
Postimi i ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi Në Peshtan, Frakull, Fier, ku 👉 90 efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, pjesë e Forcës Tokësore, dhe Regjimentit të Operacioneve Speciale #ROS vijojnë operacionin për shuarjen e zjarrit. Nga ajri, operacioni mbështetet nga një avion Air Tractor dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Situata paraqitet nën kontroll dhe pa rrezik për banesat. /tvklan.al

Danimarka mirëpret planin maroken për autonomi, duke e konsideruar atë një bazë të mirë për një zgjidhje të dakorduar reciprokisht për çështjen marokene të Saharasë. Ky qëndrim, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Marokut në një deklaratë, u shpreh nga Ministri i Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen gjatë një konference për shtyp gjatë vizitës […]

Një 57-vjeçar nga Kumanova është gjetur i pajetë brenda një automjeti në parkingun e Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës. Rasti është raportuar të premten në mbrëmje, rreth orës 19:46, në SPB Kumanovë nga vetë spitali. Sipas policisë, në automjetin me targa të Kumanovës është gjetur trupi i pajetë i B.V., 57 vjeç, nga Kumanova. Në […]

Në Beograd është zhvilluar sot në 5 shtator ceremonia përkujtimore për ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiç, i cili vdiq në Hagë ndërsa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për krime të rënda të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Ceremonia u mbajt në Shtëpinë e Ushtrisë së Serbisë, ndërsa pjesëmarrja e ministrit aktual të Drejtësisë së Serbisë, Nenad Vujiç, në fillim të aktivitetit ka shkaktuar reagime dhe polemika. Ratko Mlladiç u shpall përfundimisht fajtor për gjenocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, përfshirë rolin e tij në rrethimin e Sarajevës. Më 8 qershor 2021, mekanizmi që pasoi Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë e la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj tij. Në ceremoninë e zhvilluar në Beograd morën pjesë familjarë të Mlladiçit, ish-pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës Srpska, veteranë, invalidë lufte, politikanë dhe qytetarë që shprehin mbështetje për të. Disa prej tyre mbanin veshje të zeza, ndërsa të tjerë kishin veshur bluza me portretin e Mlladiçit dhe mbishkrimin “hero”. Përpara hyrjes së Shtëpisë së Ushtrisë së Serbisë u krijuan radhë të gjata, ndërsa dhjetëra persona prisnin për të hyrë në sallë. Pranë ndërtesës, në parkun përballë, u panë edhe persona me uniforma ushtarake. Një grup pjesëmarrësish ishte sjellë me autobus nga Bosnja dhe Hercegovina. Shumë prej mbështetësve të Mlladiçit refuzuan të flisnin për gazetarët që ndodheshin në vendngjarje. Në fillim të ceremonisë foli gjeneral-koloneli në pension Branko Krga, i cili kishte qenë komandant brigade në periudhën kur Mlladiç ishte në krye të forcave serbe të Bosnjës. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Radan Ostojiç, ministër i Punës dhe Mbrojtjes së Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës në Republikën Srpska. Prania e ministrit serb të Drejtësisë në një ceremoni përkujtimore për një person të dënuar për gjenocid ka nxitur kritika, veçanërisht për shkak të peshës së krimeve p…

Alarmante janë të dhënat e fundit nga rajoni i Kumanovës. Një tjetër fëmijë është helmuar nga substanca e rrezikshme, duke e çuar në shtatë numrin e rasteve të helmimit të fëmijëve brenda vetëm një muaji. Rasti më i fundit ka ndodhur më 4 shtator. Një fëmijë vetëm tre vjeç, nga një fshat i Kumanovës, është […]

