
Qeveria, me propozim të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, në mbledhjen e sotme e miratoi vendimin për zgjerimin e veprimtarisë së Institucionit Nacional Biblioteka “Koço Racin” në Tetovë dhe shndërrimin e saj në Bibliotekë Universitare. Me statusin e ri, institucioni pritet të zgjerojë shërbimet për studentët, profesorët dhe studiuesit, përmes pasurimit të fondit bibliotekar, qasjes […]

Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misaillovski, paralajmëroi se së shpejti do të nënshkruhet marrëveshje e re kolektive për Armatën, e cila parasheh edhe rritje të pagave. Ai informoi se dje është mbajtur një takim tjetër me sindikatat, ku është diskutuar për përmirësimin e rreth 20 neneve të marrëveshjes kolektive. “Ka mendime të ndryshme, por besoj se

Ndryshimet e Ligjit për Gjykatën Speciale kanë nxjerrë për herë të parë në një deklaratë me ze dhe figurë, në një reagim kundërshtues, kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Ekaterina Trëndafilova nga salla e konferencave në gjykatën speciale tha se organi i drejtësisë në Hagë është një gjykatë e pavarur, e cila i garanton [...] Read More...

20 tetor 2026 – Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar këshilltarit ligjor të Shtëpisë së Bardhë, Will Scharf, të hetojë pretendimet ndaj Richard Grenellit, ish-drejtuesit të Qendrës për Artet Performuese John F. Kennedy, i cili dyshohet se ka premtuar akses te presidenti dhe zyrtarë të lartë të administratës amerikane në këmbim të një donacioni prej miliona dollarësh që nuk mbërriti kurrë në institucionin kulturor. Lajmi është raportuar nga Axios. Sipas Axios, çështja lidhet me biznesmenin turk Turhan Mildon dhe Alina Habba, ish-avokaten e Trump-it. Habba e informoi presidentin për dyshimet pasi ajo dhe Mildon konstatuan se donacioni i premtuar nuk figuron në regjistrat financiarë të Kennedy Center. Presidenti amerikan dhe Grenell Axios raporton se në maj të vitit 2025, Mildon mori një mesazh që dyshohet se ishte dërguar nga Grenell. Në të thuhej se, pasi paratë të mbërrinin në një kompani amerikane, Grenell do të organizonte transferimin e donacionit drejt Kennedy Center. Në këmbim, biznesmeni do të përfitonte akses në evente ekskluzive dhe mundësi për të krijuar kontakte me zyrtarë të administratës, përfshirë presidentin Trump. Mildon pretendon se, me udhëzimin e Grenellit, janë transferuar 17.6 milionë dollarë drejt kompanisë Texas Armament & Technology , me seli në Houston. Sipas tij, paratë ishin pjesë e një marrëveshjeje që lidhej me një program kompjuterik për Republikën Demokratike të Kongos, si dhe me një donacion prej afro 6 milionë dollarësh për Kennedy Center. Grenell dhe Vuçiç Për të mbështetur pretendimet e tij, Mildon i ka dorëzuar Shtëpisë së Bardhë mesazhin e vitit 2025, komunikime me email dhe një dokument financiar të datës 29 maj 2025, ku pasqyrohet transferimi i 17.6 milionë dollarëve drejt kompanisë. Këto të dhëna janë raportuar nga Axios, duke cituar burime të njohura me çështjen. Megjithatë, një zyrtar i administratës amerikane i tha Axios se paratë ishin transferuar nga Ministria e Thesarit e Republikës Demokratike të Kongos, në kry…

Artisti i njohur shqiptar Helidon Xhixha është nderuar me titullin “Akademik Nderi” nga Akademia e Arteve të Vizatimit në Firence, e cila është akademia më e vjetër e artit në botë. Ky vlerësim iu dorëzua skulptorit gjatë ceremonisë solemne të organizuar më 18 Tetor, e njohur si dita e Shën Lukës Ungjilltar, shënjtit mbrojtës të arteve. Programi nisi me një meshë solemne në Kishën e Shën Lukës, të drejtuar nga kardinali Giuseppe Betori. Më pas ceremonia vijoi me mbledhjen e akademikëve dhe ceremonine e hapjes së vitit të ri akademik. Për Helidon Xhixhën, ky titull përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm në karrierën e tij artistike dhe një tjetër moment përfaqësimi për artin shqiptar në arenën ndërkombëtare. I njohur për skulpturat e tij bashkëkohore në çelik inox, Xhixha e ka kthyer dritën dhe reflektimin në elemente dalluese të krijimtarisë së tij, duke sjellë vepra monumentale në hapësira publike dhe ekspozita ndërkombëtare. Ceremonia në Firence shënoi gjithashtu njohjen institucionale të punës së artistit shqiptar nga akademia prestigjioze e themeluar më 1563. Pjesë e formimit dhe historikut të akademisë spikasin emra të artit dhe shkencës, që nga Michelangelo, Da Vinci, Giorgo Vasari, etj. /tvklan.al

