Zgjedhja dhe pozicionet e lajmeve në TIME.al përcaktohen automatikisht nga një program kompjuterik.

Koha ose data e shfaqur tregon momentin kur lajmi është futur ose rifreskuar në TIME.al.

TIME.al nuk merr asnjë përgjegjësi për besueshmërinë e informacioneve të marra.

Burime·Kushtet për indeksimin·Si funksionon TIME.al?·Marketing·Blog·Kontakt·Kushtet e përdorimit·Privatësia

© 2026 TIME.al

Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆
TIME.al

Top temat e ditës

LajmeSportMagazine
10h|17h|23h
|Moti|Marketing|Kontakt
TIME.al

Të gjitha lajmet.Në një vend.

Top temat e ditës

Përditësuar: ...

||
LajmeSportMagazine
Lajmet e fundit|YouTube|Burime
KryesorePolitikëEkonomiBallkanBoteKulturëTeknologji

Lajmet nga ora 17:00 e tutje — 20 tetor 2026

Protesta pas maskës dhe ligji që dënon me burg fshehjen e fytyrës

Protesta pas maskës dhe ligji që dënon me burg fshehjen e fytyrës

Javanews AL·para 4 orësh

Nga Artan Xhelo/ Prania e protestuesve të maskuar në tubimet e fundit në Tiranë rikthen një çështje që shkon përtej debatit politik: çfarë parashikon ligji shqiptar për pjesëmarrjen në protesta me identitet të fshehur? Protesta është një e drejtë kushtetuese, jo një privilegj që qeveria ua jep qytetarëve. Por ushtrimi i kësaj të drejte […]

  • Protesta pas maskës dhe ligji që dënon me burg fshehjen e fytyrësabcNEWS
1 i ngjashëmPërmbledhje
Protestat në vend/ Begaj seri takimesh në Presidencë, pret ambasadorët e SHBA-së, BE-së e Gjermanisë dhe dy ish-presidentët

Protestat në vend/ Begaj seri takimesh në Presidencë, pret ambasadorët e SHBA-së, BE-së e Gjermanisë dhe dy ish-presidentët

TetovaSot·para 4 orësh

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka kryer një seri takimesh në zyrën e tij gjatë ditëve të fundit. Begaj ka pritur në Presidencë, në takime kokë më kokë, disa ambasadorë të huaj në vend. Ai është takuar me ambasadorin e SHBA-së, Eric Wendt, po ashtu me ambasadoren e BE-së, Sofia Moreira de Sousa, si dhe […]

Witkoff dhe Zelensky drejt takimit në Oslo, tensionohen marrëdhëniet SHBA-Ukrainë

Witkoff dhe Zelensky drejt takimit në Oslo, tensionohen marrëdhëniet SHBA-Ukrainë

abcNEWS·para 4 orësh

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të takohen në Oslo, në një kohë kur marrëdhëniet mes Kievit dhe administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, po përballen me tensione të shtuara. Kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store, bëri të ditur se Zelensky i kishte kërkuar Norvegjisë dhe [...] Read More...

  • Witkoff dhe Zelensky drejt takimit në Oslo, tensionohen marrëdhëniet SHBA-UkrainëTV21 MK
1 i ngjashëmPërmbledhje
Zelensky: Ukraina kërkon paqe, Rusia zgjedh të vazhdojë luftën

Zelensky: Ukraina kërkon paqe, Rusia zgjedh të vazhdojë luftën

TV Klan·para 1 ore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është e rëndësishme që bisedimet të vazhdojnë në të gjitha nivelet, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve që do t’i japin fund luftës në Ukrainë. Përmes një deklarate, Zelensky bëri të ditur se ka zhvilluar bisedime të rëndësishme me partnerët e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit. Ai konfirmoi gjithashtu se ka zhvilluar një bisedë të mirë me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, duke vlerësuar gatishmërinë e tij për të ndihmuar Ukrainën dhe për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat përballet vendi. Zelensky theksoi se Ukraina dëshiron paqen më shumë se kushdo tjetër, duke fajësuar Rusinë për vazhdimin e luftimeve. Sipas presidentit ukrainas, vendimi për të vazhduar luftën dhe për të shkaktuar viktima të tjera është zgjedhje e Rusisë. /tvklan.al

Policia thirrje protestuesve para Kryeministrisë: Nëse nuk lëvizni, do të veprojmë

Policia thirrje protestuesve para Kryeministrisë: Nëse nuk lëvizni, do të veprojmë

Top Channel TV·para 1 ore

Policia u ka bërë thirrje protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë që të largohen nga zona, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërhyjë. “Nëse nuk lëvizni, do të veprojmë”, mësohet të jetë mesazhi i përcjellë nga efektivët e policisë ndaj protestuesve. Thirrja vjen në një moment tensioni përpara godinës së Kryeministrisë, ku qytetarët janë mbledhur në kuadër të protestës. Top Channel Taboola End of Taboola

“Kuvendi me agjendë të ngjeshur”, Bylykbashi: Rruga europiane nuk do të ndalet, duhet punë dhe angazhim

“Kuvendi me agjendë të ngjeshur”, Bylykbashi: Rruga europiane nuk do të ndalet, duhet punë dhe angazhim

abcNEWS·para 1 ore

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, e ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se të enjten Kuvendi do të mbajë seancën plenare duke theksuar se agjenda parlamentare dhe procesi i integrimit europian do të vijojnë përpara. Duke komentuar kërkesat e protestuesve për largimin e kryeministrit, Bylykbashi argumentoi se çështja nuk duhet parë vetëm [...] Read More...

