
Ky është momenti kur djali i viktimës, 46-vjeçarit Ismet Habili, mëson për ekzekutimin e të atit. Teksa afrohet në vendngjarje, ai dëgjohet të thërrasë: “Ku është…

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 46-vjeçarit Ismet Habili, i cili u gjet i pajetë në makinën e tij, në zonën pranë “Vasil Shantos” në Tiranë. Bëhet me dije se pak para atenatit, viktima kishte telefonuar bashkëshorten. Në vëmendje janë edhe disa probleme familjare që dyshohet se kanë qenë të pranishme në jetën […]

Kultivimi i lajthisë kërkon investim fillestar, punë të vazhdueshme dhe njohuri për të shmangur dëmtimet që mund të ulin prodhimin. Për Julvin Markun, fermerin nga Fushë-Kruja, tetë vitet e përvojës në këtë sektor kanë sjellë mësime të rëndësishme, por edhe sfida që lidhen me kushtet atmosferike dhe dëmtuesit. Në emisionin “Toka Jonë” në ABC News, [...] Read More...

Husejn Bajrami, djali i të ndjerit hoxhë Nexhmedin Bajrami, ka financuar blerjen e rrugës që mundëson qasjen në Xhaminë “Koxha Mehmed Beu” në fshatin Tabanoc. Marrëveshja për blerjen u nënshkrua më 19 tetor 2026, në prani të myftiut të Kumanovës, h. Abedin ef. Imeri, dhe anëtarëve të familjes Selmani nga Llojani. Rruga ka një sipërfaqe […]

20 tetor 2026 – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përsëri për protestat që po zhvillohen prej tetë ditësh në Tiranë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorim të dhunës ndaj protestuesve. Berisha falënderoi pedagogët e universiteteve për qëndrimin e tyre dhe e cilësoi reagimin e tyre si një përgjigje ndaj asaj që ai e quajti “strategji të terrorit të kuq”. “Kam mirënjohjen më të pakufishme për të gjithë pedagoget dhe pedagogët e universiteteve, të cilët në mënyrën më të vendosur i dhanë përgjigjen më shkatërrimtare strategjisë së terrorit të kuq që ai shpalosi dje gjatë ditës me akte që Tirana i kishte parë ndonjëherë. Edi Rama dje gjatë ditës, me mercenarë të blerë 2500 euro, që dëshmuan se janë të gatshëm të shesin shpirt, nder, dinjitet dhe çdo gjë për pesë lekë, u vërsul ndaj të rinjve, ndaj qytetarëve me një egërsi të paparë. Ai mendoi se me atë dhunë të egër sot Tiranën do ta kishte të qetë. Ai beson verbërisht tek dhuna.” Berisha deklaroi se protestat e ditëve të fundit janë të lidhura me, sipas tij, keqpërdorimin e fondeve publike, ndërtimin e narkoshtetit dhe cenimin e zgjedhjeve të lira. Ai kundërshtoi gjithashtu përpjekjet që bëhen për t’i paraqitur studentët dhe gjimnazistët si pjesë të lëvizjes ANTIFA. “Kjo protestë është kryekëput e diktuar nga plaçkitja e proporcioneve të papara të buxhetit dhe pasurive publike. Është e diktuar kryekëput nga ndërtimi i narkoshtetit dhe asgjësimi i zgjedhjeve të lira. Pra, përpjekja e tij për të paraqitur si ANTIFA studentët shqiptarë dhe gjimnazistët është një përpjekje mjerane që e kanë kuptuar të gjithë. Është kuptuar kjo. Ndaj dhe mobilizimi ynë i madh për mbështetjen më maksimale të kësaj proteste. Përpiqen ta manipulojnë, zero, dështim i madh. Përdor ato grupe kriminale që përdori në protestën e parë. Nuk do i ecë. Dhe unë i paralajmëroj se në mënyrë absolute janë në vëzhgimin e opozitës.” Në vijim, Berisha ngriti akuza ndaj punonjësve të disa inspektoriateve shtetërore, të cilët, sipas…

Pas vitesh ngecjeje, punimet në nyjën e komunikacionit te Momin Potok në Shkup kanë hyrë në fazën përfundimtare. Sipas kryetarit të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, projekti pritet të përfundojë deri në fund të vitit. Ura e madhe që lidh bulevardet “Nikola Karev” dhe “8 Shtatori” me rrugën “Skupi” është përfunduar, ndërsa një pjesë e […]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në rrugën “Mihal Popi”. Në foton e siguruar nga gazetari Eraldo Harlicaj, shihet viktima brenda mjetit, ndërsa makina shihet me dëme të shumta dhe xhamin e thyer. Siç mëson gazetarja Dorjana Bezat, viktima është Ismet Habili, 46 vjeç dhe është qëlluar në lëvizje. Top Channel Taboola End of Taboola

Ish-deputeti Dashamir Shehi ka bërë thirrje nga studioja e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus që të ndalet dhuna në protestë. Ai tha se…

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, i ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, ka komentuar protestat e të rinjve, duke u ndalur te përshkallëzimi i tensioneve, dhuna dhe përfshirja e politikanëve e pedagogëve në lëvizjen studentore. Vengu u shpreh se protesta, e cila nisi për çështje që lidhen me arsimin, është zhvendosur drejt […]

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë në rrugën “Mihal Popi”. Policia ka dalë me një reagim zyrtar, ku shprehet se 46-vjeçari Ismet Habili dyshohet se është ekzekutuar me armë zjarri. Njoftimi: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Top Channel Taboola End of Taboola