
Qeveria kroate miratoi të premten blerjen e 18 sistemeve raketore koreanojugore K239 Chunmoo, si pjesë e një pakete investimesh për modernizimin dhe pajisjen e ushtrisë, transmeton Anadolu. MARKETING Blerja, me vlerë 544,1 milionë euro, përfshin sistemet lëshuese, municionet raketore dhe pajisjet shoqëruese. Dorëzimet do të realizohen nga viti 2026 deri në vitin 2029. Sistemet Chunmoo […]

Situata e krijuar nga zjarri në Himarë është qetësuar dhe aktualisht është nën kontroll. Kështu deklaroi nga terreni ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi,
05 shtator 2026- Numri i viktimave nga përmbytjet e befasishme dhe rrëshqitjet e dheut përgjatë kufirit Nepal-Kinë është rritur në 1.375 të shtunën, ndërsa 5.531 persona rezultojnë ende të zhdukur, dhjetë ditë pas katastrofës, sipas të dhënave zyrtare. Autoriteti Kombëtar i Nepalit për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë tha se 1.344 persona kanë humbur jetën, ndërsa 5.000 të tjerë, përfshirë 589 shtetas të huaj, rezultojnë ende të zhdukur. Ndërkohë, autoritetet kineze thanë se të paktën 31 persona kanë humbur jetën, ndërsa 531 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Rajonin Autonom të Xizangut në jugperëndim të vendit, i njohur gjithashtu si Tibet. Sipas shifrave zyrtare nga Nepali dhe Kina, 850 nga personat e zhdukur janë shtetas të huaj. Katastrofa ndodhi më 26 gusht, kur një akullnajë në malin Langtang Lirung të Nepalit u ça në një lartësi prej rreth 5.200 metrash. Çarja shkaktoi një ortek akulli dhe shkëmbinjsh, i cili u shndërrua në rrjedhë masive mbetjesh dhe përfshiu luginat përgjatë kufirit. Ujërat e përmbytjeve dhe rrëshqitjet e dheut shkaktuan shkatërrime të mëdha në rrethet Rasuwa, Nuwakot, Dhading dhe Kavre të Nepalit, si dhe në Luginën e Katmandusë. Fatkeqësia mbuloi gjithashtu pikën kufitare Gyirong në Xizang. /tvklan.al

Skepticizmi që rrethoi fillimisht në BE transferimin e emigrantëve të kapur në ujrat territoriale italiane drejt Shqipërisë, duket është davaritur krejtësisht, e përkundrazi, tani ai është kthyer në njërin nga modelet e diskutuara për politikën e ardhshme të kthimeve të unionit. Tani, pese vende të bllokut kanë rëndë dakord edhe vetë për një afat kohor dhe një model për të ashtuquajturat “qendra kthimi”, struktura këto jashtë Bashkimi Europian ku emigrantët e paligjshëm mund të transferohen ndërkohë që presin procedurat e riatdhesimit. Ministrat e të ashtuquajturit “grupi i pesëshes”, i përbërë nga Gjermania, Austria, Danimarka, Greqia dhe Holanda, njoftuan gjatë një takimi në Kopenhagen se presin të arrijnë vitin e ardhshëm një marrëveshje me një vend partner për ndërtimin e këtyre strukturave. “Presim që emigrantët e parë të jemi gati t’i trasnferojmë drejt një vendi partner jashtë BE-së brenda vitit 2027”, tha ministri danez i Emigracionit, Morten Bødskov. Ministrat nuk sqaruan megjithatë se me cilat vende po zhvillojnë aktualisht bisedime për ngritjen e këtyre strukturave. Njoftimi vjen pas muaj të tërë debatesh mbi mënyrën se si do të funksionojnë qendrat në fjalë dhe nëse ato do të jenë në përputhje me detyrimet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Plani është kritikuar ashpër nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe nga disa politikanë të krahut të majtë. Pesë vendet theksuan se strukturat nuk do të jenë “kampe”, por “sqendra të hapura”, të destinuara për ti ofruar siç tha ministri holandez i Emigracionit, Bart van den Brink, një “mundësi të re” klandestineve. Sipas masave të reja të BE-së për kthimin e emigrantëve, të miratuar në fillim të këtij viti, vendet mund të krijojnë qendra jashtë bllokut ku azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil dhe emigrantë të tjerë që presin dëbimin mund të transferohen, me kusht që të arrihet një marrëveshje me vendin pritës. Top Channel Taboola End of Taboola

CERNOBBIO, ITALI – Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se integrimi gradual është mënyra e vetme për të avancuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa ka kërkuar heqjen e mekanizmit të vetos në procesin e zgjerimit. Duke folur në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në panelin “Agjenda për Europën”, Rama tha se vendet [...] Read More...

