
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një forumi ndërkombëtar në Itali. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe politikën e zgjerimit të BE-së. Sipas pretendimeve të Berishës Rama po përpiqet t’ia atribuojë Europës përgjegjësinë për vonesat në […]
Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi dy shpërthime të fuqishme goditën të premten një kazermë ushtarake në Bolivinë perëndimore, sipas zyrtarëve. Drejtoresha e Shëndetësisë në Viacha, Rita Nebraska, tha për një televizion se raportet paraprake ushtarake tregojnë se nga shpërthimet kanë humbur jetën dhjetë deri në 15 [...] Read More...

Ministria e Drejtësisë konfirmon për Alsat se ka filluar procedura e ekstradimit të 26-vjeçarit Musa Xhavit dhe 34-vjeçarit Senafi Nuredini, dy shtetasve të cilët paraprakisht u arrestuan në Shqipëri. Siç mëson Alsat, vijon procesi i përkthimit të dokumentacionit, megjithatë nuk mund të dihet me saktësi sa mund të zgjasë ekstradimi duke e pasur parasysh se … The post Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi appeared first on Alsat .

Një hetim i ri është hapur në Romë për të verifikuar nëse rrjeti i Jeffrey Epstein ka pasur lidhje me persona ose aktivitete kriminale në Itali. Prokuroria e Romës po shqyrton dokumentet e bëra publike në kuadër të “Epstein Files”, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet amerikane edhe materiale që vijojnë të jenë sekrete. Në qendër të hetimit janë dyshimet për sulm seksual, trafikim dhe shfrytëzim seksual të grave dhe të miturve, si dhe mundësia që persona me lidhje me Epstein të kenë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale në Itali ose jashtë saj. Sipas raportimeve të La Repubblica, hetimi po ndiqet nga zëvendësprokurori i Romës, Maurizio Arcuri, i cili ka dërguar në Shtetet e Bashkuara një kërkesë zyrtare për dokumentacionin që disponon Departamenti amerikan i Drejtësisë mbi krimet e dyshuara të Epstein dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kërkesa nuk lidhet vetëm me materialet që tashmë janë bërë publike. Prokuroria romake kërkon edhe dokumentet që autoritetet amerikane nuk i kanë publikuar deri tani. Dyshimet për lidhje me Italinë Hetimi në Itali dyshohet se është nxitur nga një kallëzim i bërë më 26 mars nga shoqata Differenza Donna, e cila i kërkoi Prokurorisë së Romës të verifikojë krime të mundshme transnacionale të dhunës, trafikimit dhe shfrytëzimit seksual. Në dokumentet amerikane thuhet se ka referenca për “incidente të përsëritura që përfshinin individë italianë”, si dhe përmendje të udhëtimeve dhe qëndrimeve të lidhura me Italinë. Megjithatë, fakti që emrat e personave shfaqen në dokumentet e Epstein nuk do të thotë automatikisht se ata kanë kryer ndonjë krim. Pikërisht këtë aspekt synon të sqarojë hetimi i Prokurorisë së Romës. Nga Capri në Milano, deri në Romë dhe Bregun e Amalfit Dokumentet e publikuara përmbajnë një sërë referencash për Italinë, ndërsa emri i Epstein lidhet me udhëtime dhe kontakte në disa prej qyteteve dhe zonave më të njohura të vendit. Hetuesit duan të përcaktojnë nëse këto kontakte kanë qenë thjesht marrëdhënie sociale dhe biznesi apo në…

Postimi i ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi Në Peshtan, Frakull, Fier, ku 👉 90 efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, pjesë e Forcës Tokësore, dhe Regjimentit të Operacioneve Speciale #ROS vijojnë operacionin për shuarjen e zjarrit. Nga ajri, operacioni mbështetet nga një avion Air Tractor dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Situata paraqitet nën kontroll dhe pa rrezik për banesat. /tvklan.al

Danimarka mirëpret planin maroken për autonomi, duke e konsideruar atë një bazë të mirë për një zgjidhje të dakorduar reciprokisht për çështjen marokene të Saharasë. Ky qëndrim, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Marokut në një deklaratë, u shpreh nga Ministri i Jashtëm danez Lars Løkke Rasmussen gjatë një konference për shtyp gjatë vizitës […]

