Zgjedhja dhe pozicionet e lajmeve në TIME.al përcaktohen automatikisht nga një program kompjuterik.

Koha ose data e shfaqur tregon momentin kur lajmi është futur ose rifreskuar në TIME.al.

TIME.al nuk merr asnjë përgjegjësi për besueshmërinë e informacioneve të marra.

Burime·Kushtet për indeksimin·Si funksionon TIME.al?·Marketing·Blog·Kontakt·Kushtet e përdorimit·Privatësia

© 2026 TIME.al

Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆
TIME.al

Top temat e ditës

LajmeSportMagazine
10h|17h|23h
|Moti|Marketing|Kontakt
TIME.al

Të gjitha lajmet.Në një vend.

Top temat e ditës

Përditësuar: ...

||
LajmeSportMagazine
Lajmet e fundit|YouTube|Burime
KryesorePolitikëEkonomiBallkanBoteKulturëTeknologji

Lajmet nga ora 10:00 e tutje — 11 tetor 2026

“Flamuri serb do të valëvitet në Prizen!”- Ish-ministri gjerman sulmon ashpër Daçiç për deklaratën: Kjo rrugë çon drejt luftës! S’ka më fonde të BE për Serbinë

“Flamuri serb do të valëvitet në Prizen!”- Ish-ministri gjerman sulmon ashpër Daçiç për deklaratën: Kjo rrugë çon drejt luftës! S’ka më fonde të BE për Serbinë

Javanews AL·para 2 orësh

Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, reagoi ashpër ndaj deklaratës së Ivica Daçicit se flamuri serb një ditë do të valëvitet në Prizren, duke e cilësuar atë një pretendim të qartë territorial ndaj Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Roth u shpreh i shqetësuar ndaj pohimeve të ministrit të brendshëm serb, njëherazi zëvendës kryeministër […]

  • “Flamuri serb do të valëvitet në Prizen”, ish-ministri gjerman reagon për deklaratën e Ivica Daçiç: Kjo rrugë çon drejt luftës, nuk ka më para të BE-së për SerbinëTop Channel TV
1 i ngjashëmPërmbledhje
Përmirësimi i komunikimit të institucioneve me qytetarët, Rrjeti MIA hyn në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë, Rama: Hapim dyert për njerëz me ide, energji dhe aftësi!

Përmirësimi i komunikimit të institucioneve me qytetarët, Rrjeti MIA hyn në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë, Rama: Hapim dyert për njerëz me ide, energji dhe aftësi!

Shqiptarja·para 2 orësh

Politikë Përmirësimi i komunikimit të institucioneve me qytetarët, Rrjeti MIA hyn në fazën e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë, Rama: Hapim dyert për njerëz me ide, energji dhe aftësi! Nisma e qeverisë për të përmirësuar komunikimin e institucioneve me qytetarët ka marrë 245 aplikime dhe ka përfunduar fazën e intervistave. Foto ilustruese Redaksia 11 Tetor, 13:57 | Përditesimi: 11 Tetor, 14:08 2026-10-11 14:08:42 Share Tweet Përmirësimi i mënyrës se si institucionet komunikojnë me qytetarët është në fokus të Rrjetit MIA , nismës së qeverisë që synon të afrojë profesionistë dhe ide të reja për administratën publike. Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka përfunduar faza e intervistave dhe se procesi ka hyrë në fazën e përzgjedhjes. Sipas Ramës, në Rrjetin MIA u regjistruan 245 aplikantë, ndërsa u zhvilluan rreth 200 intervista. “Kur prezantuam Rrjetin MIA, ideja ishte të hapnim dyert për njerëz me ide, energji dhe aftësi për të sjellë diçka ndryshe në mënyrën si institucionet komunikojnë me qytetarët. Tashmë ka përfunduar faza e intervistave dhe ajo që më duket më interesante është larmia e propozimeve. Nga përdorimi i inteligjencës artificiale dhe verifikimi i informacionit, te mënyrat se si mund t'i dëgjojmë më mirë qytetarët dhe t'i përfshijmë në gjetjen e zgjidhjeve”, shkruan Rama. LEXO EDHE: Sot në 18:30 luhet derbi i 213-të mes Partizanit e Tiranës! Dy ekipet e kryeqytetit në situatë të vështirë, duan 3 pikë! Superliga rikthehet pas 3 javës, Teuta 'blindon' kryesimin! Thirrja për aplikime u mbyll më 10 shtator dhe ishte e ndarë në dy kategori: “Puno me ne”, për specialistë që do t'i bashkohen strukturave të komunikimit në institucionet qendrore, dhe “Bashkëpuno me ne”, për individë, grupe apo kompani që propozojnë zgjidhje dhe projekte të reja në fusha si inteligjenca artificiale, verifikimi i informacionit, video dhe dizajni. Sipas kryeministrit, tani procesi vijon me përzgjedhjen e ideve dhe kandidatëve më të mirë, me synimin që propozimet të kthehen në zg…