Është shoqëruar sot në polici këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin. Për shoqërimin e tij policia ka dhënë të tjera detaje. Në informacionet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, si fillim policia ka ushtruar kontroll në banesën e Jozit në Fushë-Kuqe, por nuk e ka gjetur. Më pas, sipas informacioneve, policia ka ushtruar 10 kontrolle banesash te miqtë e tij. Këngëtari Jozefin Marku u gjet në banesën e shokut të tij, Kristian Nikollit në Fushë-Krujë. Kur është konstatuar nga policia dhe është vënë në pranga, Marku ka mohuar se po i fshihej policisë: “Jam për qejf këtu, nuk po i fshihem policisë. Do të vija vetë në polici nëse e dija që po më kërkonit”, është shprehur këngëtari. Ndërkohë për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim 5 persona dhe po punohet për identifikimin e të tjerëve. Top Channel Taboola End of Taboola

Dy ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi kompanitë ajrore civile për rreziqet e përdorimit të hapësirës ajrore ruse, në shtet u raportuan

Nga Fatos Çoçoli Sipas studimit më të fundit të vitit 2026 të Bankës Botërore, Shqipëria rezulton vendi me raportin më të favorshëm, mes përfitimeve sociale dhe kostove të investimeve të reja në transport, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Raporti i efiçiencës(leverdisë) së investimit në transport për Shqipërinë llogaritet 25 përqind më i lartë se në […]

Sociale Vespat ‘pushtojnë Prishtinën’, nis festivali ndërkombëtar! 50 prej tyre nga Shqipëria Vespa Festival Prishtina 2026, i organizuar nga Vespa Fanatics Prishtina, ka sjellë në kryeqytetin e Kosovës mbi 300 vespistë nga më shumë se dhjetë shtete, mes tyre Shqipëria, Italia, Greqia, Gjermania, Turqia dhe Meksika. Vespa Benet Beci 5 Shtator, 16:15 | Përditesimi: 5 Shtator, 16:22 2026-09-05 16:22:44 Share Tweet Rreth 50 vespistë nga Shqipëria janë nisur nga Tirana drejt Prishtinës për të marrë pjesë në Vespa Festival Prishtina 2026, i cili zhvillohet më 5 dhe 6 shtator në Sheshin Skënderbeu. Ky është edicioni i dhjetë i festivalit ndërkombëtar, që këtë vit mbledh mbi 300 vespistë nga më shumë se dhjetë shtete të botës. Shpëtim Hametaj, president i Vespa Club Tirana dhe pjesëmarrës në të gjitha edicionet e festivalit, thotë se krahas vespistëve nga vende të ndryshme të Evropës, në këtë aktivitet marrin pjesë edhe vespistë nga të gjitha trojet shqiptare. LEXO EDHE: 'Një nga ne'/ Njihuni me dy kultivuesit e mjedrave në Kukës: Janë fitimprurëse, por kanë shumë sfida! Ja çmimi në treg Vitet e fundit, Vespa po përdoret gjithnjë e më shumë jo vetëm si mjet lëvizjeje, por edhe për udhëtime turistike, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë . Për presidentin e Vespa Club Tirana, festivali i Prishtinës është më shumë se një takim mes të apasionuarve pas kësaj motoçiklete. Ai është edhe një mundësi për të udhëtuar, për të njohur kultura të reja dhe për të shijuar bukuritë natyrore të Shqipërisë, Kosovës, por edhe të vendeve ku organizohen festivale ndërkombëtare të Vespës. Vespa Festival Prishtina 2026, i organizuar nga Vespa Fanatics Prishtina, ka sjellë në kryeqytetin e Kosovës mbi 300 vespistë nga më shumë se dhjetë shtete, mes tyre Shqipëria, Italia, Greqia, Gjermania, Turqia dhe Meksika. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Shpëtim Hameta prishtine kosove Vespa Kukes Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 ( 0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento KU…

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve duhet të zbatohet, por zgjidhja përfundimtare e situatës kërkon ndërhyrjen e Kuvendit. Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë një konference për mediat ku tha se shkak është bërë një boshllëk ligjor i krijuar pas shfuqizimit të formulës së pagave nga Gjykata Kushtetuese. “Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme dhe të detyrueshme. Nuk negociohen, nuk relativizohen. Për mua kjo nuk është zgjedhje, është thelbi i detyrës sime. Çdo qindarkë e buxhetit të shtetit duhet të ketë autorizim ligjor për t’u shpenzuar. Duhet ta themi troç: kemi arritur këtu sepse na mungon baza ligjore për formulën e pagës së magjistratëve, të cilën Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi. Ky boshllëk duhet të plotësohet atje ku e ka vendin: në Kuvend, me ligj”, tha Gogu. Sipas Gogut, çështja do të adresohet me nisjen e sesionit të ri parlamentar, e cila sipas tij është rruga për të shmangur përplasjet mes institucioneve. “Zgjidhja nuk është që institucionet të përplasen me njëra-tjetrën. Zgjidhja është në Kuvendin e Shqipërisë. Detyra ime është që kjo të bëhet shpejt dhe sa më mirë, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe me përgjegjshmëri të plotë ndaj buxhetit të shtetit”, shtoi ai. Ngërçi për pagat e magjistratëve nisi pasi kaloi afati 6-mujor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për të ndryshuar formulën e përllogaritjes së pagave të gjyqtarëve. KLGJ dhe KLP e bënë vetë përllogaritjen për pagat e muajit gusht, por ministria e Financave u shpreh se ajo zbaton vetëm vendimet e Kuvendit. Tv Klan /tvklan.al