Tragjedi në kufirin Sudan–Sudan i Jugut, 153 të vdekur nga sulmi me dron

Tragjedi në kufirin Sudan–Sudan i Jugut, 153 të vdekur nga sulmi me dron

TV Klan·para 1 ore

Një sulm me dron ndaj një tregu në Abyei, një rajon i diskutueshëm mes Sudanit dhe Sudanit të Jugut, ka shkaktuar të paktën 153 viktima. Sulmi goditi një depo karburanti pranë tregut të Amietit, duke shkaktuar një zjarr që vijon të jetë aktiv. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet. Ministrja në detyrë e Informacionit në administratën e Abyeit, Yohanna Akol Ngor, akuzoi ushtrinë sudaneze për sulmin, i cili ndodhi të hënën rreth orës 11:00. Sipas saj, depoja e karburantit përdorej nga bizneset lokale. Deri më tani, përgjegjësia për sulmin nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur. Ushtria e Sudanit nuk ka reaguar ndaj kërkesës për koment. Mbi 20 persona të plagosur janë dërguar në spitalin Ameth Bek, ku ekipet e Mjekëve pa Kufij po punojnë së bashku me personelin shëndetësor të Sudanit të Jugut. Sipas mjekut Christian Lindauer, mes të plagosurve ka edhe pacientë në gjendje kritike dhe persona me djegie të rënda. Ministria e Jashtme e Sudanit të Jugut akuzoi gjithashtu ushtrinë sudaneze për sulmin, duke deklaruar se u goditën disa zona të tregut dhe se pati viktima civile e dëme të mëdha materiale. Autoritetet e Sudanit të Jugut thirrën ambasadorin sudanez për t’i paraqitur një protestë zyrtare dhe kërkuan që të shmangen veprimet që rrezikojnë jetën e civilëve. Sulmi ndodh në një kohë kur Sudani është përfshirë në luftë që prej prillit 2023, kur ushtria sudaneze dhe Forcat e Mbështetjes së Shpejtë nisën përplasjet që kanë shkatërruar pjesë të mëdha të vendit dhe kanë rritur pasigurinë në zonat kufitare. Abyei është një rajon i pasur me naftë, statusi i të cilit mbetet i pazgjidhur që prej ndarjes së Sudanit dhe pavarësisë së Sudanit të Jugut në vitin 2011. Një referendum për përcaktimin e përkatësisë së rajonit nuk është zhvilluar për shkak të mosmarrëveshjeve mbi të drejtën e votës. Komuniteti Ngok Dinka mbështet bashkimin me Sudanin e Jugut, ndërsa nomadët Misseriya, të cilët përdorin kullotat e zonës, mbështesin Sudanin. Tregu i Amietit ësh…

Mozzik, baba për herë të dytë

Mozzik, baba për herë të dytë

TV Klan·para 1 ore

Reperi i njohur Mozzik ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të veçanta të jetës së tij, ardhjen në jetë të djalit. Lajmin e bukur artisti e bëri publik përmes një postimi në Instagram Story, ku zbuloi edhe emrin e vogëlushit, Oz. Në mesazhin e publikuar, reperi tregoi se ardhja e djalit ishte një dëshirë për të cilën ishte lutur prej kohësh, duke e përshkruar këtë moment si një dhuratë të çmuar për familjen e tij. Lajmi vjen disa muaj pasi Mozzik dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, konfirmuan se do të bëheshin prindër. Çifti e ndau lajmin në korrik, përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale. Në atë kohë, Lotina tregoi se kishte arritur ta mbante shtatzëninë larg vëmendjes publike për gjashtë muaj. Për Lotinën, ardhja në jetë e djalit shënon fillimin e një kapitulli të ri si nënë, ndërsa për Mozzik ky është fëmija i dytë. Reperi është gjithashtu baba i Hanës, vajzës që ka nga marrëdhënia e mëparshme me reperen Loredana Zefi.

Përfshirja e të miturve në protestë, avokati Nikolla: Kufiri 14 vjeç për përgjegjësinë penale është i pranueshëm! Amerika e ka…

Përfshirja e të miturve në protestë, avokati Nikolla: Kufiri 14 vjeç për përgjegjësinë penale është i pranueshëm! Amerika e ka…

Javanews AL·para 1 ore

Avokati Gjergj Nikolla ka komentuar çështjen e moshës së përgjegjësisë penale dhe masat që mund të merren ndaj të miturve të përfshirë në veprime të paligjshme gjatë protestave. Sipas Nikollës, kufiri i moshës 14 vjeç për përgjegjësinë penale për krimet dhe 16 vjeç për kundërvajtjet penale është i pranueshëm, duke theksuar se këto kufij janë […]

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

TetovaSot·para 1 ore

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të Shkupit, ku një 38-vjeçar nga Studeniçani ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma elektrike, teksa po punonte në një objekt ndërtimor. Sipas informacioneve paraprake viktima ka pësuar goditje elektrike gjatë kryerjes së punimeve në objekt. Rrethanat e plota të aksidentit ende nuk janë bërë […]

12345

Reklamë

Hapësirë reklamimi

Kontaktoni ekipin TIME.al për rezervim.