Idealizmi është manteli i fisëm me të cilin politikani…

Idealizmi është manteli i fisëm me të cilin politikani…

Portalb·para 2 orësh

Idealizmi është manteli i fisëm me të cilin politikani namusqar e mbështjell dëshirën e tij për pushtet!  Thënie nga Aldous Huxley, shktrimtar britanik.

Pse Banka Botërore veçon Shqipërinë në përparimin në reforma ekonomike?

Pse Banka Botërore veçon Shqipërinë në përparimin në reforma ekonomike?

Javanews AL·para 2 orësh

Përparimi i Shqipërisë në rregullat fiskale, në financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe në lehtësimin e procedurave të biznesit, i dokumentuar nga studimi i Bankës Botërore, përbën një sinjal të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit Nga Fatos Çoçoli   Në raportin e tetorit 2026 me titull “Përditësim ekonomik mbi Evropën […]

  • Fatos Çoçoli: Pse Banka Botërore veçon Shqipërinë në përparimin në reforma ekonomike?Shqiptarja
1 i ngjashëmPërmbledhje
Shega, simboli i Lezhës

Shega, simboli i Lezhës

TV Klan·para 2 orësh

Shega është fruti me të cilin identifikohet Lezha. Shumë banorë e ruajnë traditën dhe merren me këtë kulturë. Kamera e Klan News ka qenë në një prej plantacioneve të mbjella me shegë. Një traditë e vjetër në këtë qytet, që ruhet ende sot, ku banorë të zonës kultivojnë shegën. Sipërfaqet e mbjella me këtë frut janë të shumta në Lezhë. Fermerin Nik Gila e gjejmë në plantacionin e mbjellë me shegë. Ai çdo ditë punon në këtë sipërfaqe. Pavarësisht se ka dalë në pension, nuk e ka braktisur shegën. Në këtë sipërfaqe janë të mbjella rreth 1 mijë rrënjë, ndërsa familja Gila eksperiencën e fituar në Greqi po e shfrytëzon për të kultivuar shegën. Ky fermer merret me kultivimin e shegës prej vitesh. Këtu kalon pjesën më të madhe të ditës duke u marrë me çfarë ka nevojë ky frut. Thotë se puna është e vështirë. Për ta ndihmuar, nuk merr as punëtorë për shkak të kostove të larta. Një prej problemeve kryesore është vaditja. Kjo verë ishte e vështirë për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës së tejzgjatur. Kultivuesit e shegës kanë vështirësi edhe me gjetjen e tregut. Ky frut nuk shkon për eksport për shkak të mungesës së kontratave me grumbulluesit. Për këtë arsye, prodhimi shkon në tregun vendas. Interes nuk tregojnë vetëm banorë të zonës, por edhe banorë nga qytete të tjera të vendit. Më shumë interes ka për ta tregtuar shegën si lëng. Shega zë një pjesë të rëndësishme në gastronominë e Lezhës. Me të realizohen gatime të ndryshme dhe shija e tyre tërheq shumë vizitorë. Për Lezhën, kultivimi i shegës është ruajtja e traditës që shkon nga toka te tryeza. Klan News /tvklan.al

