento KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.7% Jo 34.3% Nuk e di 6.1% Vota total: 5447 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit n…

Tragjedi në aeroportin e Riadit, dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur

Tragjedi në aeroportin e Riadit, dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur

Alsat-M·para 1 ore

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe mbi 300 të tjerë janë plagosur nga sulmi i fundit në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, në Arabinë Saudite. Autoritetet e aviacionit civil bëjnë të ditur se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite fajësoi rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, … The post Tragjedi në aeroportin e Riadit, dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur appeared first on Alsat .

Kina do të nisë një iniciativë për të rritur punësimin mes përparimeve të inteligjencës artificiale

Kina do të nisë një iniciativë për të rritur punësimin mes përparimeve të inteligjencës artificiale

TV21 MK·para 1 ore

Në përpjekjen e fundit të Kinës për të përshtatur fuqinë punëtore ndaj ndryshimeve të shpejta teknologjike, Li Zhong, zëvendësministër i Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore, njoftoi të shtunën një iniciativë për të promovuar punësimin në përgjigje të zhvillimit të inteligjencës artificiale (IA), shkruan “Xinhua”. Ai theksoi se Kina do të adresojë në mënyrë aktive ndikimin

Zelensky: Gati të ndalim sulmet ndaj rafinerive ruse

Zelensky: Gati të ndalim sulmet ndaj rafinerive ruse

VizionPlus·para 1 ore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina është e gatshme të ndalojë sulmet ndaj rafinerive të naftës në Rusi, nëse Moska ndërpret goditjet ndaj infrastrukturës energjetike…

Shqiptarët të parët për dëbimet nga Anglia për të pestin vit radhazi, 2,247 persona u kthyen në Atdhe

Shqiptarët të parët për dëbimet nga Anglia për të pestin vit radhazi, 2,247 persona u kthyen në Atdhe

Javanews AL·para 1 ore

Statistikat tregojnë se për të pestin vit radhazi shqiptarët renditen në vendin e parë për sa i përket numrin më të madh të të dëbuarve nga Anglija. Të dhënat më të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme Home Office parë nga Top Channel,  tregojë se për periudhën Tetor 2025-Tetor 2026 janë dënuar 2,247 shqiptarë […]

  • Shqiptarët më të dëbuarit nga Anglia/ Në krye të listës për të pestin vit radhazi, janë rikthyer gjithsej 2247 personaTop Channel TV
1 i ngjashëmPërmbledhje
Sulmet në Riad, anulohen fluturimet drejt Arabisë Saudite

Sulmet në Riad, anulohen fluturimet drejt Arabisë Saudite

abcNEWS·para 1 ore

Etihad Airways dhe flydubai kanë anuluar fluturime të tjera drejt Arabisë Saudite, ndërsa vijojnë ndërprerjet në trafikun ajror pas sulmit në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid të Riadit. Situata e sigurisë në rajon ka detyruar kompanitë ajrore të rishikojnë operacionet dhe itineraret e tyre. Etihad Airways ka njoftuar anulimin e një serie fluturimesh mes Abu Dhabit [...] Read More...

Vrasja e Ardian Nikulajt, Gjykata Supreme në Angli shqyrton më 10 mars 2027 ekstradimin e organizatorit dhe 4 vëzhguesve britanikë

Vrasja e Ardian Nikulajt, Gjykata Supreme në Angli shqyrton më 10 mars 2027 ekstradimin e organizatorit dhe 4 vëzhguesve britanikë

Shqiptarja·para 1 ore

Bota Vrasja e Ardian Nikulajt, Gjykata Supreme në Angli shqyrton më 10 mars 2027 ekstradimin e organizatorit dhe 4 vëzhguesve britanikë Më 10 mars 2027 do të shqyrtohet Apeli i kërkuar nga Shqipëria për ekstradimin e 5 të dyshuarve që dyshohet të jenë përfshirë në në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Ardian Nikulaj, Gjykata Supreme angleze Redaksia 11 Tetor, 14:58 | Përditesimi: 11 Tetor, 15:03 2026-10-11 15:03:24 Share Tweet Caktohet data kur Gjykata Supreme në Angli do të shqyrtojë apelin e kërkuar nga Shqipëria dhe Sekretarja e Shtetit për punët e Brendshme Shabana Mahmood për të ekstraduar pesë të dyshuarit si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj . Një zëdhënës i kësaj gjykate i konfirmoi gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se tashmë është caktuar data 10 mars 2027 për të shqyrtuar këtë apel. Në dispozicion të përfaqësuesit të shtetit shqiptar në këtë proces një prokuror anglez nga CPS dhe të avokatëve të të pesë të kërkuarve do të jetë një ditë e plotë gjyqi. LEXO EDHE: Incidenti në Raf Fairford, SHBA-të largojnë bombarduesit nga baza ushtarake në Britaninë e Madhe Palë në këtë proces janë Edmond Haxhia , Thomas Mithan , Harriet Bridgeman , Harry Simpson dhe Steven Hunt të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Lezhës. Gjyqtarët e Gjykatës Supreme Angleze do të duhet t'i japin përgjigje pyetjes: -Kur nxjerr një urdhër ekstradimi në bazë të nenit 93 të Ligjit për Ekstradimin të vitit 2003, a duhet Sekretari i Shtetit për Departamentin e Punëve të Brendshme të identifikojë veprën penale të përcaktuar në kërkesën për ekstradim, për të cilën personi kërkohet të ndiqet penalisht? Sipas pretendimeve, Edmond Haxhia shtetas shqiptar me pasaportë britanike, Thomas Mithan, Harry Simpson, Harriet Bridgeman dhe Steven Hunt (“të paditurit”) kanë marrë pjesë në një plan që çoi në vdekjen e Adrian Nikulajt. Ai u vra në Shqipëri pasi është qëlluar me armë zjarri nga Ruben Saraiva  i gjetur fajtor  për vrasje dhe dënuar me burg përjetë. Republika e Shqipëri…

Aksident tragjik në Turqi! Autobusi me turistë përplaset me kamionin, 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Aksident tragjik në Turqi! Autobusi me turistë përplaset me kamionin, 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Javanews AL·para 1 ore

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rajonin Akhisar të Manisës të Turqisë, ku një autobus me turistë u përplas me një kamion dhe për pasojë humbën jetën 11 persona dhe u plagosën 27 të tjerë. Sipas mediave të huaja, autobusi pas përplasjes u përmbys, ndërsa ekipet e shpëtimit thyen xhamat për të […]

  • Autobusi me turistë përplaset me kamionin në Turqi, 11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosurVizionPlus
1 i ngjashëmPërmbledhje
12345

Reklamë

Hapësirë reklamimi

Kontaktoni ekipin TIME.al për rezervim.