Zgjedhja dhe pozicionet e lajmeve në TIME.al përcaktohen automatikisht nga një program kompjuterik.

Koha ose data e shfaqur tregon momentin kur lajmi është futur ose rifreskuar në TIME.al.

TIME.al nuk merr asnjë përgjegjësi për besueshmërinë e informacioneve të marra.

Burime·Kushtet për indeksimin·Si funksionon TIME.al?·Marketing·Blog·Kontakt·Kushtet e përdorimit·Privatësia

© 2026 TIME.al

Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆
TIME.al
LajmeSportMagazine
10h|17h|23h
|Moti|Marketing|Kontakt
TIME.al

Të gjitha lajmet.Në një vend.

Top temat e ditës

Përditësuar: ...

||
LajmeSportMagazine
Lajmet e fundit|YouTube|Burime

Lajmet e fundit

Mbetje baruti dhe makina që zhduket me karrotrec! Thellohet misteri i humbjes së 34 vjeçarit

Mbetje baruti dhe makina që zhduket me karrotrec! Thellohet misteri i humbjes së 34 vjeçarit

Javanews AL·para 21 orësh

Gazetari Besar Bajraktaraj ka siguruar detaje të reja në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, për të cilin policia ka shpallur në kërkim si autor të dyshuar, Armand Shakaj 41-vjec. Ky i fundit për t’iu fshehur kontrolleve rutinë të policisë, ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij brenda të cilit dyshohet […]

  • Mbetje baruti dhe makina që zhduket me karrotrec! Thellohet misteri i humbjes së 34 vjeçaritTV Klan
1 i ngjashëmPërmbledhje
Begaj dhe Hoxha urojnë Kosovën për 27-vjetorin e Çlirimit

Begaj dhe Hoxha urojnë Kosovën për 27-vjetorin e Çlirimit

TV Klan·para 21 orësh

Kanë kaluar 27 vjet nga dita kur trupat e NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës dhe nisjen e një kapitulli të ri për vendin. Më 12 qershor 1999, pas 78 ditësh bombardimesh të Aleancës Veri-Atlantike kundër objektivave ushtarake serbo-malazeze në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, në territorin e Kosovës u vendosën rreth 50 mijë ushtarë të NATO-s në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR, së bashku me administratën e përkohshme të Kombeve të Bashkuara. Hyrja e forcave ndërkombëtare i dha fund konfliktit të armatosur mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbo-malazeze, duke u konsideruar nga shumica e qytetarëve si dita e çlirimit të Kosovës. Edhe pse 12 Qershori nuk është festë zyrtare, ajo mbetet një nga datat më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës. Në qarqet diplomatike dhe ushtarake ndërkombëtare, kjo ditë kujtohet edhe për tensionet e forta mes Perëndimit dhe Rusisë, të cilat në atë kohë u konsideruan nga disa analistë si një moment që mund të kishte çuar në një përplasje të rrezikshme ndërkombëtare. Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi, duke vlerësuar sakrificën e qytetarëve, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbështetjen vendimtare të NATO-s. “Urime Ditën e Çlirimit, Kosovë! Liria e Kosovës erdhi në sajë të sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosmërisë së aleatëve tanë strategjikë”, shkroi Begaj në rrjetet sociale. Presidenti shprehu mirënjohje të veçantë për NATO-n, duke theksuar rolin e saj në një nga momentet më të rëndësishme të historisë së Kosovës. “Faleminderit NATO-s që qëndroi në anën e drejtësisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor në një nga momentet më vendimtare të historisë së kombit tonë”, u shpreh ai. Begaj nderoi gjithashtu luftëtarët e UÇK-së dhe dëshmorët e lirisë, duke përmbyllur mesazhin me fjalët: Lavdi të përjetshme dëshmorëve të lirisë. Urime për këtë përvjetor përco…

  • Kryeministri Rama uron Kosovën: Gëzuar 27-vjetorin e ÇlirimitVizionPlus
1 i ngjashëmPërmbledhje
Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, arrestohen tre të huaja

Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, arrestohen tre të huaja

abcNEWS·para 21 orësh

Policia e Tiranës ka goditur tre raste të ushtrimit të prostitucionit në apartamente të marra me qira në Rrugën e Elbasanit dhe në rrugën “Vangjush Furxhi”. Në kuadër të operacionit u arrestuan tre shtetase të huaja: dy shtetase kineze, 39 dhe 42 vjeçe, si dhe një shtetase vietnameze, 43 vjeçe. Sipas hetimeve, ato kishin marrë [...] Read More...