Goditën Ramën me ujë e vezë, ‘Etika’ vendos nesër për Bardhin e Balliun! PS kërkon 60 ditë përjashtim

Goditën Ramën me ujë e vezë, ‘Etika’ vendos nesër për Bardhin e Balliun! PS kërkon 60 ditë përjashtim

Shqiptarja·para 2 orësh

Politikë Goditën Ramën me ujë e vezë, ‘Etika’ vendos nesër për Bardhin e Balliun! PS kërkon 60 ditë përjashtim Sekretariati i Etikës do të vendosë nesër mbi kërkesën e PS për përjashtimin me 2 muaj nga Kuvendit të deputetëve të PD Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu. Nëse Etika vendos përjashtimin e tyre, Bardhi e Balliu jo vetëm që nuk mund të marrim pjesë në punimet e Kuvendit, por as nuk marrin pagat e tyre. Gazment Bardhi gjuan me shishe drejt Ramës Redaksia 11 Tetor, 14:21 | Përditesimi: 11 Tetor, 14:26 2026-10-11 14:26:43 Share Tweet Sekretariati i Etikës do të vendosë nesër mbi kërkesën e PS për përjashtimin me 2 muaj nga Kuvendit të deputetëve të PD Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu . Partia Socialiste kërkon përjashtimin e tyre nga seancat dhe komisionet parlamentare, pasi gjatë votimit të Reformës Territoriale hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama , anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe deputetëve socialistë. Në kërkesën për përjashtimin e 2 kolegëve opozitarë, të firmosur nga 10 deputetë të PS thuhet se dy deputetët që gjuajtën me vezë dhe shishe uji drejt kryeministrit Rama regjistruan incidente të rënda, të shoqëruara me fyerje, provokime dhe sulme fizike. LEXO EDHE: ‘Territorialja’ riktheu Ballukun në Kuvend, Bardhi: E papranueshme që një e akuzuar për 14 vepra penale merr vendime për qytetarët! SPAK të veprojë sipas ligjit Nëse Etika vendos përjashtimin e tyre, Bardhi e Balliu jo vetëm që nuk mund të marrim pjesë në punimet e Kuvendit, por as nuk marrin pagat e tyre. P.J/Shqiptarja.com TAG: sekretariati i etikes kuvend 8 tetor 2026 edi rama PS gazment bardhi klevis balliu Komente Komento KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com Sond…

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata Supreme britanike cakton datën për apelin e ekstradimit

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Gjykata Supreme britanike cakton datën për apelin e ekstradimit

Javanews AL·para 1 ore

Caktohet data kur Gjykata Supreme në Angli do të shqyrtojë apelin e kërkuar nga Shqipëria dhe sekretaria e shtetit për punët e brendshme Shabana Mahmood për të ekstraduar pesë të dyshuarit si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj. Një zëdhënës i kësaj gjykate i konfirmoi gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se tashme […]

U fsheh për dekada me identitete të ndryshme, arrestohet në SHBA i shumëkërkuari shqiptar! I dënuar për tri vrasje (EMRI)

U fsheh për dekada me identitete të ndryshme, arrestohet në SHBA i shumëkërkuari shqiptar! I dënuar për tri vrasje (EMRI)