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një forumi ndërkombëtar në Itali, ku ky i fundit foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe politikën e zgjerimit të BE-së. Berisha akuzon Ramën se po përpiqet t’ia atribuojë Europës përgjegjësinë për vonesat në procesin e integrimit, ndërsa e lidh situatën në Shqipëri me qeverisjen e tij dhe me atë që e cilëson si “narkoshtet”. Postimi i Berishës: Rama: “I besoj shumë Europës”, por në fakt i beson shumë Lubisë dhe drogës! Miq, i pranishëm në një forum ndërkombëtar në Itali, Edi Rama i diskretituar në shkallë ekstreme zgjodhi si moto të fjalës së tij “fajn e ka Europa” pse Shqipëria nuk hyn siç mashtroi ai në vitin 2027 në BE. Madje për politikën e zgjerimit të BE ai tha se duhet të falenderojnë Putinin në një kohë që politika e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është e sanksionuar në dokumenta themelore të BE që nga Samiti i Selanikut e në vazhdim, pra shumë vite para agresionit rus ndaj Ukrainës. Në fakt ai mund të falenderojë sa të dojë Putinin, por fajn nuk e ka Europa, por e ka Padrino dhe Lubitë e tij që nuk ngopen kurrë duke vjedhur shqiptarët, fajin e ka vetë ai, Ramaduro, që ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve për rivendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri dhe avancimin e sigurt. Top Channel Taboola End of Taboola

Ushtria amerikane ka goditur tre cisterna nafte iraniane, në shenjë hakmarrjeje pas me raketa balistike ndaj dy anijeve luftarake amerikane në rajon. Komanda

Evropa po përballet me një valë të fortë të të nxehtit, me temperatura që kanë kaluar 40 gradë Celsius në disa zona, raporton BBC. Spanja ka regjistruar 45.7 gradë Celsius, temperatura më e lartë e vitit në vend. Temperaturat pritet të mbeten të larta edhe në ditët në vijim në Evropën Qendrore dhe Jugore. Edhe [...] Read More...

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka reaguar mbi situatën e rëndë të zjarreve që po përballet vendi ynë muajin e fundit, ku janë shkrumbuar me mijëra hektarë. Braçe në një video në Facebook ka deklaruar se destinacioni i zonave të djegura nuk ndryshon. Deputeti socialist tha se në pyjet që digjen, nuk mund të ketë […]

Pas 10 ditësh i bllokuar brenda një tuneli, një shtetas kinez është nxjerrë i gjallë në Nepal, njoftuan autoritetet të shtunën. Ushtria nepaleze bëri të ditur se Lu Haitao u shpëtua nga një tunel rreth 225 metra i gjatë, pjesë e projektit hidroenergjetik “Upper Trishuli-1”. Ai është personi i tretë që është nxjerrë i gjallë nga tunelet e përfshira nga katastrofa, ku autoritetet besojnë se mund të jenë ende të bllokuar rreth 900 persona. Më 26 gusht, një masiv akulli, shkëmbinjsh dhe balte u shkëput në pjesën e sipërme të luginës së Himalajeve, duke shkaktuar përmbytje shkatërruese dhe duke marrë me vete shtëpi, rrugë dhe objekte të tjera në disa zona pranë kufirit me Tibetin e Kinës. Vetëm të premten, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë edhe dy persona të tjerë nga një tunel në hidrocentralin “Upper Trishuli 3A”, në të njëjtin lumë. Sipas autoriteteve, Lu Haitao nuk kishte dëmtime të dukshme dhe gjendja e tij jetësore ishte e qëndrueshme, por ai shfaqte shenja të hipotermisë së lehtë. Pamjet e publikuara nga ushtria nepaleze tregojnë momentin kur ai mori ndihmën e parë mjekësore brenda një helikopteri, i cili më pas e transportoi drejt një spitali ushtarak. Lu dukej i rraskapitur dhe i çorientuar, ndërsa fytyra dhe rrobat e tij ishin të mbuluara me baltë dhe pluhur. Një mjek ushtarak shihet duke kontrolluar gjendjen e tij me stetoskop. Autoritetet nepaleze raportuan se të paktën 1,344 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që përfshinë disa qytete dhe fshatra pranë kufirit me Tibetin. Rreth 4,887 persona rezultojnë ende të zhdukur, mes tyre 583 shtetas të huaj, shumë prej të cilëve ishin pelegrinë dhe turistë që udhëtonin në zonën malore. Në anën tjetër të kufirit, Kina ka raportuar 31 viktima në Tibet, ndërsa 531 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Sipas të dhënave të publikuara nga agjencia shtetërore kineze Xinhua, 261 prej të zhdukurve janë shtetas të huaj. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat e prekura nga katastrofa. Të sh…