
Sociale Pogradeci ka jo vetëm liqenin Në territorin Bashkisë Pogradec ndodhen disa degëzime të Rrugës Egnatia, rruga e famshme që lidhte në antikitet Romën me Kostandinopojën. Ka disa ura dhe fragmente të kësaj rruge të lashtë, duke filluar me urën e Golikut, urën e Terziut në Proptisht, dhe urën e Niçës. Qyteti i Pogradecit Eduard Zaloshnja Ledjan Zeqollari 5 Shtator, 16:43 | Përditesimi i fundit: 5 Shtator, 17:00 Share Tweet Pogradeci është një nga qytetet ku natyra dhe historia janë gërshetuar bukur me njëra-tjetrën. Për liqenin e tij unikal, koloneli francez Andre Ordioni, në letrën që u dergonte familjarëve më 1925, shkruante: “Ç’fat do të ishte për Francën sikur ky liqen të ishte në Morvan apo në Masivet Qëndrore. Besoj se Parisi do të bënte një kanalizim prej argjendi për të sjellë ujin ë tij në kryeqytet. Madje, siç bënin romakët në kohën e lavdisë së tyre, do të mëritonte të kishte një tempull të quajtur “Tempulli i ujërave“. Më një traditë të vyer, gjithnjë e më shumë ky qytet po josh vizitorë. Sepse natyrës së qytetit i shtohet edhe trashëgimia kulturore, si lagjja muze, evente dhe festivale lokale, të cilat i japin vizitorit një përvojë të paharrueshme. 1-Liqeni në UNESCO LEXO EDHE: Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës 'Besa' në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve Prej vitit 2019 liqeni i Pogradecit është pjesë listës së Trashëgimisë Botërore që mbrohet nga UNESCO, i vlerësuar si një prej tre liqeneve më të vjetër në botë. Kthjelltësia e ujit, harmonizimi i relievit malor me liqenin vlerat dhe sitet e shumta arkeologjike kanë bërë që, sipas specialistëve, të klasifikohet si një muze i gjallë natyror. Krahas liqenit, pjesë e listës së UNESCO-s është edhe Bazilika Paleokrasiane e Linit, në të cilën gjenden mozaikë mjaft të rrallë të shekullit V-VI pas.e.sonë. Në verë ky liqen shfrytëzohet nga vizitorët për plazh, si dhe për sporte ujore. Foto: Liqeni i Pogradecit 2-Vendbanimet prehistorike Vitet e fundit në fs…

Politikë Zjarret në Himarë, Rama: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit Redaksia 5 Shtator, 11:24 | Përditesimi: 5 Shtator, 15:49 2026-09-05 11:28:29 Share Tweet Kryeministri Edi Rama njoftoi se bashkia e Himarës do të verifikojë dëmet nga zjarri, për të dëmshpërblyer të prekurit, "Himara dhe Fieri kaloi një natë shumë të vështirë mbrëmë. Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara. Strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve. Bashkia do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente", shkroi Rama. Kreu i qeverisë vlerësoi punën në terren të strukturave përgjegjëse që menaxhuan situatën e vështirë me zjarret mbrëmë jo vetëm në Himarë, por edhe në Fier, duke shmangur rrezikun për banorët. LEXO EDHE: Zjarri në Ungrej të Lezhë, 10 banesa të djegura, 200 ha të shkrumbuara! Banorët kërkojnë kompensim Lajmi kryesor: Himara pas natës së tmerrit, zjarri shkrumboi 6 banesa! Banorët rrëfejnë betejën me flakët: Ikëm nga shtëpitë, turistët me valixhe në duar (VIDEO) SI.E./Shqiptarja.com TAG: edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 ( 0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.7% Të gabuar 21.1% Nuk e di 4.3% Vota total: 3855 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë Të gabuar Nuk e di Lajme të tjera Rama nga Italia: Integrimi gradual, e vetmja mënyrë për të hyrë në BE! Serbia më mirë në tryezën e Unionit, sesa t’i bëjë funeral shtetëror ‘kasapit’ Mlladiç (VIDEO) 5 Shtator, 13:27 Shënoi rekord me qeverinë më jetëgjatë në 80 vite në Itali, Meloni i përgjigjet urimit të Ramës: Miku im Edi, kur gjen ekipin e duhur, gjithçka bëhet më e lehtë…