Shqiptarja·para 1 ore

Bota U fsheh për dekada me identitete të ndryshme, arrestohet në SHBA i shumëkërkuari shqiptar! I dënuar për tri vrasje (EMRI) Valentin Ftoni, i arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas dekadash në kërkim, është dënuar në Shqipëri me dy dënime të veçanta, nga 25 vite burg secili, për tri vrasje. Foto ilustruese Redaksia 9 Tetor, 12:15 | Përditesimi: 9 Tetor, 12:21 2026-10-09 12:21:03 Share Tweet Valentin Ftoni , i arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas dekadash në kërkim, është dënuar në Shqipëri me dy dënime të veçanta, nga 25 vite burg secili, për tri vrasje . Emri i tij lidhet me ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në fund të viteve ‘90 dhe në fillim të viteve 2000. Sipas të dhënave nga Top Channel njëri prej dënimeve lidhet me vrasjen e Tom Gacit, në vitin 1998. Dënimi tjetër është dhënë për vrasjen e çiftit Gjelosh dhe Ardiana Markaj, të kryer në vitin 2000. Në total, Ftoni është dënuar për tri vrasje, me dy vendime që parashikojnë nga 25 vite burgim. Përveç këtyre dy çështjeve, Valentin Ftoni është gjykuar edhe për një tjetër ngjarje të rëndë kriminale. Bëhet fjalë për vrasjen e Behar Becit, të ndodhur në vitin 2001. Për këtë rast, ai është shpallur i pafajshëm, ndaj ngjarja nuk përfshihet në vrasjet për të cilat është dënuar. LEXO EDHE: Gati projektligji! Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve synojnë bllokimin e marrëveshjes së Trumpit për naftën ruse Ftoni i është shmangur drejtësisë shqiptare për një periudhë të gjatë, duke përdorur identitete të ndryshme. Përpjekjet për lokalizimin e tij u kryen në bashkëpunim me autoritetet amerikane, përfshirë marshallët amerikanë, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe struktura të tjera ligjzbatuese. Arrestimi i tij në SHBA shënon një zhvillim të rëndësishëm në çështjen e një personi të kërkuar prej dekadash nga drejtësia shqiptare. Ftoni ishte prej kohësh në listën e 30 shqiptarëve më të kërkuar./ TCH Xh.K/Shqiptarja.com TAG: SHBA vrasje Valentin Ftoni Komente Komento KUJDES! Nuk do të …

Kërkohej prej 25 vitesh për 3 vrasje në Shkodër, Report TV siguron foton e shqiptarit të arrestuar në Nju Jork! Marshallët amerikanë: Jetonte ilegalisht në SHBA me disa identitete të rreme

Kërkohej prej 25 vitesh për 3 vrasje në Shkodër, Report TV siguron foton e shqiptarit të arrestuar në Nju Jork! Marshallët amerikanë: Jetonte ilegalisht në SHBA me disa identitete të rreme

Shqiptarja·para 1 ore

Kronikë Kërkohej prej 25 vitesh për 3 vrasje në Shkodër, Report TV siguron foton e shqiptarit të arrestuar në Nju Jork! Marshallët amerikanë: Jetonte ilegalisht në SHBA me disa identitete të rreme Report TV ka siguruar foton e 52-vjeçarit, i cili ishte dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tre vrasje të kryera në Shkodër. Policia thotë se u lokalizua në Nju Jork, ku dyshohet se jetonte duke përdorur identitete të rreme. U fsheh për dekada me identitete të ndryshme, arrestohet në SHBA i shumëkërkuari shqiptar! I dënuar për tri vrasje (EMRI) Valentin Ftoni Redaksia 11 Tetor, 12:22 | Përditesimi: 11 Tetor, 14:38 2026-10-11 12:29:17 Share Tweet Report TV ka siguruar foton e Valentin Ftonit, 52-vjeçarit shqiptar që u arrestua në Nju Jork pas më shumë se 25 vitesh në kërkim ndërkombëtar. Për më shumë se dy dekada ai i kishte shpëtuar drejtësisë shqiptare, ndërsa sipas autoriteteve jetonte ilegalisht në Shtetet e Bashkuara duke përdorur identitete të ndryshme. Sipas Policisë së Shtetit, Ftoni ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2001. Hetimet kanë ngritur dyshimet se, pasi u largua nga Shqipëria, ai përdori dokumente të falsifikuara dhe të paktën dy identitete të rreme për të hyrë ilegalisht në SHBA . Gjithashtu, dyshohet se gjatë qëndrimit atje përdori edhe një identitet tjetër të marrë nga një shtet i Amerikës Qendrore. Emri i Valentin Ftonit figuron në dy vendime të ndryshme të Gjykatës së Shkodrës për tre vrasje të ndodhura në fillim të viteve 2000. LEXO EDHE: Gati projektligji! Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve synojnë bllokimin e marrëveshjes së Trumpit për naftën ruse Më 19 shtator 2000, në fshatin Ças të Velipojës, u vranë bashkëshortët Gjelosh dhe Ardiana Markaj. Për këtë ngjarje, që sipas vendimit të gjykatës u krye për motive gjakmarrjeje, Ftoni u dënua më 28 shtator 2001 me 25 vite burg. Në të njëjtin proces ai u shpall fajtor edhe për armëmbajtje pa leje. Edhe pse ishte në kërkim, ai arriti të largohej nga Shqipëria. Ndërkohë, më 18 nëntor 2008, Gjyka…