  • Zbulohet apartamente të kthyer në baza prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 shtetase të huajaVizionPlus
1 i ngjashëmPërmbledhje
RMV, Ligji për mbrojtjen nga duhani kaloi në lexim të parë në seancë plenare

RMV, Ligji për mbrojtjen nga duhani kaloi në lexim të parë në seancë plenare

Portalb·para 22 orësh

Propozim-ligji për mbrojtjen nga përdorimi i produkteve të duhanit ose produkteve të ngjashme dje kaloi në lexim të parë në seancën plenare të Kuvendit informoi ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, transmeton Portalb.mk. “Propozim-ligji për mbrojtjen nga përdorimi i produkteve të duhanit ose produkteve të ngjashme dje kaloi në lexim të parë në seancën plenare të […]

  • Aliu: Ligji për mbrojtjen nga përdorimi i produkteve të duhanit kaloi në lexim të parë në seancë plenareTetovaSot
1 i ngjashëmPërmbledhje
NATO: Situata në Kosovë është përmirësuar, po rishikohet numri i trupave të KFOR-it

NATO: Situata në Kosovë është përmirësuar, po rishikohet numri i trupave të KFOR-it

Top Channel TV·para 22 orësh

Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, gjenerali i Forcave Ajrore amerikane, Alexus G. Grynkewich, tha se Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) gradualisht do të përshtatë forcën për mbështetjen e misionit të saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, gjatë vitit të ardhshëm, për shkak të, siç tha ai, përmirësimit të situatës së sigurisë në vend. “NATO dhe KFOR-i janë të përkushtuar për sigurinë në Kosovë”, tha komandanti Grynkewich përmes një njoftimi më 12 qershor. “Është ky angazhim që ka çuar në rritjen e stabilitetit, teksa organizatat e sigurisë në Kosovë janë bërë më të afta. Kushtet aktuale ofrojnë mundësi për të optimizuar madhësinë dhe pozicionimin e KFOR-it”, shtoi ai. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë është vendosur më 1999 në vend. Nga afër 50.000 trupa sa ishin dislokuar në atë vit, pas përfundimit të luftës, në Kosovë aktualisht janë rreth 4.600 trupa paqeruajtëse të KFOR-it nga shtete të ndryshme. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe Misionit për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian, EULEX. Ky mision paqeruajtës po ashtu ka përgjegjësinë e sigurisë përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë. Në njoftimin e NATO-s – që vjen në përvjetorin e 27-të të hyrjes së trupave të saj në Kosovë, pas fushatës ajrore të aleancës mbi caqet serbe – u tha se situata e sigurisë ka vazhduar që të përmirësohet në vitet e fundit. Për këtë arsye, në janar NATO-ja ndaloi dislokimin e forcave rezervë në KFOR pas pothuajse dy vjetësh të rotacionit të vazhdueshëm. “Teksa situata e sigurisë në Kosovë mbetet përgjithësisht stabile, NATO do të optimizojë praninë e KFOR-it dhe gradualisht do të përshtatë forcën e tij aktuale gjatë vitit të ardhshëm”, u tha në njoftimin e aleancës ushtarake perëndimore. Ndryshimet do të ndodhin gradualisht në përputhje me kushtet në terren dhe ato mund të zhbëhen, nëse është e nevojshme, tha NATO. Aleanca ushtarake perëndimore kujtoi se kishte rritur numrin e dislokimeve për pothuajse 1.000 …

  • NATO-ja tha se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisëPortalb
1 i ngjashëmPërmbledhje
Europa ndryshon rregullat për emigrantët, çfarë parashikon pakti i ri?

Europa ndryshon rregullat për emigrantët, çfarë parashikon pakti i ri?

Javanews AL·para 22 orësh

Dita e sotme, 12 qershor, konsiderohet historike, të paktën sipas ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian, të cilët janë mbledhur në Qipro për të shënuar hyrjen në fuqi të Paktit të ri për Emigracionin dhe Azilin. I miratuar në vitin 2024 pas negociatave të gjata dhe të vështira, që nisën gjatë krizës së madhe të […]

  • Europa ndryshon rregullat për emigrantët, çfarë parashikon pakti i ri?TV Klan
1 i ngjashëmPërmbledhje
VLEN: Mbështetja për bizneset, motor i rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës

VLEN: Mbështetja për bizneset, motor i rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës

TV21 MK·para 22 orësh

VLEN tha se janë duke e dëshmuar se zhvillimi ekonomik ndërtohet me politika konkrete që mbështesin bizneset, investimet dhe hapjen e vendeve të reja të punës, që siç tha, edhe është bërë thirrje që kompanitë që i plotësojnë kushtet e Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve të aplikojnë brenda afatit dhe të shfrytëzojnë mbështetjen që

  • VLEN: Mbështetja për bizneset, motor i rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punësTetovaSot
1 i ngjashëmPërmbledhje
VIDEO/ Momenti kur 23 vjeçari tenton të grabisë pikën e këmbimit valutor në Shkozë, kërcënon punonjësen me pistoletë lodër

VIDEO/ Momenti kur 23 vjeçari tenton të grabisë pikën e këmbimit valutor në Shkozë, kërcënon punonjësen me pistoletë lodër

VizionPlus·para 22 orësh

Ky është momenti kur 23 vjeçari tenton të grabisë pikën e këmbimit valutor në Shkozë. Ai shfaqet me armë në dorë (por plastike)