Princi Harry ka thënë se shpreson të pajtohet me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes së tij, me të cilët pati një sherr kur u transferua në Shtetet e Bashkuara gjashtë vjet më parë. Harry shkaktoi një përçarje të madhe në familjen mbretërore britanike kur ai dhe gruaja e tij Meghan hoqën dorë nga […] The post Princi Harry pas rikthimit në Britani: Shpresoj të pajtohem me familjen appeared first on Euronews Albania.

Ka nxitur reagime deklarata e kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, se Gjykata Speciale është e “fokusuar në përmbushjen e mandatit për drejtësi të pavarur”. Vlora Çitaku, sekretare e Partisë Demokratike të Kosovës, i ka reaguar Trendafilovës duke thënë se videoadresimi nuk i mbulon padrejtësitë e gjykatës. “Nën drejtimin tuaj, Specialja e ka cenuar rëndë besimin në drejtësi. Një proces i padrejtë, mungesë transparence, llogaridhënie e pamjaftueshme dhe mangësi serioze në mbikëqyrje. Ju na ofroni deklarata vetëlavdëruese. Kërkojmë drejtësi për çlirimtarët! Sepse padrejtësia nuk bëhet drejtësi vetëm pse shqiptohet në Hagë. Kur shkelen të drejtat dhe pushteti gjyqësor ushtrohet pa llogaridhënie, kemi të bëjmë me një krim kundër vetë drejtësisë. Dhe këtë nuk do ta pranojmë, nuk do ta heshtim dhe nuk do ta lëmë pa e sfiduar”, tha Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku. Ndërsa Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka cilësuar qesharake deklaratën e Trendafilovës. Në një video-adresim të hënën, Trendafilova tha se prej themelimit kjo gjykatë ka qenë cak i informacionit të rremë për pavarësinë dhe funksionimin e institucionit. Sipas saj, gjykatësit i zbatojnë konventat ndërkombëtare të përmendura në Kushtetutën e Kosovës. Trendafilova ka thënë se rishikimi i vendimeve gjyqësore bëhet përmes apelimeve dhe sipas saj “askush nuk mund t’u diktojë gjykatësve se si ta interpretojnë dhe zbatojnë ligjin”. Klan News /tvklan.al

Përfaqësuesja e Lartë e BE, Kaja Kallas ka akuzuar ashpër Shtetet e Bashkuara se po bëjnë presion mbi Ukrainën që të kapitullojë me kushte të favorshme për Presidentin rus Vladimir Putin, pikërisht në kohën kur një raund i ri bisedimesh për paqen u zhvillua në Oslo të Norvegjisë. “Negociatorët amerikanë janë përpjekur ta shtyjnë Ukrainën […] The post Kallas akuzon SHBA-në: Po Shtyn Ukrainën të dorëzohet sipas kushteve të Putinit appeared first on Euronews Albania.

Ish-ambasadori Albert Prengaj ka ngritur shqetësimin për ndryshimet në rendin botëror dhe ndikimin e tyre në rajonin e Europës Juglindore, duke paralajmëruar për përpjekjet e Rusisë për të shtuar ndikimin e saj përmes luftës hibride. Sipas Prengajt, pakënaqësia e qytetarëve, studentëve dhe grupeve ambientaliste mund të shfrytëzohet për të nxitur veprime që destabilizojnë vendin.Prengaj ka [...] Read More...

Franca do t’i dislokojë forcat ushtarake për të përforcuar policinë gjatë protestave që do të mbahen të shtunën, ka thënë ministri i Brendshëm, Laurent Nunez. Ai ka theksuar se përgjigja ndaj trazirave do të jetë “e vendosur”. “Ne do të dislokojmë forcën ‘Sentinelle’, natyrisht si zëvendësuese e forcave të sigurisë së brendshme… kryesisht për të