Një 57-vjeçar nga Kumanova është gjetur i pajetë brenda një automjeti në parkingun e Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës. Rasti është raportuar të premten në mbrëmje, rreth orës 19:46, në SPB Kumanovë nga vetë spitali. Sipas policisë, në automjetin me targa të Kumanovës është gjetur trupi i pajetë i B.V., 57 vjeç, nga Kumanova. Në […]

Në Beograd është zhvilluar sot në 5 shtator ceremonia përkujtimore për ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiç, i cili vdiq në Hagë ndërsa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për krime të rënda të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Ceremonia u mbajt në Shtëpinë e Ushtrisë së Serbisë, ndërsa pjesëmarrja e ministrit aktual të Drejtësisë së Serbisë, Nenad Vujiç, në fillim të aktivitetit ka shkaktuar reagime dhe polemika. Ratko Mlladiç u shpall përfundimisht fajtor për gjenocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, përfshirë rolin e tij në rrethimin e Sarajevës. Më 8 qershor 2021, mekanizmi që pasoi Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë e la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj tij. Në ceremoninë e zhvilluar në Beograd morën pjesë familjarë të Mlladiçit, ish-pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës Srpska, veteranë, invalidë lufte, politikanë dhe qytetarë që shprehin mbështetje për të. Disa prej tyre mbanin veshje të zeza, ndërsa të tjerë kishin veshur bluza me portretin e Mlladiçit dhe mbishkrimin “hero”. Përpara hyrjes së Shtëpisë së Ushtrisë së Serbisë u krijuan radhë të gjata, ndërsa dhjetëra persona prisnin për të hyrë në sallë. Pranë ndërtesës, në parkun përballë, u panë edhe persona me uniforma ushtarake. Një grup pjesëmarrësish ishte sjellë me autobus nga Bosnja dhe Hercegovina. Shumë prej mbështetësve të Mlladiçit refuzuan të flisnin për gazetarët që ndodheshin në vendngjarje. Në fillim të ceremonisë foli gjeneral-koloneli në pension Branko Krga, i cili kishte qenë komandant brigade në periudhën kur Mlladiç ishte në krye të forcave serbe të Bosnjës. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Radan Ostojiç, ministër i Punës dhe Mbrojtjes së Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës në Republikën Srpska. Prania e ministrit serb të Drejtësisë në një ceremoni përkujtimore për një person të dënuar për gjenocid ka nxitur kritika, veçanërisht për shkak të peshës së krimeve p…

Alarmante janë të dhënat e fundit nga rajoni i Kumanovës. Një tjetër fëmijë është helmuar nga substanca e rrezikshme, duke e çuar në shtatë numrin e rasteve të helmimit të fëmijëve brenda vetëm një muaji. Rasti më i fundit ka ndodhur më 4 shtator. Një fëmijë vetëm tre vjeç, nga një fshat i Kumanovës, është […]

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një forumi ndërkombëtar në Itali, ku ky i fundit foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe politikën e zgjerimit të BE-së. Berisha akuzon Ramën se po përpiqet t’ia atribuojë Europës përgjegjësinë për vonesat në procesin e integrimit, ndërsa e lidh situatën në Shqipëri me qeverisjen e tij dhe me atë që e cilëson si “narkoshtet”. Postimi i Berishës: Rama: “I besoj shumë Europës”, por në fakt i beson shumë Lubisë dhe drogës! Miq, i pranishëm në një forum ndërkombëtar në Itali, Edi Rama i diskretituar në shkallë ekstreme zgjodhi si moto të fjalës së tij “fajn e ka Europa” pse Shqipëria nuk hyn siç mashtroi ai në vitin 2027 në BE. Madje për politikën e zgjerimit të BE ai tha se duhet të falenderojnë Putinin në një kohë që politika e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është e sanksionuar në dokumenta themelore të BE që nga Samiti i Selanikut e në vazhdim, pra shumë vite para agresionit rus ndaj Ukrainës. Në fakt ai mund të falenderojë sa të dojë Putinin, por fajn nuk e ka Europa, por e ka Padrino dhe Lubitë e tij që nuk ngopen kurrë duke vjedhur shqiptarët, fajin e ka vetë ai, Ramaduro, që ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve për rivendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri dhe avancimin e sigurt. Top Channel Taboola End of Taboola