Zgjedhja dhe pozicionet e lajmeve në TIME.al përcaktohen automatikisht nga një program kompjuterik.

Koha ose data e shfaqur tregon momentin kur lajmi është futur ose rifreskuar në TIME.al.

TIME.al nuk merr asnjë përgjegjësi për besueshmërinë e informacioneve të marra.

Burime·Kushtet për indeksimin·Si funksionon TIME.al?·Marketing·Blog·Kontakt·Kushtet e përdorimit·Privatësia

© 2026 TIME.al

Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆Faza testuese: Po shtojmë burime, kategori dhe përmirësime. Faleminderit për durimin tuaj.◆
TIME.al

Top temat e ditës

LajmeSportMagazine
10h|17h|23h
|Moti|Marketing|Kontakt
TIME.al

Të gjitha lajmet.Në një vend.

Top temat e ditës

Përditësuar: ...

||
LajmeSportMagazine
Lajmet e fundit|YouTube|Burime
KryesorePolitikëEkonomiBallkanBoteKulturëTeknologji

Lajmet nga ora 10:00 e tutje — 20 tetor 2026

Topin e Kam Unë/ “Çfarë keni për të thënë për fëmijët e dhunuar?”, Mazniku i përgjigjet të riut: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Topin e Kam Unë/ “Çfarë keni për të thënë për fëmijët e dhunuar?”, Mazniku i përgjigjet të riut: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Top Channel TV·para 19 minutash

Deputeti i Partisë Socialiste, Arbjan Mazniku, ishte i ftuar në “Topin e Kam Unë”, ku u përball me pyetjet e të rinjve rreth protestës. Njëri prej tyre, Enri, e pyeti nëse ka ndonjë koment për fëmijët e dhunuar gjatë protestës, ndërsa deputeti iu përgjigj se duhet bërë reflektim nga të dyja palët. Enri: Ju kur ishit nënkryetar i bashkisë Tiranë, nuk e keni parë kryeqytetin ndonjëherë kështu. Në këto 8 ditë, a keni ndonjë koment për fëmijët e dhunuar? Unë kam parë fëmijë të mitur duke qarë. Është gjëja që nuk duhet të shmanget. Mazniku: Kjo është një pyetje shumë e mirë. Situate ë po ndodh në Tiranë, është e pazakontë. Tirana nuk ka qenë asnjëherë si sot. Çdokush që ka lidhje emocionale me qytetin, ta shohë Tiranën me gurë, me policë, me ndërtesa të djegura, është një gjë që nuk të vjen mirë. Është mirë të bësh një reflektim. Unë mendoj se duhet ta shohim çështjen në tërësinë e saj. Siç shohim përdorimin e forcës nga policia, duhet të shohim dhe përdorimin e forcës së protestuesve ndaj ndërtesave. Në çdo vend, ku përdoret dhunë ndaj ndërtesave publike, policia përdor ndërhyrje me forcë, ndaj çdo lloj moshe. Nëse 13-vjeçari ka gjuajtur me gurë dhe ka goditur një polic, atëherë ai duhet shoqëruar. Top Channel Taboola End of Taboola

LAJM I FUNDIT/ 46-vjeçari u gjet i vrarë në makinë, zbardhet ngjarja e rëndë në kryeqytet

LAJM I FUNDIT/ 46-vjeçari u gjet i vrarë në makinë, zbardhet ngjarja e rëndë në kryeqytet

Top Channel TV·para 6 minutash

LAJM I FUNDIT/ 46-vjeçari u gjet i vrarë në makinë, zbardhet ngjarja e rëndë në kryeqytet vijon… Top Channel Taboola End of Taboola

I shtrirë mes tufës së policëve dhe pa ndihmë, zv.ministrja: I mirëkuptueshëm një moment si ky…

I shtrirë mes tufës së policëve dhe pa ndihmë, zv.ministrja: I mirëkuptueshëm një moment si ky…

TV Klan·para 4 minutash

20 tetor 2026 – Pasditen e sotme është bërë virale një video, ku një person ndodhej pa ndjenja në mes të sheshit “Skënderbej”, teksa pranë tij kalonin shumë efektivë, e prej tyre nuk u dha asnjë ndihmë. Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, në lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Opinion”, komentoi këtë situatë, duke u shprehur se nga ana njerëzore ndihet keq. Nga ana tjetër, Ruseti tha se, bazuar në kushtet se si është zhvilluar protesta këtë javë, duhet të ketë më shumë mirëkuptim për uniformat blu. “Në nivel njerëzor më vjen shumë keq dhe mendoj njësoj si ju që oficerët e policisë dhe çdo njeri i mundshëm do të duhej të ndalonte e të jepte ndihmën e parë me sa mundte, ose për ta asistuar. Megjithatë, sikundër e ju e thatë, kanë njoftuar ambulancën, të cilët janë përgjegjës për ndihmën e shpejtë, kështu që shpresoj shumë që personi i cili është ndodhur në këtë ngjarje të jetë mirë me shëndet e të mos ketë ndodhur asgjë serioze” , tha ajo. Nga ana tjetër, Ruseti tha se, bazuar në kushtet se si është zhvilluar protesta këtë javë, duhet të ketë më shumë mirëkuptim për uniformat blu. “Mendoj se duhet të jemi në kushtet që duhet të mirëkuptojmë edhe të gjithë oficerët e policisë. Jam shumë e bindur që të gjithë efektivët që kanë qenë prezentë, nëse i pyesim tani nëse do të kishin ndaluar e do t’i jepnin ndihmën, e bëjnë këtë me cilindo qytetar, në cilindo moment të mundshëm. Por, pas një jave protestë, kur ata kanë qenë gjatë gjithë kohës në terren, kur ka qenë detyra e tyre të sigurojnë rendin e sigurinë publike, në një përballje aspak të lehtë me një numër shumë të lartë njerëzish që i kanë luftuar gjatë gjithë kohës, i kanë gjuajtur me gurë, me molotovë, me gjithçka tjetër… besoj është i mirëkuptueshëm edhe një moment si ky, edhe pse nuk është më i miri i mundshëm i oficerëve të policisë” , u shpreh ajo. /tvklan.al

Protestuesi qëllohet me plumb gome në bark, dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi qëllohet me plumb gome në bark, dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Top Channel TV·para 4 minutash

Një protestues është qëlluar me plumb gome në bark gjatë protestës, duke mbetur i plagosur rëndë. Siç mëson Top Channel, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ende nuk ka detaje të plota mbi rrethanat në të cilat u plagos protestuesi. Top Channel Taboola End of Taboola

1234567

Reklamë

Hapësirë reklamimi

Kontaktoni ekipin TIME.al për rezervim.