Zgjedhja dhe pozicionet e lajmeve në TIME.al përcaktohen automatikisht nga një program kompjuterik.

Koha ose data e shfaqur tregon momentin kur lajmi është futur ose rifreskuar në TIME.al.

TIME.al nuk merr asnjë përgjegjësi për besueshmërinë e informacioneve të marra.

Burime·Kushtet për indeksimin·Si funksionon TIME.al?·Marketing·Blog·Kontakt·Kushtet e përdorimit·Privatësia

© 2026 TIME.al

Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆
TIME.al

Top temat e ditës

LajmeSportMagazine
10h|17h|23h
|Moti|Marketing|Kontakt
TIME.al

Të gjitha lajmet.Në një vend.

Top temat e ditës

Përditësuar: ...

||
LajmeSportMagazine
Lajmet e fundit|YouTube|Burime
KryesorePolitikëEkonomiBallkanBoteKulturëTeknologji

Lajmet nga ora 17:00 e tutje — 20 tetor 2026

Deputetët polakë votojnë për lehtësimin e kufizimeve ndaj abortit

Deputetët polakë votojnë për lehtësimin e kufizimeve ndaj abortit

abcNEWS·para 1 ore

Të martën, dhoma e ulët e parlamentit të Polonisë votoi për të lejuar abortin në rastet e anomalive të fetusit dhe për të dekriminalizuar ofrimin e ndihmës për kryerjen e një aborti. Kjo lëvizje vjen derisa ligjvënësit përpiqen të zhbëjnë ndalimin pothuajse total të abortit, të vendosur nga qeveria e mëparshme. Megjithatë, ka shumë gjasa [...] Read More...

“Të rinjtë t’i kthehen tokës”/ Julvin Marku fton fermerët të investojnë, apelon edhe për më shumë mbështetje për bujqësinë

“Të rinjtë t’i kthehen tokës”/ Julvin Marku fton fermerët të investojnë, apelon edhe për më shumë mbështetje për bujqësinë

abcNEWS·para 1 ore

Julvin Marku ka një synim përtej parcelës së tij me lajthi në Fushë-Krujë, krijimin e një zone ku kjo kulturë bujqësore të përhapet edhe te fermerët e tjerë. Pas tetë vitesh përvojë, ai dëshiron të ndajë njohuritë e fituara dhe të nxisë banorët e zonës që të investojnë në kultivimin e lajthisë. Për këtë arsye, [...] Read More...

Burime nga Dogana e Qafë Thanës: Plumba gome që përhapin edhe gaz vijnë nga Maqedonia e Veriut

Burime nga Dogana e Qafë Thanës: Plumba gome që përhapin edhe gaz vijnë nga Maqedonia e Veriut

TetovaSot·para 1 ore

Në 7 ditë proteste Edi Rama e mbaroi të gjithë gazin lotësjellës që kishte në magazinat e policisë, duke e hedhur kundër studentëve dhe qytetarëve që kanë dalë në protestë kundër tij. Për këtë arsye, ai ka blerë në Maqedoninë e Veriut gaz dhe plumba gome që kur shpërthejnë përhapin dhe ata gaz. Lajmi është […]

3 200 euro për shkeljen në Kadastër, Prokuroria pushon çështjen ndaj noteres Anila Haxhiu

3 200 euro për shkeljen në Kadastër, Prokuroria pushon çështjen ndaj noteres Anila Haxhiu

TV Klan·para 1 ore

Para disa javësh transmetuam një tjetër denoncim ndaj noteres Anila Haxhiu në Fier. Një çift pohoi se i kishte dhënë 3 mijë e 200 euro Haxhiut, për të kaluar pronësinë e një apartamenti në Golem, duke anashkaluar procedurën e zakonshme dhe deklaratën e ish-bashkëshortes. Sipas denoncuesve, një pjesë e shumës do t’u jepej punonjësve të Kadastrës Fier, ndërsa pjesa tjetër do të mbahej nga noterja. Emisioni “Stop” dokumentoi momentin e dorëzimit të parave në zyrën noteriale. Por “Stop” ka mësuar pranë Prokurorisë Fier se procedimi është pushuar, duke iu referuar nenit 59 të Kodit të Procedurës Penale. Ish-prokurori Ervin Karanxha shpjegon aspektet ligjore të çështjes dhe argumenton se pse, sipas tij, vepra penale e “Ndikimit të paligjshëm” duhet të hetohet nga SPAK. /tvklan.al

FOTO/ Pamje të rënda nga atentati pranë Komunës së Parisit, 46-vjeçari ende në makinë, si u sinjalizua krimi