Kronikë PAMJET ME DRON/ Toka e shkrumbuar pak metra larg detit, gjurmët që la pas zjarri në Himarë Redaksia 5 Shtator, 16:54 | Përditesimi: 5 Shtator, 17:01 2026-09-05 17:01:54 Share Tweet Pamjet me dron të Report TV tregojnë pasojat që la pas zjarri masiv në Himarë . Sipërfaqe të tëra me bimësi e ullishte janë shkrumbuar, ndërsa kodrat që vetëm një ditë më parë ishin të gjelbëruara, tashmë janë mbuluar nga hiri. Toka e djegur pak metra larg bregdetit tregon përmasat e zjarrit që, i favorizuar nga era e fortë, zbriti me shpejtësi drejt qytetit dhe banesave. Flakët dogjën 6 shtëpi, 3 prej tyre të banuara, ndërsa 36 persona u evakuuan nga zona e rrezikut. Nga lart duken qartë gjurmët e flakëve, që kanë përshkuar kodrat dhe ullishtet. Pas natës së vështirë, zjarri është vënë nën kontroll, por pas kanë mbetur dëme të konsiderueshme. Kryeministri Edi Rama tha se do të nisë një bilanc për vlerësimin e dëmeve. LEXO EDHE: Zjarri në Ungrej të Lezhë, 10 banesa të djegura, 200 ha të shkrumbuara! Banorët kërkojnë kompensim Lajmi kryesor: Himara pas natës së tmerrit, zjarri shkrumboi 6 banesa! Banorët rrëfejnë betejën me flakët: Ikëm nga shtëpitë, turistët me valixhe në duar (VIDEO) SI.E./Shqiptarja.com TAG: zjarret 2026 Vlore himare Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 ( 0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.7% Të gabuar 21.1% Nuk e di 4.3% Vota total: 3856 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 2 Shtator, 23:22 Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë Të gabuar Nuk e di Lajme të tjera Debati për Muzeun Hebraik në Vlorë, Gonxhja sqaron: Nuk po ndërtohet te Klubi 'Labëria', por në godinën ngjitur! Muzeu Etnografik nuk preket, do të restaurohet (VIDEO) 5 Shtator, 09:12 Zjarri në Himarë, banorët rrëfejnë momentet e frikës: Mezi shpëtuam, turistët ikën me valixhe (VIDEO)…

Një hetim i ri është hapur në Romë për të verifikuar nëse rrjeti i Jeffrey Epstein ka pasur lidhje me persona ose aktivitete kriminale në Itali. Prokuroria e Romës po shqyrton dokumentet e bëra publike në kuadër të “Epstein Files”, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet amerikane edhe materiale që vijojnë të jenë sekrete. Në qendër të hetimit janë dyshimet për sulm seksual, trafikim dhe shfrytëzim seksual të grave dhe të miturve, si dhe mundësia që persona me lidhje me Epstein të kenë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale në Itali ose jashtë saj. Sipas raportimeve të La Repubblica, hetimi po ndiqet nga zëvendësprokurori i Romës, Maurizio Arcuri, i cili ka dërguar në Shtetet e Bashkuara një kërkesë zyrtare për dokumentacionin që disponon Departamenti amerikan i Drejtësisë mbi krimet e dyshuara të Epstein dhe bashkëpunëtorëve të tij. Kërkesa nuk lidhet vetëm me materialet që tashmë janë bërë publike. Prokuroria romake kërkon edhe dokumentet që autoritetet amerikane nuk i kanë publikuar deri tani. Dyshimet për lidhje me Italinë Hetimi në Itali dyshohet se është nxitur nga një kallëzim i bërë më 26 mars nga shoqata Differenza Donna, e cila i kërkoi Prokurorisë së Romës të verifikojë krime të mundshme transnacionale të dhunës, trafikimit dhe shfrytëzimit seksual. Në dokumentet amerikane thuhet se ka referenca për “incidente të përsëritura që përfshinin individë italianë”, si dhe përmendje të udhëtimeve dhe qëndrimeve të lidhura me Italinë. Megjithatë, fakti që emrat e personave shfaqen në dokumentet e Epstein nuk do të thotë automatikisht se ata kanë kryer ndonjë krim. Pikërisht këtë aspekt synon të sqarojë hetimi i Prokurorisë së Romës. Nga Capri në Milano, deri në Romë dhe Bregun e Amalfit Dokumentet e publikuara përmbajnë një sërë referencash për Italinë, ndërsa emri i Epstein lidhet me udhëtime dhe kontakte në disa prej qyteteve dhe zonave më të njohura të vendit. Hetuesit duan të përcaktojnë nëse këto kontakte kanë qenë thjesht marrëdhënie sociale dhe biznesi apo në…

Postimi i ministrit të Mbrojtjes Ermal Nufi Në Peshtan, Frakull, Fier, ku 👉 90 efektivë të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, pjesë e Forcës Tokësore, dhe Regjimentit të Operacioneve Speciale #ROS vijojnë operacionin për shuarjen e zjarrit. Nga ajri, operacioni mbështetet nga një avion Air Tractor dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Situata paraqitet nën kontroll dhe pa rrezik për banesat. /tvklan.al