  • DEL VIDEO / Momentet kur 23-vjeçari tentoi grabitjen në Shkozë me pistoletë lodërJavanews AL
1 i ngjashëmPërmbledhje
“Gladiatorë në Shtëpinë e Bardhë”, Trump përgatit festën më të madhe presidenciale në histori për 80-vjetorin e tij

“Gladiatorë në Shtëpinë e Bardhë”, Trump përgatit festën më të madhe presidenciale në histori për 80-vjetorin e tij

TV Klan·para 23 orësh

Në Washington po përgatitet një festë e pazakontë për 80-vjetorin e presidentit amerikan, Donald Trump. Më 14 qershor, ditë që pritet të mbetet në histori si një nga ngjarjet më të bujshme të ditëlindjeve presidenciale në SHBA. Në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë është ndërtuar një arenë me rreth 4 300 vende, e mbuluar nga një strukturë gjigante 27 metra e lartë e quajtur “ The Claw” , në anën jugore të rezidencës presidenciale. Punimet, me një kosto rreth 60 milionë dollarë, po financohen nga organizata UFC, ndërsa pranë saj po ndërtohet edhe një sallë vallëzimi me vlerë rreth 400 milionë dollarë. Në qendër të strukturës do të vendoset një ring, ku pritet të zhvillohen ndeshje me atletë të arteve marciale. Vetë Trump ka sugjeruar se struktura mund të mbetet e përhershme, duke e krahasuar me monumente ikonike si Kulla Eiffel, e ndërtuar fillimisht për një ekspozitë botërore dhe më pas e kthyer në simbol të Parisit. Kjo festë është pjesë edhe e përgatitjeve për 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ndërsa 14 qershori përkon gjithashtu me Ditën e Flamurit amerikan. Paralelisht me festimet, janë ngritur edhe polemika për shitjen e monedhave përkujtimore me figurën e Trump, në ar, argjend dhe me çmime që variojnë nga 250 deri në 12 mijë dollarë. Ato mbajnë simbolet “250” dhe “We the People”. Ka pasur gjithashtu akuza për përfitime financiare nga lidhjet me UFC dhe tregjet e aksioneve, të cilat janë mohuar nga administrata, duke u theksuar se menaxhimi i investimeve kryhet nga palë të pavarura. Në të njëjtën kohë, në mbarë vendin janë paralajmëruar protesta nën moton “No Kings”. Sipas sondazheve të fundit, niveli i miratimit të Trump ka rënë në rreth 37%, ndërsa vlerësimi për ekonominë edhe më poshtë, rreth 29%, ndonëse ai ruan mbështetje të fortë brenda bazës republikane. Festa dhe përdorimi i gladiatorëve apo ndeshjeve në Shtëpinë e Bardhë ka ngjallur debat të madh publik. Vetëm një pakicë e amerikanëve e konsideron të përshtatshme një skenë të tillë në r…

  • “Gladiatorë në Shtëpinë e Bardhë”, Trump përgatit festën më të madhe presidenciale në histori për 80-vjetorin e tijJavanews AL
1 i ngjashëmPërmbledhje
Heqja e non gratës, Berisha: U korrigjua vendimi i padrejtë ndaj meje dhe familjes sime

Heqja e non gratës, Berisha: U korrigjua vendimi i padrejtë ndaj meje dhe familjes sime

Top Channel TV·para 23 orësh

Reagimi i Berishës: Të dashur miq, Që nga dita e djeshme, pas një rishqyrtimi të thelluar nga Departamenti i Shtetit të çështjes time, unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA-së ndaj meje dhe familjes sime. Me këtë rast, dua të falënderoj administratën e Presidentit Trump dhe Sekretarin Rubio për korrigjimin e këtij vendimi të padrejtë, i cili ishte i bazuar fund e krye në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe mentorit të tij, George Soros. Unë falënderoj gjithashtu familjen time, miqtë e mi shqiptar dhe të huaj, bashkëpunëtorët e mi, anëtarët dhe mbështetësit e PD-së për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre të tejet të çmuar, të cilën e dëshmuan ndaj meje në sagen time për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor. Mirënjohje të veçantë dua t’u shpreh sot mbi gjysmë milioni qytetarëve shqiptarë, të cilët, në kushtet tejet të vështira të një autokracie elektorale dhe një narkoregjimi, votuan për mua dhe Partinë Demokratike. Duke përfunduar, ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të vazhdojmë pa rreshtur përpjekjet tona për rikthimin e votës së lirë dhe të ardhmes së merituar të qytetarëve shqiptarë Top Channel Taboola End of Taboola

  • Berisha: DASH hoqi ‘non gratën’ ndaj meje dhe familjarëve të miTV Klan
1 i ngjashëmPërmbledhje
12345678910

Reklamë

Hapësirë reklamimi

Kontaktoni ekipin TIME.al për rezervim.