FOTO/ Pamje të rënda nga atentati pranë Komunës së Parisit, 46-vjeçari ende në makinë, si u sinjalizua krimi

Top Channel TV·para 48 minutash

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku 46-vjeçari Ismet Habil, u gjet i vrarë në makinën e tij. Në foton e siguruar nga gazetari Eraldo Harlicaj, shihet automjeti ku u gjet trupi i pajetë i 46-vjeçarit, i cili ndodhet ende brenda në makinë, ndërsa zona është kthyer në objekt të veprimeve hetimore të policisë. Pas sinjalizimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat u raportuan për një aksident fillimisht, se makina kishte devijuar nga rruga. Më pas, ai u gjet i vrarë brenda në makinë. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes, si dhe për të identifikuar autorët e mundshëm dhe motivet që mund të kenë çuar në këtë krim. Top Channel Taboola End of Taboola

“Kam kokore biçiklete, për çfarë më…?”,  policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një person

“Kam kokore biçiklete, për çfarë më…?”,  policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një person

Top Channel TV·para 45 minutash

Policia ka kryer kontrolle mbrëmjen e sotme brenda ambienteve të lokalit te ‘Tajvani’. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, vërehet momenti kur efektivët e policisë mësyjnë në lokal dhe fillojnë të kontrollojnë disa të rinj që ndodhen brenda kafenesë. Pas kontrolleve policia ka shoqëruar një të ri i cili ka kundërshtuar duke thënë: “Kam kokore biçiklete, për çfarë më shoqëron?” Top Channel Taboola End of Taboola

Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit, shqetësime nga presidenti për kompetencat e ushtarakëve

Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit, shqetësime nga presidenti për kompetencat e ushtarakëve

Shqiptarja·para 41 minutash

Bota Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit, shqetësime nga presidenti për kompetencat e ushtarakëve Shqetësimi kryesor lidhej me dhënien e kompetencave të policisë gjyqësore 500 ushtarakëve që do të dërgohen në Milano deri më 31 dhjetor. Presidenti Sergio Mattarella thuhet se është kundër zgjerimit të detyrave të ushtarakëve, të cilët nuk kanë formimin e posaçëm në fushën e policisë gjyqësore. Protestat në Milano Monica Guerzoni Simone Canettieri 20 Tetor, 21:09 | Përditesimi i fundit: 20 Tetor, 21:19 Share Tweet Qeveria italiane ka miratuar dekretin e ri për sigurinë, pas përleshjeve në Milano . “Në Milano do të mbërrijnë edhe 500 ushtarakë të tjerë, të cilët do të qëndrojnë deri në fund të vitit, në mbështetje të policisë dhe karabinierëve. Gjithashtu, për drejtësinë për të miturit do të vëmë në dispozicion më shumë magjistratë dhe më shumë vende në institucionet përkatëse, në mënyrë që siguria e zbatimit të dënimit të vlejë edhe për ata që janë 16 vjeç”, njoftoi kryeministrja Giorgia Meloni në një video të publikuar në rrjetet sociale, pas miratimit të dekretligjit nga Këshilli i Ministrave, në vijim të trazirave të ditëve të fundit në disa qytete italiane. “Të protestosh është një e drejtë; ta kthesh qytetin tonë në një fushë shkatërrimi nuk është. Këtë e kemi thënë dhe do ta dëshmojmë me vepra”, theksoi Meloni. LEXO EDHE: Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet! Dialog mes palëve Shqetësimi kryesor lidhej me dhënien e kompetencave të policisë gjyqësore 500 ushtarakëve që do të dërgohen në Milano deri më 31 dhjetor. Presidenti Sergio Mattarella thuhet se është kundër zgjerimit të detyrave të ushtarakëve, të cilët nuk kanë formimin e posaçëm në fushën e policisë gjyqësore, ndryshe nga policia, karabinierët dhe Guardia di Finanza (Policia Financiare). Një masë e tillë rrezikonte të krijonte një situatë me ka…

U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te 'Trauma'

U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te 'Trauma'