Plani i errët rus| Vë në ‘shënjestër’ zyrtarët europianë që furnizuan Ukrainën me armë

Plani i errët rus| Vë në ‘shënjestër’ zyrtarët europianë që furnizuan Ukrainën me armë

TV Klan·para 1 ore

Shërbimi sekret ushtarak rus, GRU, dyshohet se ka hartuar plane për eliminimin e drejtuesve të kompanive evropiane të mbrojtjes që furnizojnë Ukrainën me armë. Sipas Financial Times , i cili citon pesë shërbime sekrete evropiane, këto plane janë pjesë e luftës hibride të Moskës kundër Perëndimit, me synimin për të dobësuar mbështetjen ushtarake për Kievin. Disa drejtues dhe presidentë ekzekutivë të kompanive të industrisë së mbrojtjes kanë konfirmuar se janë paralajmëruar nga shërbimet e inteligjencës të vendeve të tyre për rrezikun e përgjimit dhe atentateve të mundshme. Si pasojë, ata kanë shtuar masat e sigurisë, duke angazhuar truproja private dhe, në disa raste, duke siguruar mbrojtje të armatosur gjatë gjithë ditës. Një nga rastet më të njohura është komploti i zbuluar në Gjermani në vitin 2024, që kishte si objektiv Armin Papperger, drejtori ekzekutiv i kompanisë Rheinmetall, një nga prodhuesit kryesorë të armëve në Evropë dhe një mbështetës i rëndësishëm i furnizimit të Ukrainës me armatime. Pas zbulimit të planit, Papperger u vu nën mbrojtjen e vazhdueshme të policisë dhe rojeve private. Sipas gazetës britanike, raste të tjera të ngjashme janë zbuluar dhe parandaluar nga kundërzbulimi evropian që nga viti 2024. Burimet e inteligjencës perëndimore pretendojnë se GRU bashkëpunon me grupe të krimit të organizuar dhe persona të rekrutuar përmes internetit, të cilëve u ofrohen para për të kryer detyra të caktuara. Kjo metodë synon të fshehë përfshirjen e drejtpërdrejtë të autoriteteve ruse dhe ta bëjë më të vështirë identifikimin e organizatorëve. Sipas një zyrtari perëndimor të inteligjencës, qëllimi kryesor mund të jetë psikologjik dhe jo domosdoshmërisht eliminimi fizik i objektivave. Frikësimi i drejtuesve të kompanive mund t’i bëjë ata të hezitojnë të vazhdojnë bashkëpunimin me Ukrainën, ndërsa shpenzimet e larta për sigurinë mund të rëndojnë veçanërisht kompanitë e vogla dhe bizneset fillestare që prodhojnë pajisje dhe komponentë për dronë. Kërcënimi, sip…

123456

Reklamë

Hapësirë reklamimi

Kontaktoni ekipin TIME.al për rezervim.