Në Beograd është zhvilluar sot në 5 shtator ceremonia përkujtimore për ish-komandantin e Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiç, i cili vdiq në Hagë ndërsa po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për krime të rënda të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Ceremonia u mbajt në Shtëpinë e Ushtrisë së Serbisë, ndërsa pjesëmarrja e ministrit aktual të Drejtësisë së Serbisë, Nenad Vujiç, në fillim të aktivitetit ka shkaktuar reagime dhe polemika. Ratko Mlladiç u shpall përfundimisht fajtor për gjenocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, përfshirë rolin e tij në rrethimin e Sarajevës. Më 8 qershor 2021, mekanizmi që pasoi Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë e la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj tij. Në ceremoninë e zhvilluar në Beograd morën pjesë familjarë të Mlladiçit, ish-pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës Srpska, veteranë, invalidë lufte, politikanë dhe qytetarë që shprehin mbështetje për të. Disa prej tyre mbanin veshje të zeza, ndërsa të tjerë kishin veshur bluza me portretin e Mlladiçit dhe mbishkrimin “hero”. Përpara hyrjes së Shtëpisë së Ushtrisë së Serbisë u krijuan radhë të gjata, ndërsa dhjetëra persona prisnin për të hyrë në sallë. Pranë ndërtesës, në parkun përballë, u panë edhe persona me uniforma ushtarake. Një grup pjesëmarrësish ishte sjellë me autobus nga Bosnja dhe Hercegovina. Shumë prej mbështetësve të Mlladiçit refuzuan të flisnin për gazetarët që ndodheshin në vendngjarje. Në fillim të ceremonisë foli gjeneral-koloneli në pension Branko Krga, i cili kishte qenë komandant brigade në periudhën kur Mlladiç ishte në krye të forcave serbe të Bosnjës. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Radan Ostojiç, ministër i Punës dhe Mbrojtjes së Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës në Republikën Srpska. Prania e ministrit serb të Drejtësisë në një ceremoni përkujtimore për një person të dënuar për gjenocid ka nxitur kritika, veçanërisht për shkak të peshës së krimeve p…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një forumi ndërkombëtar në Itali, ku ky i fundit foli për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe politikën e zgjerimit të BE-së. Berisha akuzon Ramën se po përpiqet t’ia atribuojë Europës përgjegjësinë për vonesat në procesin e integrimit, ndërsa e lidh situatën në Shqipëri me qeverisjen e tij dhe me atë që e cilëson si “narkoshtet”. Postimi i Berishës: Rama: “I besoj shumë Europës”, por në fakt i beson shumë Lubisë dhe drogës! Miq, i pranishëm në një forum ndërkombëtar në Itali, Edi Rama i diskretituar në shkallë ekstreme zgjodhi si moto të fjalës së tij “fajn e ka Europa” pse Shqipëria nuk hyn siç mashtroi ai në vitin 2027 në BE. Madje për politikën e zgjerimit të BE ai tha se duhet të falenderojnë Putinin në një kohë që politika e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është e sanksionuar në dokumenta themelore të BE që nga Samiti i Selanikut e në vazhdim, pra shumë vite para agresionit rus ndaj Ukrainës. Në fakt ai mund të falenderojë sa të dojë Putinin, por fajn nuk e ka Europa, por e ka Padrino dhe Lubitë e tij që nuk ngopen kurrë duke vjedhur shqiptarët, fajin e ka vetë ai, Ramaduro, që ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Largimi i tij është kushti i të gjitha kushteve për rivendosjen e shtetit ligjor në Shqipëri dhe avancimin e sigurt. Top Channel Taboola End of Taboola