Shqiptarja·para 37 minutash

Kronikë U rrëzua gjatë punës në fabrikë, lëndohet 39-vjeçari italian në Tepelenë, dërgohet te 'Trauma' Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor të specializuar. Foto arkiv/ Spitali i Traumës Redaksia 20 Tetor, 21:58 | Përditesimi: 20 Tetor, 22:00 2026-10-20 22:00:37 Share Tweet Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tepelenë , ku një italian 39-vjeçar, me inicialet R. Sh., është rrëzuar aksidentalisht gjatë punës në një fabrikë te Uji i Ftohtë. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor të specializuar. LEXO EDHE: Sherr në Gjirokastër, i riu plagos me thikë 43-vjeçarin! Arrestohet 20-vjeçari, dy të tjerë hetohen në gjendje të lirë P.J/Shqiptarja.com TAG: tepelenë Gjirokaster aksident Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 ( 0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.7% Disi 3.3% Vota total: 8894 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po Jo Disi Lajme të tjera Atentati me tritol që vrau Beqir Devollin në Gjirokastër, gjykata lë në burg dy të arrestuarit! Dy të tjerë ende në kërkim 18 Tetor, 13:36 Sulmohet gazetari i Report TV gjatë protestës në Gjirokastër, një protestues i thyen telefonin teksa raportonte para komisariatit (VIDEO) 16 Tetor, 15:25 Atentati me tritol në Gjirokastër, zbardhet vrasja e Beqir Devolli, arrestohen 2 persona! Shpallen në kërkim 2 të tjerë! (Emr…

Detajet nga vrasja e 46-vjeçarit në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Detajet nga vrasja e 46-vjeçarit në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Top Channel TV·para 32 minutash

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 46-vjeçarit Ismet Habili, i cili u gjet i pajetë në makinën e tij, në zonën pranë “Vasil Shantos” në Tiranë. Sipas asaj që mëson gazetarja Dorjana Bezat, në zonë është dëgjuar vetëm një e shtënë armë zjarri, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u zbardhur. Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë nisur verifikimin e telefonit të viktimës, ku, sipas të dhënave paraprake, po shqyrtohen komunikimet e tij të fundit. Nga verifikimet fillestare, në vëmendje janë edhe disa probleme familjare që dyshohet se kanë qenë të pranishme në jetën e 46-vjeçarit. Po ashtu, sipas informacioneve paraprake, telefonata e fundit e viktimës dyshohet se ka qenë me bashkëshorten e tij. Paralelisht, grupi hetimor po punon për sigurimin dhe këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja. Top Channel Taboola End of Taboola

Djalli u kthye!

Djalli u kthye!

Shqiptarja·para 27 minutash

Opinion Djalli u kthye! Në '90 nuk kërkonte njeri gjak, vdekje, edhe pse perballë ishin segmentet e fundit te diktaturës, por populli kërkonte vetëm liri. Kurse parullat e sotme janë thirrje për vdekje ose sharrje qesharake me libër shpie. Tragjedia dhe komedia vetëm nga një fill i hollë ndahen! Protestat e dhunshme në Tiranë Hervin Çuli 20 Tetor, 22:06 | Përditesimi: 20 Tetor, 22:10 2026-10-20 22:10:11 Share Tweet Të krahasosh revolucionin e 90 me ktë që po ndodh sot është sikur te krahasosh Leonardo Da Vincin me Aleksander Geramisov( piktorin e Stalinit), apo Moxartin me tallavanë. Në '90 revolucionin e bënë masat dhe në krye prinin elitat. Elitat, petagogët, mësuesit ishin aty, në shesh, bashkë me studentët, nuk bënin një deklaratë skuthash dhe të iknin me vrap per ti lënë vendin molotovit. Në '90 nuk kishte maska edhe pse regjimi armën më të egër kishte sigurimin e shtetit, kishte njerëz me fytyrë dhe duar të pastra. Ne 90 nuk u thye asnjë xham u rrëzua vetëm monumenti i Enver Hoxhes. LEXO EDHE: Pa maskë në fytyrë, protestuesi: Çunat janë shpërndarë, por do të mblidhemi prapë! Protesta vazhdon Në '90 populli i thjeshtë, i varfër, nuk delironte nën avujt e flakës së shkaterimit me kapuç në kokë, edhe kur shprehej fliste thjeshtë e në sy i ndjehej dhimbja. Në '90 përfaqësuesit e politikës së re ishin disa nga njerzit më të shquar të vendit, tani janë një grup çakejsh që duan të rrembejne protagonizem duke nxitur turmat në shkatërrim e më pas të dalin si heroj dhe të rrembejnë ndonjë llokmëm. Në '90 akti më ekstrem ishte greva e urisë ndersa sot janë molotovët, gurët, levat e çekiçët. Në '90 pedagogët nuk i nxisnin studentët të braktisnin mësimin sepse nuk kishte më kuptim mesimi! Në '90 nuk kërkonte njeri gjak, vdekje, edhe pse perballë ishin segmentet e fundit te diktaturës, por populli kërkonte vetëm liri. Kurse parullat e sotme janë thirrje për vdekje ose sharrje qesharake me libër shpie. Tragjedia dhe komedia vetëm nga një fill i hollë ndahen! Në '90 përfaqës…

12345

Reklamë

Hapësirë reklamimi

Kontaktoni ekipin TIME.al për rezervim.