Pas 10 ditësh i bllokuar brenda një tuneli, një shtetas kinez është nxjerrë i gjallë në Nepal, njoftuan autoritetet të shtunën. Ushtria nepaleze bëri të ditur se Lu Haitao u shpëtua nga një tunel rreth 225 metra i gjatë, pjesë e projektit hidroenergjetik “Upper Trishuli-1”. Ai është personi i tretë që është nxjerrë i gjallë nga tunelet e përfshira nga katastrofa, ku autoritetet besojnë se mund të jenë ende të bllokuar rreth 900 persona. Më 26 gusht, një masiv akulli, shkëmbinjsh dhe balte u shkëput në pjesën e sipërme të luginës së Himalajeve, duke shkaktuar përmbytje shkatërruese dhe duke marrë me vete shtëpi, rrugë dhe objekte të tjera në disa zona pranë kufirit me Tibetin e Kinës. Vetëm të premten, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin të gjallë edhe dy persona të tjerë nga një tunel në hidrocentralin “Upper Trishuli 3A”, në të njëjtin lumë. Sipas autoriteteve, Lu Haitao nuk kishte dëmtime të dukshme dhe gjendja e tij jetësore ishte e qëndrueshme, por ai shfaqte shenja të hipotermisë së lehtë. Pamjet e publikuara nga ushtria nepaleze tregojnë momentin kur ai mori ndihmën e parë mjekësore brenda një helikopteri, i cili më pas e transportoi drejt një spitali ushtarak. Lu dukej i rraskapitur dhe i çorientuar, ndërsa fytyra dhe rrobat e tij ishin të mbuluara me baltë dhe pluhur. Një mjek ushtarak shihet duke kontrolluar gjendjen e tij me stetoskop. Autoritetet nepaleze raportuan se të paktën 1,344 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që përfshinë disa qytete dhe fshatra pranë kufirit me Tibetin. Rreth 4,887 persona rezultojnë ende të zhdukur, mes tyre 583 shtetas të huaj, shumë prej të cilëve ishin pelegrinë dhe turistë që udhëtonin në zonën malore. Në anën tjetër të kufirit, Kina ka raportuar 31 viktima në Tibet, ndërsa 531 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Sipas të dhënave të publikuara nga agjencia shtetërore kineze Xinhua, 261 prej të zhdukurve janë shtetas të huaj. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat e prekura nga katastrofa. Të sh…

Për të përdorur kartën e bankës me qëllim tërheqjen e parave në ATM ose për të bërë blerje në dyqane përmes POS-eve, shpesh qytetarët përballen edhe me tarifa shtesë për këmbimin e monedhës, të cilat I vënë re vetëm pasi u janë hequr nga llogaria. Por duket se këtij problemi i ka ardhur fundi. Banka e Shqipërisë ka vendosur rregulla të reja që mbrojnë xhepin e qytetarëve. Nga sot, bankat dhe dyqanet do të jenë të detyruara t’ju tregojnë qartë dhe para se të veproni, se sa kushton saktësisht këmbimi i valutës. Ju do ta shihni në ekranin e ATM-së ose të aparatit POS, në të cilin po kryeni pagesën se cili është kursi zyrtar dhe çfarë tarife shtesë po ju aplikohet. Madje, për çdo transaksion, banka do t’ju dërgojë edhe një njoftim elektronik në telefon. E njëjta lehtësi do të vlejë edhe kur bëni dërgime parash ose transferta online nga kompjuteri ose telefoni. Para se ju të konfirmoni dërgimin e parave, sistemi do t’ju japë faturën e plotë se sa është tarifa e këmbimit dhe sa do të jetë shuma totale që do t’i shkojë marrësit, pa pasur frikë se do t’ju mbahen para fshehtas. Këto ndryshime synojnë t’i japin fund abuzimeve dhe t’i bëjnë veprimet e përditshme me kartë dhe para sa më të sigurta e transparente për çdo qytetar. Tv Klan /tvklan.al

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Forcat Ajrore greke, pasi një avion luftarak F-4 Phantom është rrëzuar pasditen e sotme në Tanagra, gjatë zhvillimit të shfaqjes ajrore “Athens Flying Week”. Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën të dy pilotët që ndodheshin në bordin e avionit, shkruajnë mediat greke . Dy oficerët i përkisnin Krahut të 117-të të Luftëtarëve në Andravida. Sipas informacioneve paraprake, ekuipazhi nuk ka pasur kohë të aktivizojë sistemet e nxjerrjes nga avioni përpara rrëzimit. Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00, ndërsa avioni dyvendësh po merrte pjesë në aktivitetin ajror në Tanagra. Foto+Video/ Rrëzimi i ‘Phantom’ në Greqi, pamje dramatike nga vendngjarja, momenti kur shpërthen në flakë avioni 2,4 milionë dollarësh Bota Menjëherë pas rrëzimit, në zonë shpërtheu një zjarr, ndërsa në vendngjarje mbërritën dy ambulanca dhe dy motorë të shërbimit të urgjencës EKAB. Pas njoftimit për aksidentin, ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ndërpreu programin e tij në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut dhe u nis drejt Athinës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rrëzimit. Deri në këtë fazë nuk ka të dhëna të konfirmuara se sistemi i nxjerrjes së ekuipazhit është aktivizuar para përplasjes. Ekipet kompetente ndodhen në vendngjarje për të mbledhur provat dhe për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit. Top Channel Taboola End of Taboola